Papa Benedikti XVI ka caktuar kardinalin spanjoll, Santos Abril Y Castello, si të dërguarin e tij të posaçëm për në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve katolike Kathweb. Agjencia shkruan se:
“Më 29 shtator ai do të marrë pjesë në festimet për 950 vjetorin e dioqezës Sape në veri të vendit”. “Dioqeza e themeluar në vitin 1062, e ka selinë qëndrore në Vaun e Dejës dhe numëron rreth 70 mijë besimtarë”.
Agjencia Kathweb shkruan se sipas Vatikanit, në Shqipëri janë rreth 510 mijë besimtarë katolikë.
“Në periudhën e komunizmit, Shqipëria u shpall i pari shtet ateist në botë. Që prej heqjes së ligjeve antifetare në vitin 1991, Kisha jeton sërish në liri. Në po këtë vit janë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike mes dy vendeve. Në vendin me rreth tre milion banorë, sipas të dhënave të Vatikanit ka 510 mijë katolikë”.
Në Shqipëri u zhvillua vitin e kaluar censusi i popullsisë, një proces që i kushtoi vendit rreth 14 milionë euro. Por… Di kush gjë çfarë thotë censusi lidhur me hartën fetare e etnike të popullsisë në Republikën e Shqipërisë? Vetë Komuniteti Katolik, iu bashkua fundvitin e shkuar skepticizmit lidhur me rezultatet e tij madje Konferenca Ipeshkvnore njoftoi asokohe në media se kishte marrë një vendim për regjistrim paralel te besimtareve të vet, “pas lënies jashtë regjistrimit te një numri te konsiderueshëm pjesëtaresh te këtij besimi fetar”. (A.N.)
KOMENT nga pelikani | 29 korrik, 2012 – 12:46
Te gjithe e dine si ka dal censusi. Por askush se thote sepse terbohen myslimanet. 45.6% Mysliman, 26.9% Orthodhoks, 20.3% Katolik dhe 5% Ateist/Agnostik dhe pjesa tjeter Ungjillore, Bektashinje… etj!
Pra per here te pare ne 500 vjet, Islami eshte ne minorance dhe vazhdon te bie vençe! Kuptohet qe vellezerve Turq te Berishes kjo nuk i pelqen. Dhe keshtu qe ja ku e kemi deshiren per te mos treguar asgje ne lidhje me CENSUSIN! Shpresojme qe kur te publikohen te mos i ndryshojne!!!
Marre nga http://www.respublica.al/artikuj/2012/07/29/di-gje-kush-cthote-censusi-per-kete-shiferp