Saliu, 56 vjet pa shkelur në Viçidol, ka lënë gërmadhë “kullën e babës”

0
39

Nga Përparim Halili, 21 Gusht 2012

– Populli thotë: – “Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij” –

Prej 20 vitesh, që nga viti 1992 kur iu dorëzua pushteti dhe drejtimi i vendit e deri sot që e drejton përsëri, Sali Ram Berisha vazhdon të betohet e të përbetohet se “do ta bëj Shqipërinë, kopshtin më të lulëzuar të globit”. Vazhdon të betohet e përbetohet deri “me fjalë nderi” (veç nderin nuk e dimë ku e ka), se “do t’i bëjë shqiptarët, popullin më të lumtur të globit”. Vazhdon të betohet e të përbetohet, se “Shqipëria do të jetë qendra më e zhvilluar e ekonomisë botërore”.

Se sa e ka arritur Sali Berisha me pushtetet e tij “mrekullinë botërore”, këtë e tregoi platforma e tij e “Ekonomisë zero”. E tregoi “Çeku i bardhë”. E tregoi mbyllja, falimentimi dhe kthimi në gërmadhë i 4340 kombinateve, uzinave, fabrikave, ndërmarrjeve e qendrave prodhuese. E tregoi hedhja në rrugët e papunësisë e afro 1.5 milion shqiptarëve. Se sa i bëri shqiptarët “popullin më të lumtur të globit”, këtë po e tregon ende sot papunësia dhe varfëria ekstreme, që ka pllakosur deri tek supa e fëmijëve të “djepit”.

Ekonomia reale e Shqipërisë nuk është ajo që Sali Berisha broçkollit me ekraneve me shifra mashtruese, por është ajo po përjetohet barabarisht këto 7 vitet e fundit nga 80% e shqiptarëve, të cilët “luten”, lypin, skllavërohen, kriminalizohen e vet-vriten për bukën e gojës. Se çfarë i ka bërë dhe po i bën Shqipërisë ky kallëp e sojsës kryeministër, këtë e tregon mbetja e vendit jashtë BE edhe pas 22 vitesh. E tregon “hanxhari” që ky anti-shqiptar i përbetuar, ka marrë në dorë për të copëtuar trojet kombëtare e për t’ua dhënë ato grekëve, si vazhdues i tradhëtarëve pro-serbë, dajo e nip Esat Pashë Toptani e Ahmet Zogolli.

Po kush po na bilbilos, që “Shqipërinë do ta bëj kopësht të lulëzuar”? Na e thotë Sali Berisha. Po a mund t’i besohen këtij demagogu gjepura, broçkulla e mashtrime të tilla për “Shqipëri të lulëzuar”, kur pikërisht ky “bir harram” ka braktisur e ka lënë gërmadhë shtëpinë e tij në Viçidol të Tropojës. A mund të besohet vallë, se do të ndërtoj “shtëpinë e shqiptarëve” Sali Berisha, “djali harram” që ka lënë shkret e gërmadhë shtëpinë e tij, vatanin ku ka lindur e është rritur?! Kam 20 vjet që dëgjoj Sali Berishën, duke deklaruar se “do rindërtoj Shqipërinë e re”. Unë do të vazhdoja ta besoja Sali Berishën në këto gjepura që bluan në tru e nxjerr nga goja pa pushim, por është një fjalë e urtë popullore shqiptare, madje tej ballkanike, që thotë: “Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij”.

Shkoni në Viçidol dhe shikoni “kullën” e Ram Berishës. I biri “harram-sës” Sali Berisha, ia ka lënë gërmadhë “kullën”, ia ka “mbyllur portën”, madje “çuditërisht” nuk e përmend kurrë atë, ashtu siç nuk ka përmendur kurrë as prindër, as vëllezër, as motra, as daja, as axha e askënd nga “berishët”.

Aktaulsiht, “kulla” e tij në Viçidol është rrënuar krejt, me mure e trarë të rrëzuar, si han i braktisur duke u kthyer në “shtëpi banimi” vetëm për lopët, gomerët, dhitë, macet, zvarranikët e kukuvajkat. Ndërsa “djali harram-sës” Sali Berisha, nuk ka denjuar as për nostalgji e as për “sy të fshatit”, të shkojë e ta shikojë “votrën e babës”, brenda të cilës lindi, hapi sytë dhe u ngrit në këmbë. Sali Berisha i ka kthyer shpinën “kullës së babës” qysh në moshën 13 vjeçare, kur partia e çoi me studime në Tiranë. Dhe që atëherë, duket se hodhi “gurin prapa”, për të mos ia parë më as pragun e as oxhakun nga larg.

Prej 56 vitesh e deri sot që është plakush 69 vjeçar, Sali Berisha nuk e ka parë më me sy shtëpinë e vet. Saliu, si të kishte bërë një “betim-mallkim” për të mos e shkelur me gjallje “shtëpinë e babës”, nuk u kthye më kurrë në atë kullë, as në pushimet verore, as kur përfundoi shkollën e mesme, as kur përfundoi studimet e larta, as kur përgatiti dokumentet për komunist, as kur u pranua komunist, as kur u fejua me vajzën e çiftit të ofcerëve të UDB-serbe “Ramovic”. Madje, as kur u martua me Sllobadankën (Lirinë) nuk shkoi me nusen serbe t’i tregotne “kullën” ku kish lindur e ish bërë 13 vjeç, as kur lindi fëmijët nuk i çoi atje. Kudo ka shkelur Sali Berisha, gjatë 56 viteve, përveç shtopisë ku lindi e u rrit.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e universitetit.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën Komitetit Qëndror të PPSH.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-ministrisë së Brendëshme, si i besuar i
dikaturës.

– Ka shkelur e ka hyrë si kollovar në portën e vilës së vjehrrit e vjehrrës Rexhep e Milica Ramoviç, kolonelë dhe agjentë të UDB-së.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-Dëgës së Punëve të Brendëshme, si ish përgjues e spiun “amiqsh”.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-hetuesisë sekrete, si denoncues “i armiqëve”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-zyrave të internimit të “armiqëve të popullit”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-sallave të gyqeve politike, si dëshmitarë e kërkues pushkatimesh dhe varjesh në litar të “armiqëve”.

– Ka shkelur e ka përgjuar në portat dhe rrugicat e Tiranës natën e ditën, duke vigjëluar për të zbuluar e hequr traktet dhe veprimtarinë armiqësore të “armiqëve të partisë”.

– Ka shkelur e ka përgjuar në korridore dhe pas portash të auditorëve e spitaleve, për të përgjuar dhe zbuluar kolegë e studentë “armiqë”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e bllokut komunist, si shërbëtor besnik i familjeve të bllokut.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së ish-ministrit famëkeq të dikaturës Hekuran Isai.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Hysni Kapos si shërbëtor besnik i familjes.

– Ka qenë familjrisht me pushime në rezidencat e diktatorit Hoxha, ka shkelur, ka hyrë e është ulur këmbëkryq në oxhakun e shtëpisë së tij.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën kryemafiozit, anti-shqiptarit serb Damir Fazlliç.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Milosheviçit dhe të krye-terroristit serb Arkan, ku ka bërë pazare për trafiqe armësh e karburantesh dhe për spastrim të shqiptarëve të Kosovës.

– Ka shkelur e ka hyrë në portat e vilave të dikatorëve Ben Ali, Mubarak, Gedaf, Bashar al Assad etj, për të bërë pazare për trafiqe armësh.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e qeverive shoviniste greke, duke bërë pazare për copëtimin e trojeve shqiptare.

– Sali Berisha ka trokitur, ka shkelur e ka hyrë edhe në portën e “djallit”, për të bërë karrierë, për të marrë e për të mbajtur pushtet, për fshehur krimet e për të pasuruar fëmijët…

Kudo ka trokitur, ka shkelur e ka hyrë rregullisht, me këmbëngulje e dëshirë maksimale Sali Ram Berisha. Veç në një portë nuk ka shkuar, nuk ka trokitur dhe nuk ka hyrë qysh prej 56 vitesh. Plaku afro 70 vjeçar Sali Berisha, i ikur që 13 vjeç prej “votrës” së tij prindërore, nuk ka shkelur më në “shtëpinë babës”. Edhe dy herë që ka shkuar në Tropojë për të përçarë e futur në luftë civile tropojanët, nuk ka pranuar të shkojë e të shkel pragun e shtëpisë së tij. Tashmë, kulla e “Berishëve” në Viçidol, ka mbetur pa zot edhe pse me gjendje civile, ka zot “djalin harram” Sali Ram Berisha.