Klinton përsërit ambasadorin Arvizu: Kur diçka nuk realizohet, duhet të ketë përgjegjësi për udhëheqësit

0
44

TemA Online, 1 Nëntor 2012

Ja disa mesazhe që zonja Klinton dha në parlament:

-Muajt që vijnë janë shumë kritikë, jo vetëm për ju, por dhe popullin tuaj. Si mikeshë e juaja dhe admiruese e Shqipërisë, unë shpresoj se ju duhet të keni disa objektiva.

E para, ju lutem të punoni që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë ta hapura e të balancuara. Kjo për arsyen se populli duhet të ketë besim tek ju dhe t’i dërgoni një sinjal politikës evropiane se politika juaj funksionon e pandarë dhe pa vështirësi.

Ju po punoni bashkë për këto zgjedhje dhe ju përgëzoj për këtë.

Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike, e di se vëmendja e botës përqendrohet kur ka zgjedhje, ndaj çdo gjë do jetë nën vëzhgim.

I bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve shqiptarë, por dhe popullit që të punojnë të krijojnë zgjedhje të suksesshme

-Është e rëndësishme që konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje, por dhe ligje, institucione të forta dhe gjykim të paanshëm në mënyrë që qytetarët të njohin përgjegjësinë tonë. Kur diçka nuk realizohet, duhet të ketë përgjegjësi për udhëheqësit.

-Duhet të luftoni kundër korrupsionit. Korrupsioni është një kancer që shoqëron shoqërinë. Korrupsioni mbron udhëheqës me vlera amorale.

-E di që nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë, por eliminimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim nga gjithë palët.

Në fund ajo ju rikthye sërish zgjedhjeve duke e theksuar se këto zgjedhje janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë. Rezultati i zgjedhjeve sipas Klintonit do t’i japë përgjigje një sërë pyetjesh nëse Shqipëria të ketë një qeverisje të mirë, a do vazhdojë të ketë besimin e popullit, a do të lini mënjanë diferencat politike dhe partiake, a do të mbështesni programet që krijojnë shanse më të mira, a do luftoni korrupsionin, a do të ruani tolerancën fetare etj.