Për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta

0
41

ResPublica.al, 1 nëntor 2012

Vizita e Sekretares së Shtetit të SHBA-së në Shqipëri dha disa mesazhe – disa të drejtpërdrejta e disa të tërthorta. Për popullin shqiptar, mesazhi ishte aq i drejtëpërdrejtë sa më nuk mund të bëhej – SHBA ka qenë përkrah shqiptarëve në 100 vjetët e fundit dhe do të jetë përkrah tyre edhe për qindra vjet të tjera! Për opozitën mesazhi i drejtpërdrejtë ishte per bashkëpunim ne lidhje me reformat që ka kërkuar BE-ja. Ndërsa për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta.

Mesazhe të drejtpërdrejta për Berishën?

1 – Duhet të luftoni KORRUPSIONIN.

2 – Duhet të zhvilloni zgjedhje TRANSPARENTE E TË BALANCUARA. (Shënim: disa muaj më parë, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe, në përmbledhjen ekzekutive të raportit, e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Departamenit të Shtetit, thuhet për Shqipërinë se “një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.)

Mesazhe të tërthorta për Berishën:

1 – Takimi i veçantë me liderin e opozitës ishte si ai që kishte bërë James Baker në 1991, kur po binte regjimi komunist – Madlaine Albright dhe Collin Powell nuk patën takime të veçanta me liderin e opozitës në vizitat shqiptare të viteve 2000 dhe 2003….

2 – Ambasada Amerikane në Tiranë, me rastin e vizitës së Sekretares së Shtetit Klinton, ftoi në Kuvendin e Shqipërisë (!!!) “puçistët” Bamir Topi e Ina Rama, si dhe “faqezinjtë” Kreshnik Spahiu e Myslym Pashaj… Dhe ata ishin ulur në lozhën e Kuvendit që ndodhet bash përballë vendit ku ulet Berisha…

E.Zaloshnja