Euro është punë burrash

0
53

Nga Nevila Metohu, 30 tetor 2012

E nderuar redaksi, ju dergoj nje artikull qe flet per perfaqesimin e grave ne rol drejtues ne gjirin e bordit te BE, polemiken qe kjo ka hapur ne Parlamentin Europian qe vendos kete te premte si dhe reflekset qe ka ne shoqeri.

Faleminderit dhe pershendetje te sinqerta, Nevila Metohu.

* * *

Emërimi i Yves Mersch, guvernatori i Bankës Qendrore të Luksenburgut, në bordin e Bankes Europiane u hodh poshtë sot nga Komisioni ekonomik finanziar i asemblesë së Parlamentit europian (Econ). Arsyeja: shumë i zoti, ekspert shumë i aftë për të zëvëndesuar Gonzalez Paramo, por si të gjithë paraardhësit e tij…është mashkull, ky arsyetim quhet Gender parity, kërkim barazie shansesh karriere midis burrave e grave. I takon Presidentit të ekzekutivit europian Herman Van Rompuy të mbajë qëndrimin e vet për këtë rast, kurse të premten fjalën e ka fjalën Parlamenti Europian.

Qeveritë që kane propozuar guvernatorin e Grandukatit Luksenburgez mbështesin me forcë propozimin duke marrë përsipër që në rastin më të parë të propozojnë një grua. Por nervozismi i disa europarlamentareve, midis të tjerave francezes liberale Sylvie Goulard, është i bazuar në fakte dhe i thjeshtë për tu vënë re. Të gjashtë pjestarët e këshillit ekzekutiv të BE janë burra ashtu si dhe guvernatorët e bankave kombëtare europiane. Ke tmerr ta shohësh fotografinë e grupi; si çdo fotografi bordi shoqërish të mëdha. Në Amerike kanë shpikur fjalën e re të përbërë nga men dhe recession men-cession. Si me thënë që fajin për këtë krize ekonomike e financiare e ka kryesisht bota e financës e drejtuar nga burrat. Mbase tërësisht kjo nuk është e vërtetë, por çfarë do ndodhte nëqoftëse në vend të Lehman Brothers të ishte Lehman sisters?

Diferenza gjinore në mbarë botën, analizuar me të dhëna statisti kore, është në arsimim, në karrierë, në pagë dhe së fundi në jetën politike. Kudo ku është një vendim per tu marrë, përveç guzhinës së shtëpisë, është një burrë.
E vura në fund ndikimin politik të grave në jetën e një vendi, por në fakt duhet të jetë në fillim të listës.

Pse flasim per pozicione kulmore, për mbushjen e hendekut të pagave dhe karrierës e jo vetëm per varfërine, per dhunën e violencën që dëgjojme përditë? Jo vetëm ne Shqiperi. Né Itali që nga fillimi i vitit janë vrarë nga familjarë ose bashkëshortë mbi 100 gra. Flitet për të drejta politike dhe pozicione kulmore, sepse duke e shtyrë linjen e fuqisë politike dhe ekonomike të grave gjithnjë e më lart, duke i dhënë mbështetjen të gjitha atyre që me koston e shumë sakrificave drejtojnë familjen dhe punën, kërkohet me ngulm përmirësimi dhe evitimi mundësisht i rasteve më të skajshme.

Si çdo e drejtë, duke filluar nga ajo më elementarja e votës është kërkuar nga përfaqesueset më kurajoze dhe me karakter luftarak te gjinise. Nuk do ishim në këtë pike arritjesh nëqoftëse nje grua si Marie Olympe de Gouges (1748 – 1793) ne France, me anë të peticioneve të saja nuk do te kërkonte të shtrinte të drejtën e votës edhe grave. Përfundoi keq e shkreta, ja prenë kokën me giliotinë. Kohë të tjera? Jo dhe aq.

Për të ndryshuar diçka në mentalitetin e përgjithshëm duhen realizuar politika shtetërore dhe komunitare në drejtim të arsimit, të nxitjes sé punësimit të grave me anë të një taksimi të diferencuar gjinor, krijimi i lehtësirave infrastrukturale, kopshte dhe çerdhe, kontrata pune të diferencuara, punë në distance, ndihma për krijimin e ndërrmarjeve dhe kuota te detyrueshme përfaqësimi në bordet drejtuese. Barazia shkon në një hap me të ashtuquajturen diversity, respektimi i karakteristikave të veçanta gjinore. E kanë realizuar prej kohësh vendet Skandinave.

Mos flasim për lëmosha, se gratë s’kanë nevojë vetëm për bamirësi. Në ato vende ku punesimi i gruas është i lartë zhvillohet një ekonomi shërbimesh e cila krijon vende të tjera pune në një rreth virtuoz. Ka më shumë restorante, lavanderi, parqe femijësh, estetiste, baby sitter, mikrokredì dhe një microkosmos aktivitetesh të tjerë që shkëmbejnë aftësì dhe kompetence. (Espino Anderson)

Per t’ju kthyer të drejtës bazë asaj te votës, shtoj gjithashtu se niveli ekonomik nuk është gjithmonë tregues i zhvillimit dhe evolucionit të një vendi. Po shkruaj në thojza një pjesë debati që zhvillohej në Zvicër kur përgatitej referendumi i dhënjes të kësaj të drejte në rend federal.
“Mos ja jepni te drejtën e votës gruas se pastaj ajo do ketë pretendime edhe te zgjidhet… Po darkën kush do na e gatuajë?”
Ishte shkurti i vitit 1971…
Tani po e mbyll se mu dogj byreku.

http://www.swisworld.org/it/popolazione/le donne/il diritto di voto/
Andrea Tarquini La Repubblica “Alla BCE esplode il caso delle quote rosa” 23/10/2012 , pag 22
Marco Zatterin La stampa “Quote rosa alla BCE, la lettera di Van Rompuy” 26/09/2012
Elena Sisti e Beatrice Costa “Le donne reggono il mondo”, Altraeconomia Edizioni
Riccardo Hausmann, Harvard University, Laura d. Tyson, University of California, Berkeley, saadia Zahidi World Economic Forum “The global Gender Gap Report 2011 – World Economic Forum