Nga Elliot Sacchi, 17 Gusht 2012
Shqipȅria mund te jetȅ e dyta pas Gjermanisȅ pȅr rritje ekonomike, Shqipȅria mund tȅ jetȅ nȅ moshȅn e internetit, Shqiptarȅt mund tȅ jenȅ mȅ tȅ lumturit nȅ botȅ por fȅmijȅt nȅ Shqipȅri po rriten sikur papritur kanȅ zbritur nȅ mesjetȅ. Fȅmijȅ qȅ gjymtohen ose rriten jetim pȅr shkak tȅ papȅrgjegjshmȅrisȅ sȅ atyre qȅ ngasin makinat, fȅmijȅ tȅ ngujuar nȅpȅr kullat e gjakmarrjes qȅ lulȅzon nga mosdija dhe mungesa e ligjit, fȅmijȅ qȅ u rrȅmbehet jeta e nȅnȅs pȅr njȅ varȅse pȅrpara syve, fȅmijȅ qȅ rriten duke shitur paketa cigare dhe shȅrbime sociale qȅ pȅrkujdesen me devotshmȅri pȅr … karrigen e tyre dhe qeverinȅ.
Kȅto ditȅ njȅ vajzȅ 18 vjeçe ka bȅrȅ njȅ krim pasioni, ka vrarȅ atȅ qȅ e ka pȅrdhunuar kur ka qenȅ nȅn moshȅ. Jeta e saj sot nuk ȅshtȅ si jeta e shumȅ 18 vjeçareve Europianȅ, madje ȅshtȅ shumȅ larg. Ajo u rrit pa e kuptuar dhe besoj se nuk e ka kuptuar akoma edhe sot, se monstra qȅ vrau i kishte marrȅ diçka qȅ nuk kthehet mȅ; pafajȅsine fȅmijȅrore. Si kjo histori ka shumȅ, disa ngjasojnȅ me tȅ, e disa tȅ tjera jo, disa i kemi parȅ e dȅgjuar, e shumȅ tȅ tjera jo, por ajo qȅ ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme brezi i ri po rritet i gjymtuar dhe i traumatizuar.
Gjatȅ lojrave olimpike nȅ Londȅr ndodhi njȅ ngjarje e rȅndȅ, njȅ vajzȅ 12 vjecare Tia Sharp u gjet e dhunuar dhe e vrarȅ nȅ papafingon e shtȅpisȅ se gjyshes sȅ saj. I dashuri i gjyshes u arrestua pak orȅ pas gjetjes sȅ trupit pasi ishte personi qȅ kishte kaluar natȅn i vetȅm me vajzȅn e gjorȅ. Ai tashmȅ e ka pranuar krimin por ajo qȅ tȅ bie nȅ sy ȅshtȅ ngjashmȅria e zanafillȅs sȅ kȅsaj ngjarje me atȅ tȅ Nazime Vishȅs. Tȅ dyja vajzat janȅ dhunuar duke qenȅ nȅn moshȅ vetȅm se kȅtu, dy vajzat ndahen nga dy botȅ tȅ ndryshme. Tia u rrit ne kushte mȅ tȅ mira banimi ndȅrsa Nazime Visha jo, Tia u edukua nȅ njȅ shkollȅ ku pȅrveç lȅndȅve shkencore tȅ mȅsojnȅ edhe pȅr sjelljen edhe pȅr rreziqet qȅ rrethojnȅ fȅmijȅt sot, kurse Nazime Visha jo. Tia u vra sepse ajo e kuptoi ate qȅ i ndodhi ndȅrsa Nazimja edhe sot nuk e ka kuptuar akoma qe ȅshtȅ viktimȅ e njȅ pedofili madje kishte rȅnȅ nȅ dashuri me tȅ.
Historia e saj nxjerr nȅ pah mangȅsitȅ e sistemit tȅ edukimit nȅ Shqipȅri nȅ qoftȅ se mund ta quajmȅ sistem. Ja pse rinia sot rritet me njȅ mentalitet tȅ ndryshȅm nga bota e zhvilluar ku kȅrkojmȅ tȅ integrohemi, ja pse ne nuk jemi gati ti bashkohemi familjes Europiane. Kjo vajzȅ e varfȅr Shqiptare morri njȅ jetȅ dhe kjo do tȅ jetȅ e ngulitur nȅ mȅndjen e saj pavarȅsisht nȅse bȅri mire apo keq. Kjo vajzȅ ȅshtȅ tashmȅ e dȅmtuar pȅr jetȅ falȅ paaftȅsisȅ sȅ shtetit tȅ saj pȅr ta edukuar e mbrojtur. Ajo sot ka nevojȅ per njȅ trajtim intensiv psikologjik dhe jo njȅ vizitȅ nga ministri nȅ shtȅpinȅ e viktimȅs. Ajo sot ka nevojȅ tȅ rifitojȅ jetȅn e humbur dhe jo te pȅrflitet nȅpȅr gazeta qȅ kȅrkojnȅ ta kthejnȅ tragjedinȅ e saj nȅ soap opera pȅr kuriozȅt e pashpirt qȅ kȅnaqin kureshtjen e tyre duke shpȅrfillur jetȅt e prekura nga kjo tragjedi.
Kushdo qȅ ȅshtȅ prind sot nȅ Shqipȅri duhet tȅ ulȅrijȅ edhe sikur t’u ketȅ krijuar fȅmijȅve tȅ tij kushtet mȅ tȅ mira, pasi vetȅm lajme tȅ tilla nȅ veshȅt e fȅmijȅve tȅ tyre, mjafton pȅr t’i traumatizuar ato. Kushdo qȅ lind e jeton nȅ kȅtȅ vend sot, rritet me normalitetin e anomalisȅ mȅ tȅ egȅr qȅ njȅ shoqȅri mund tȅ pȅrballet. Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet tȅ kȅrkojȅ me force nga kjo qeveri njȅ ambient tȅ shȅndetshȅm pȅr fȅmijȅt e tyre ose pȅr ndryshe ta largojȅ atȅ me force. Ne jemi sot tȅ vetȅdijshȅm se kjo qeveri ka vetȅm njȅ sukses, ate tȅ pasurimit me anȅ tȅ korrupsionit. Njȅ Kryeministȅr gȅnjeshtar nuk mundet kurrȅ t’i sigurojȅ fȅmijȅve tuaj njȅ rritje tȅ ndershme dhe sado qȅ ndokush do tȅ mundohet t’i edukojȅ fȅmijȅt e tij, vorbulla e anomalisȅ do t’i pȅrpijȅ ata nȅ njȅ botȅ ku mbijetesa shkatȅrron çdo moral.
Pȅr tȅ ardhmen jo mesjetare tȅ fȅmijȅve tuaj, ju sot duhet tȅ ngriheni dhe t’i shkulni dhȅmbȅt kȅtij sistemi tȅ kalbur qȅ po ju vjedh gjȅnȅ mȅ tȅ çmuar qȅ njȅ prind mund tȅ ketȅ, pafajȅsinȅ e fȅmijȅve te tij. Fatkeqȅsisht disa kanȅ njȅ kapacitet mendor tȅ cekȅt dhe nuk do tȅ arrijnȅ kurrȅ tȅ perceptojnȅ se e ardhmja e fȅmijȅve tȅ tyre ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme se sa tifozllȅku pȅr njȅ parti ose tjetrȅn. Kȅta janȅ vetȅ viktimat e sistemit ku janȅ rritur dhe gjithçka rrotullohet nȅ njȅ rreth vicioz. E vetmja mȅnyrȅ pȅr tȅ kȅrcyer jashtȅ kȅtij rrethi ȅshtȅ tȅ shohȅsh interesin e familjes dhe tȅ kȅrkosh nga ata qȅ t’i i voton tȅ tȅ qeverisin me tȅ njȅjtat kushte qȅ çdo fȅmijȅ Europian i ka sot. Nuk ȅshtȅ as ȅndȅrr as e pamundur qȅ tȅ kȅrkosh me forcȅn e shpirtit tȅ ardhme mȅ tȅ mirȅ pȅr familjen tȅnde.
Ne sot nuk na duhet tȅ hyjmȅ nȅ Europȅ por tȅ fusim Europȅn nȅ Shqipȅri dhe deri sa tȅ bȅhet kjo, pȅrditȅ do tȅ dȅgjojmȅ dhe pȅrjetojmȅ histori tȅ dhimbshme.
http://respublica.al/opinion/2012/08/17/pafajesia-e-humbur-e-brezit-te-ri







