Varrmihësit e Tiranës që zvarriten pas politikës

0
62

Inxh. Gazmend Beka, 5 Gusht 2012

Simbolet e Tiranës së Albert Brojkës janë tanimë të njohura: pallatet jeshillë të Pingulit, kioskat e Lanës dhe Parkut të Tajvanit, dhe kinematë e kthyera në ëC publike pa zot. I ardhur në krye të Tiranës në vitin 1996, duke qenë njëkohësisht kryetar bashkie dhe Ministër Ndërtimi, ai njeri është i vetmi që ka pasur shansin të shndërroj Tiranën në Metropol duke pasur me vete pushtetin qëndror dhe atë lokal.

Por të gjithë e mbajnë mend se si në vend të Brojkës ndërtimet në Tiranë filloi ti komandonte një ndërtues që bënte pallate jeshille në sheshe ndërtimi pa pronarë që ja gjente kryebashkiaku, duke i dhënë Tiranës pallatet më pa standart dhe pa asnjë vlerë urbane pas pallateve të tipit “Koleka” që ishin ndërtuar gjatë komunizmit. Ndërtuesi i shfaqur si komisar politik i Bashkisë nuk respektonte, as rregullat e vjetra dhe as rregullat e reja urbanistike të qytetit. Të gjithë pallatet e tij u bën pa parkim nëntokësor, edhe pse ishin në vende luksoze.

Sot qytetarët e pasur që kanë blerë shtëpi ne ato pallate, i parkojnë makinat rrugëve ose në parkinge private. Projektidea e vetme që ky ndërtues kishte kur ndërtonte, ishte të gjente truall pa pronarë, pavarësisht se ku ishte ky shesh. Kështu mund të shikoni si Brojka nën urdhërat e tij, ka dhënë leje ndërtimi në mes të akseve rrugore, sic është rasti i bllokimit të rrugës nga shallvaret për tek Drejtoria e Policisë. Asnjë shqetësim për jetën sociale të banorëve dhe të ardhmen e kryeqytetit, përvec shqetësimit për të ardhurat e ndërtuesit.

Edhe pse formalisht ky ndërtues punësonte arkitekt të njohur, asnjë prej tyre edhe për turp të tyre, nuk guxoi të bënte një punë diniitoze me të cilën mund të krenohen në Tiranë. Ata nuk guxojnë më të tregojnë se i kanë projektuar ata, ato pallte.

Por për të parë kryeshëmtinë e këtij ndërtuesi, shkoni tek lulishtja pas kullave binjake në bulevard dhe shikoni themelet e hedhura për një pallat 12 katsh në krah të ambasadës zviceriane. Në zonën më luksoze të Tiranës, ky ndërtues mediokër dhe komisar politik, pretendon të ndërtoj një 12 katësh pa parkim nëntokësor dhe me një shëmti të vërtet urbanistike.

Albert Brojka ja ka dhënë lejen e ndërtimit me kriteret e ligjit të vjetër urbanistik, pasi ishte miratuar ligji i ri dhe me të drejt ajo leje i është pezulluar nga gjithë qeveritë shqiptare dhe gjykatat e vendit. Javën e fundit në pushtet Albert Brojka firmosi 192 leje ndërtimi, duke i lënë Tiranës një bomb me sahatë në dorë që ishte e pamundur të kalonte pa pasoja edhe me ndërhyrjet shpesh herë arrogante të Edi Ramës për ti ndalur ato.

Me injorancën dhe mediokritetin e tyre ky ekip ndërtuesish, arkitektësh dhe kryebashkiaku Brojka, i lanë Tiranës trashëgim katrahurën, pamjen anadollake, dhe shëmtit urbanistike të këtij ndërtuesi. Dhe të vjen keq kur në këtë list të përdorurish shikon dhe arkitektë si Agron Lufi apo inxhinerë që kanë punuar nën trysnin e megallomanëve injorantë që shkatërruanTiranën.

Kohët e fundit ky ndërtues është ringjallur sërisht, fillimisht duke blerë titullin akademik politikisht dhe duke tentuar të fus në xhep kryetarin e ri të Bashkisë që shpreson ta kthej në një ushtar të tij si paradhësin e vet demokrat që e blinte me xhetona kazinoje.

Ambasada e Zvicerës në Tiranë ka hapur padi ndaj tentativës zyrtare për ti krijuar mundësi të ndërtoj një përbindësh të ri të shëmtuar dhe jashtë normave urbanistike tek lulishtja e vëllezërve Frashëri, duke shkelur konventat ndërkombëtare për diplomatët e huaj dhe marrvëeshjet e qeverisë shqiptare me autoritet zviceriane për të ardhmen urbanistike të asaj zone.

Ky ndërtues i cili mburret se ka paguar një botues të Berishës për të prishur Zogun e Zi, ku ka një tjetër pallat të shëmtuar, tani mendon se do të prish dhe zemrën e Tiranës për të tentuar të rikthej kohën e art të tij kur luante me kryebashkiakun e Tiranës, si zarë rulete.

Tirana po vuan ende pasojat e asaj qeverisje dhe gati 90 për qind të lejeve të kohës së Bojkës duhen shëmbur nëse ky qytet duhet të bëhet normal. Por hijenat që e kan pas kapur atë peng atëhere, po vrapojnë të bejnë të njëjtën gje perseri.