Erion Braçe flet për ‘të majtët e të djathtët’ e Lotarisë: I pashë të lumtur dje

0
59

ResPublica.al, 26 korrik 2012

Erjon Braçe, më aktivi ndër deputetët e opozitës, ndoshta më i zëshmi në politikën shqiptare pas Sali Berishës, duket se ka ca pakënaqësi për “heshtjen dhe inkoherencën” e PS-së lidhur me korrupsionin e qeverisë së sotme. Në profilin e tij në facebook, ai fokusohet tek dy afera të mëdha, dhe denoncimin e detajuar e finalizon në të dy rastet me shprehejn: Por u hesht e jo për faj të Gramoz Ruçit (është interesant kujdesi për ta mbajtur të distancuar Ruçin nga përgjegjësia; por nuk shpjegohet lidhur me këtë).

Por pjesa më interesante e shënimit të gjatë që ai ka lënë në facebook është ajo që ka të bëjë me Lotarinë Kombëtare të marrë nga një kompani austriake. Dhe në këtë mes, ka një nënvizim, që gjithashtu nuk është ndriçuar deri në fund: “Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij ‘favori 100 milionë eurosh’, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të plotë”. Është momenti që provokon interes e kureshtje për të marrë vesh se për cilët është fjala, por Braçe e lë me kaq. Vetëm se ka merak të sqarojë ndoca vetë brenda opozitës, që kanë zënë ta luftojnë me idenë e një axhende personale të tij; dhe prandaj, pas çdo denoncimi, bën pyetjen: Më thoni, betejë e axhendë personale është kjo?

Re.Pu.