Korrupsioni nuk është në genin e trashëguar të shqiptarëve

0
54

Dr. Zef Mulaj

( Ështe një Trapiantim i qarqeve të huaj për interesat e tyre )

Historia ka treguar, se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të korruptuar. Po të kishin qenë të tillë nuk do të egzistonin si vend, dhe as që bëhej fjalë për shtet. Keqpërdorimi i lirisë së njerzve, i fjalës, i mediave, i së drejtës, i ekonomisë, i diplomacisë së huaj, dhe asaj shtetërore, rekrutimet e njerëzve të “politikanëve” dhe funksionarëve të shtetit po nga qarqet e huaja, bëjnë që Korrupsioni të jete i pa evitueshem. Kopertura me imunitet i po këtyre figurave ështe anti-demokratike. Përpara ligjit të githë të barabartë. Votimi i ligjit të imunitetit është një domodoshmeri për demokracinë: Por lind pytja: – Ligjet jan në gjendje të “rrëzojnë murin e korrupsionit shqiptar”? – Apsolutisht që jo:

– Korrupsioni është “Strategji” pikërisht e pushtetarëve, e politikanëve, e interesave të fshehta të qarqeve të huaja si politike, po dhe klaneve kriminale të qarqeve ndërkombëtare, ndërshtetërore po dhe private. Prapa tij fshihet një qëlim si ai i brëndshëm po dhe i jashtëm. Korrupsioni i brëndshëm është apsolutisht i mvarur nga ai i jashtmi, sepse përputhen interesat e dy palëve: Këto nuk njohin të drejtë as moral njerëzor, as shtet, as kufi, as liri, as demokraci por fshihen prapa tyre.

Prapa një interesi të përbashkët që quhet “fitim”. Dhe ky fitim i pa ligjshëm sjell dhe sundimin e pa ligjshëm mbi të tjerët. Atëherë kur njerëzit janë të korruptuar lind pyetja: kush do ta zbatojë ligjin antikorrupsin? Kur besimi tek drejtësia nuk egziston, apo tek ministri apo tek diplomati i shtetit, tek drejtori, tek mjeku etj. Kush ështe zgjidhja?

– Vetëm reformat e thella brënda politikës, brënda shtetit, lindja e politikave të reja që ngjallin besimin e njerëzve që ligji do zbatohet si kundër ministrit, si kundër një puntori të thjeshtë. Por edhe kjo do jetë e vështirë për shqiptarët. Pasurimi i disa njerëzve në mënyrë përrallore mbas viteve 90-të, në Shqipëri ka krijuar nje “Elite”, e cila Sot po sundon shqiptarët dhe po pasuron të huajt. Pikërisht kjo ka qenë një strategji e qarqeve të huaja: në radhë të parë krijimin e “Elites”, që do jetë në shërbim të atyre në këtë mënyrë, duke afruar “strategjinë” e korrupsionit janë në gjendje të sundojnë në mënyre të përbashkët për interesat e dy palëve.

Korrupsioni i funksionarëve të një shteti nuk ka qëllim vetëm pasurimin e tyre të pa ligjshëm, por mbështet dhe mafien e brëndshme dhe të huaj. Kështu shteti dhe politika nuk ka baza kombëtare, por është i nënshtruar nëpërmjet këtyre rekrutimeve. Në qoftë se lufta e ftohtë arrinte të rekrutonte agjentin e kundërshërbimit, kundërshtari arrinte fitoren. Ndërsa edhe tek krrupsioni, kundërshtari arrin të realizojë qëllimin si në ekonomi por dhe në politikë.

Kjo gjendje në Shqipëri filloi mbas viteve 90-të, sepse një politikan shqiptar nuk kishte buk të hajë. Sot janë fryrë, janë dhe “simpatik” veshur mirë, kan fjalë të mira, me vila e makina kostoze. Por dinjiteti njerëzor nuk matet me para as me propaganda mediatike të verbëra. Ndaj kalojnë nga një ekstremizëm në tjetër. Para 90-s, Shqipëria me politikën e saj mbahej vendi më socialist në botë. Ndërsa sot ndodh e kundërta – më ”kapitalist” në botë. Kjo vjen nga i njëti “burim”, që duhet kohë dhe luftë për ta shterruar këte burim, që llava e tij do ndihet më vonë, edhe në brezat që do vijnë. Të korruptuarit nuk njohin atdhe, as kufi shtetëror, janë gati të shesin edhe vatanin tyre për pará por dhe…