Nga Pierre-Pandeli Simsia
Diten e marte, 25 shtator, 2012 Komuniteti Shqiptar i Amerikes, New York dhe shtetet perreth, perjetuan nje ngjarje te rendesishme.
Ne restorantin SPARKS, Steak House, ne 210 East, 46 Street ne Manhattan, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Bashkesia Shqiptare ne New York, organizuan darke mbreselenese per nder te delegacionit shqiptar i ardhur ne Sh.B.A. per te marre pjese ne sezonin e 67-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara.
Restoranti “SPARK STEAK HOUSE” restorant i madh dhe luksoz, ku edhe nje pjese e mire e shqiptareve jane punesuar ne ate restorant, ishte sofra e pritjes e Presidenti te Shqiperise, zotit Bujar Nishani, e zonjes se pare, Odeta Nishani, i zv. Kryeministrit te Kosoves, z. Behgjet Pacolli, e drejtorit te departamentit per ceshtjet jorezidente te Ministrit te Diaspores, z. Naim Dedushaj, te Konsulles se Kosoves ne New York, znj. Fatmira Zajmi, te Ambasadorit te Shqiperise prane OKB-se, z. Ferid Hoxha, te Kryetarit te Partise per Drejtesi, z. Tahir Muhedini dhe qindra bashkatdhetareve te tjere.
Ishte hera e pare qe komuniteti yne shihej dhe takohej me Presidentin Nishani. Interesi ishte i madh. Kur salla e pritjes ishte e mbushur plot me bashkatdhetare, te cilet me gotat me pije te ndryshme neper duar, bisedonin, shmalleshin me njeri tjetri, eksorta e sigurimit, na “njoftoi” se delegacioni shqiptar kishte hyre ne salle.
Te gjithe e hedhim shikimin nga hyrja dhe ne mes te pranishmeve shohim Presidentin Bujar Nishani dhe zonja e tij Odeta Nishani, i shoqeruar nga Dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Federates Panshqiptare VATRA, Ambasadori i Shqiperise ne OKB, zoti Ferid Hoxha.
I qeshur, i thjeshte, Presidenti Nishani, takohet, shtrengon duart me pjesemarresit, duke na krijuar nje ambient teper familjar e miqesor.
Mbremjen e hapi zv. kryetari i Vatres, z. Agim Rexha:
“Zoti President i Republikës e Shqipërisë, zoti Nishani.
E nderuara zonja Nishani.
Mirembrema dhe mirese keni ardhur ketu bashke me grupin e delegacionit qe j’u shoqeron nga Shqiperia.
Te nderuar perfaqesues te shoqatave, organizatave dhe institucioneve qe veproni ketu ne Sh. B. A. Miresekeni ardhe ne darken e Vatres, ne darken tradicionale qe mbahet ne Shtator me rastin e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, j’u uroj edhe njjehere, mirese keni ardhe dhe uroj nje mbremje sa me te mire.
Pastaj, zoti Rexha ia dha fjalen Dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Shoqates Mbareshqiptare VATRA:
I nderuar z. President
Ju pershendes ne emer te Federates Panshqiptare Vatra dhe ne emrin tim, Miresevini bashke me zonjen fisnike Nishani dhe me anetaret e tjere te delegacionit te Shqiperise qe merr pjese ne Asemblene e Pergjitheshme te kombeve te bashkuara.
Pershendesim zv Kryeministrin e Kosoves, zotin Behgjet Pacolli dhe perfaqesuesin e Ministrise se Diaspores zotin Naim Dedushaj, me gezim e kenaqsi qe presim ne sofer te perbashket edhe pjesetaret e delegacionit te Kosoves se lire. Jane te mireseardhur edhe diplomatet tane, bashkepunetore dashamires te komunitetit dhe te ketij vendi mik, per ndryshim nga perfaqsuesat e diktatures ne lufte ideologjike kundra interesavet kombetare.
Miresevjen zoti Tahir Muhedini, kryetar nderi i PDIU-se, veprimtar i palodhun i ceshtjes Came, per sherimin e kesaj plage kombetare qe rrjedh gjak tash ma se 68 vjet” tha ne fjalen e tij pershendetese, Dr. Bucaj.
Pastaj zoti Agim Rexha, ftoi Presidentin Nishani.
Ne pershendetjen e tij, Presidenti Bujar Nishani, midis te tjerash tha:
I nderuarzoti Gjon Bucaj!
I nderuar zv. Kryeminister i Kosoves, z. Pacolli!
Te dashur miq qe jeni prezent ne kete mbremje.
Me lejoni qe ne fillim te fjales sime te shpreh falenderimet dhe kenaqesine time te vecante per te qene bashke me ju sot dhe per organizimin e ketij evenimenti.
Jam i nderuar te jem sot ne mes jush, perfaqesuesve te shoqates VATRA i shpreh tere mirenjohjen time, mbeshtetjen qe ka, mbare shoqerise shqiptare per punen dhe kontributin tuaj neper vite. Ruajtja e virtyteve, kultures, misioneve me te mira kombetare per Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret kudo qe ata jetojne.
Ju jemi mirenjohes per rolin per rolin qe shoqata Vatra ka luajtur ne dobi te ceshtjes kombetare, per ate cfare keni bere dhe keni dhene ne perparimin dhe zhvillimin e vendit tone. Ju meritoni respektin e mbare Kombit Shqiptar per kontributin tuaj ne historine tone, ku me atdhedashuri dhe patriotizem ju keni ditur te mbroni lirine dhe te drejtat e shqiptareve edhe ne trojet e tyre etnike, pavaresinë e Kosoves dhe demokratizmin e Shqiperise. Padyshim, ju me punen tuaj keni zene nje vend te rendesishem ne faqen e historise sone…
Te nderuar pjesemarres. Ne vitet e fundit jemi deshmitare dhe aktore te ngjarjeve te rendesishme qe kane ndodhur dhe kane lene shenje ne historine e kombit shqiptar. Padiskutim, Pavaresia e Kosoves eshte kryevepra e Kombit Shqiptar…
Pavaresine e Kosoves, shqiptaret ia dolen mbane qe endrren ta shnderojne ne realitet, endrra shekullore e kombit tone.
Ne viziten time te pare ne cilesine e presidentit te republikes, ne Kosove, kam premtuar, se gjate mandatit tim presidencial, Kosova do te jete kryefjala ne perpjekje te njohjeve nderkombetare, pjesemarrjen e saj ne forumet rajonale, mbeshtetjen e saj ne integrimin euroatlantik.
Vatra, ka sherbyer dhe sherben si nje avokate e interesave kombetare ne Amerike ne momentet me kritike te historise sone. Ne nuk kemi qene vetem, por kemi patur pas vetes nje mik te mah qe ne cdo moment ka nderhyre fuqishem ne mbrojtje te ceshtjes sone. Prandaj shfrytezoj kete moment i ndodhur ne Sh.B.A. per t’i shprehur edhe njehere mirenjohjen tone ketij aleati dhe miku tone te shtrenjte, Sh.B.A. dhe t’i garantojme, se ne jemi perkrah tyre per nje bote me te sigurte dhe me demokratike…
Te dashur miq!
Shqiperia ndodhet ne prag te festimeve te 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Ky cast ne historine tone qe perkon me nje rrugetim te nisur prej disa vitesh aq te deshiruar dhe qe te gjithe bashke e konsiderojme si alternativen e vetme integrimin europian, si anetare e NATO-s si njerez qe levizim te lire dhe qe arritjet ne procesin e integrimit europian, jane tregues i rendesishem ne rrugen tone…” tha midis te tjerash Presidenti Nishani.
Orator per ta patur zili, i thjeshte, ne pershendetjen e tij, Zv. Kryeministri i Kosoves, z. Behgjet Pacolli:
“… Sonte jam i gezuar qe gjindem ne mesin tuaj qe te ndajme kete gezim, kete mbremje kaq te bukur. Ndjehem shume i lumtur qe ndomem mes jush dhe j’u uroj te gjitheve miresi ne familjet tuaja, suksese ne punen tuaj,
Sonte dua te falenderoj edhe mysafiret qe ndodhen ne kete mbremje; Princesa e Tajlandes, Ministrin e Puneve te Jashteme te Republikes se Tanzanise,
Keta dy persona qe ndodhen sonte ketu midis nesh, te cilet jane, nje nga lindja e nje nga jugu. Keta jane miqte tane, sipas nje shprehjes sone “Kush do mikun, me do mua, ose kush respekton mikun, me respekton mua” Pra, ju me keni respektuar mua, sepse keni respektuar miqte e kombit shqiptar.
Zonja Long, Princesa e Tajlandes eshte perkthyesja, honorare e Kosoves, e cila, Kosoves i ka falur ne qender te Bankokut nje ndertese te mrekullueshme dhe ka aktivizuar Ambasaden e Kosoves ne tere kuptimin e fjales edhe pse ai shtet ende nuk e ka njohur Kosoven…”
Pershendeten gjithashtu edhe princesa e Tajlandes dhe Ministri i Puneve te jashteme te Tanzanise
Si nje darke miqesore dhe familjare, me nje menu ushqimi te pasur dhe me personelin e sherbimit shembullor, te gjithe bisedonim dhe shkembenim mendime te ndryshme me njeri tjetrin.
Syte e te gjitheve ishin atje, ne tavolinen qendrore. Te gjithe deshironin ta takonin Presidentin Nishani, te dilnin nje fotografi kujtimi te paharuar. Me gotat e urimit ne duar dikush afrohej dhe i uronte mireseardhjen dhe detyren e re te presidentit, dikush nga tavolina tjeter ngrite goten me vere, duke e uruar… Dhe presidenti Nishani, buzagaz, i thjeshte, ashtu sic i ka hije nje presidenti i te gjithe popullit, ua kthente urimin.
Ishin vertet caste dhe ambient teper i ngrohte, i kendshem, familjar.
Nga fundi i darkes, pame t’i afrohej tavolines se Presidentit Nishani edhe Presidenti i Meksikes, Felipe Calderon, i cili, per koincidence edhe ai ndodhej ne te njejten salle, nga ana tjeter e restorantit.
Ne fund, para se te largohej Presidenti Bujar Nishani dhe grupi qe e shoqeronte u takua me pjesemarresit, duke bere edhe fotografi, qe do te mbetet kujtim i paharuar.
Takimi me Presidentin Nishani dhe delegacionin qe e shoqeronte do te na mbetet si nje nder takimet mbreselenese.
Faleminderit i nderuar zoti President Nishani dhe suksese ne detyren tuaj.
Suksese ne pergatitjet e festimit te 100 vjetorit te Shtetit Shqiptar.
Dera hyrese e restorantit
Presidenti Bujar Nishani, takohet me pjesemarresit duke hyre ne restorant
Zv. Kryeministri i Kosoves, zoti Behgjet Pacolli, duke u takuar me pjesemarresit.
Kryetari i Vatres, Dr. Gjon Bucaj
Nenkryetari i Vatres, zoti Agim Rexha
Presidenti i Shqiperise, zoti Bujar Nishani
Zv. Kryeministri i Kosoves, Zoti Behgjet Pacolli
Takime te paharuara me Presidentin Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani dhe zoti Harry Bajraktari
Cifti presidencial Bujar & Odeta Nishani
Presidenti Bujar Nishani, zonja e pare Odeta Nishani dhe Pierre-Pandeli Simsia
Presidenti Nishani dhe Presidenti i Meksikes Calderon
Gazetari Beqir Sina
Gazetari Halil Mula
Gazetari Dalip Greca