TemA Online, 22 Korrik 2012
Pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, e cila akuzonte deputetët socialistë se nuk duan të heqin imunitetin, ka reaguar edhe deputeti Erion Braçe. Sipas tij, Berisha kujton se pushtetet e pavarura të këtij vendi i ka trashëgim.
“Berisha nuk heshti as sot. Sot foli Selvia, goja e tij femerore ne PD. Tha:
“Ndryshimi i Kushtetutes eshte ndarje pushteti ne tavoline (Berisha e thote tovoline)”!
E kisha fjalen per propozimet e PS per te rikthyer ne kushtetutshmeri pushtetet e pavarur.
Po mire, per çfare pushteti flet Sali Berisha qe nuk e “ndakerka” me “ne”?
Per Gjykaten Kushtetuese?Pokush ja dha Sali Berishes si pushtet Gjykaten Kushtetuese? Babai?
Per Gjykaten e Larte?Pokush ja dha Sali Berishes si pushtet Gjykaten e Larte? Mamaja?
Per Prokurorine e Republikes?Pokush ja dha Sali Berishes si pushtet Prokurorine? Argita?
Per KLD? Po kush ja dha Sali Berishes si pushtet KLD-ne? Shkelzeni?
Ne Kushtetute keto jane te pavarura! Pra nuk jane pushtet i asnje politikani, qofte ky edhe ne pushtet!
Populli nuk ja ka dhënë Berishës këto pushtete. Ai dhe dy keqbërës të tjerë, të verifikuar të tillë kanë krijuar një shumicë në Kuvend, përmes të cilës kanë kapur politikisht, praktikisht zhbërë, këto pushtete të pavarur.
Me një qëllim. Të kthehen në keqbërës të pandëshkueshëm. Dhe ja kanë arritur. Të tillë janë madje familjarisht.
Fusnote per Selvine: Kur thua nuk ndajme pushtet me ju pasi ky qenkerka i pamoralshem, natyrisht qe duhet ta rrudhesh gjuhen me pas, kur kerkon votat e opozites. Fol me mendje, jo me leter”, shprehet deputeti socialist.