Modeli i dy Gjermanive vetëm në rastin e Shqipërisë

0
60

Bota Sot | 05.11.2012

Modeli i dy Gjermanive vetëm në rastin e Shqipërisë

Ndoshta mund të kishim një krahasim të modelit gjerman në rastin e Kosovës me Shqipërinë”, thotë Daci.

Kosova nuk mund të ndjekë modelin e dy Gjermanive për të ndërtuar raportet me Serbinë. Ky model do të mund të vinte në shprehje në rast se mendohet për raportet e ardhshme me Shqipërinë. Është përfundimi i këtij modeli, i cili duket më shumë kobzi se sa fatsjellës. Pasi nëse ky model do të ndiqej deri në fund, përfundimi nuk është ndarja përfundimtare, por nënshtrimi i një shteti më të vogël ndaj të madhit dhe asimilimi juridiko-politik brenda tij.

Por, për një model gjerman ka dal vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, sipas të cilit ai rast duhet të mendohet. Por, a ka menduar vetë Ministri mjaft? Ideja e tij nuk është kundërshtuar vetëm nga analistët dhe partitë opozitare, por edhe nga vetë zyrtarë të partisë së tij, PDK-së.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë shenja pajtimi me idenë që raportet Kosovë-Serbi të ndjekin atë të dy Gjermanive, një ide e lansuar nga ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç…

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)