Partia po merr shtetin e shqiptareve me nje qellim:
Te vijoj te vjedhe, te vijoj te pasurohet, te konsolidoje bizneset e paligjshme te siguroje pasurine e perfituar!
Por edhe tia imponoje kete “qeverisje hajdutesh” cdo shiptari! Duke I marre lirine per ta kundeshtuar!
SHKURT, DUKE I MBYLLUR GOJEN!
Emerimet e Presidentit te Partise qe ka marre shtetin, Presidentit Nishani, ishin ato dekrete qe priteshin. Nuk ka asgje te papritur ne to. Ndaj ne opozite ska pse te kete habi, as shastisje, as keqardhje! Pra as emocion dhe qarje!
TANI ESHTE KOHA PER BETEJE!
Emerimet e Nishanit Jane me shume se kaq. Jane shenje e qarte per opoziten.
Emerimi I sotem I drejtorit te SHISH, uleret. Ushtari Visho eshte njohje e vjeter e opozites, ish anetar I rendesishem I SHIK-ut kriminal te Gazidedes, I ngritur deri ne detyren e drejtorit te Kunderzbulimit (ate kohe Gazidede e drejtoi nga partneret qe ishin rreshtuar kunder rregjimit autokrat e te korruptuar te Sali Berishes), perfshire gjeresisht ne dhunen e para, gjate e pas zgjedhjeve-vjedhje te vitit 1996.
Eshte nje “qen sulmi” I Sali Berishes.
Ne ane tjeter, emerimi ne krye te Sherbimit te nje prej drejtoreve te SHIK-ut kriminal te Gazidedes, ne nje kohe qe ende nuk eshte denuar asnje shikas nga ata qe vrane e zhduken nje shqiptar luftetar, Remzi Hoxhen, eshte nje kercenim real per lirine e cdo shqiptari te ndershem, lirine individuale dhe kolektive.
NDAJ SOT ESHTE KOHA QE OPOZITA TE PARALAJMEROJE USHTARIN VISHO!
Ti rrije larg opozites, shume larg, madje me larg se kufiri qe I vendos Kushtetuta!
Visho duhet te dije se me opoziten e sotme Jane pa shlyer hesapet e vjetra, ato te SHIK te Gazidedes, ku ai vete ka milituar. Por kjo opozite eshte edhe me e dhunuara, Lare ne gjak e vrare mu ne mes te bulevardit. Pra eshte prekur fundi e ne kete cak vetem frike qe ska.
Ndaj cdo akt survejimi, pergjimi, cenimi, dhunimi perkunder nje opozitari qofte edhe I vetem, do te konsiderohet akt sulmi ndaj gjithe opozites. Te gjithes!
Por kaq do te mjaftoje per te dhene nje pergjigje shembullore, ligjore e te drejte, natyrisht popullore, ne perpjestim me sulmin.
Une qe po e them kete jam njeri prej opozitareve te shumte ne kete vend dhe do ta bej kete me cdo fuqi qe te kem.
Ne ane tjeter, koha e kortezise se pjesmarrjes ne betimin apo nderimi formal ne marrjen e detyres se Presidentit te Partise Nishani, MBAROI!
Ky President partiak duhet ndalur. Nuk duhet frenuar prej respektit per Presidentin e Republikes apo keqardhjes per semundjen publike te tij. Fare!
Nishani nuk eshte President I Republikes dhe natyrisht qe ai nuk eshte I semure.
Ai ka formimin e duhur per te qene thjesht “kembesor” I Sali Berishes, por edhe shendetin e duhur per ta pasur mendjen top per te zbatuar cdo urdher!
Ai po e ben! Pra gjithe shtetin e ngritur me mund e sakrifica mbi institucione kushtetuese te pavarura, po ja jep partise!
KY ESHTE KTHIM MBRAPA! KY ESHTE SHKATERRIM!
Ndaj Presidenti I Partise duhet ndalur! Tani!
MARREDHENIA ME TE LINDI E VDEKUR! PER OPOZITEN AI NUK EGZISTON!
Ai po rreshtohet si kundershtar dhe si kundershtar duhet trajtuar.
Jo vetem prej opozites. Por nga cdo shqiptar qe do lirine e ka zgjedhur demokracine e rregullat e saj si menyre per te jetuar!
Berisha dhe Ai mund ta bejne mire dyshen Putin Medvedev, por ne nuk Jemi opozita formale ruse. Jemi ndryshe. Duhet te Jemi ndryshe, perballe dhe forte, pa medyshje e hezitim, te vendosur dhe pa mendjen ne kompromis.
NE I KEMI MUNDUR! ME CDO MJET!
Ata na kane vrare, por ne I kemi mundur!
DUKE QENE BASHKE!
Ju betohem, keta rrezohen me lehte sec ndonje shqiptar e mendon. Ka vetem nje kusht: te Jemi bashke!
Kemi motiv te Jemi bashke dhe shume: ne se duam te tashmen e tyre!! Ajo eshte per ta, por kunder popullit!! Ne duhet te Jemi me popullin kunder tyre!!
Ata kane nje motiv te qendrojne: te ruajne privilegjet, pasurine e paligjshme, burimet e biznesit te tyre anembane. Aty duhet ti luftojme, forte e pa meshire!!
PASURIA QE KANE VENE ESHTE E POPULlIT! Duhet te kthehet atje ku u vodh!
RRINI ZGJUAR-Ky ishte mesazhi qe lexova sot.
KOHA PER PERBALLJE ESHTE TANI! Keta thyen lehte por me popullin!