TemA, 18 Korrik 2012
Një zyrtar i lart i Ministrisë së Mbrojtës ka mundur të fotografoj me celular pajisjen e përgjimit montuar në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes 100 metra larg murit të ndërtesës së Partisë Socialiste. Në këtë distancë kjo pajisje arrin të interceptoj çdo bisedë telefoni celular që vihet në përgjim.Kjo pajisje është e lëvizshme dhe ajo mund të pozicionohet edhe pranë ndërtesave të institucioneve të tjera.
Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar personalisht në shkurt të vitit 2011 blerjen e kësaj pajisjeje me vlerë 1.586.000 euro për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë dhe diplomatë të huaj në Tiranë. Në listën e të përgjuarve janë përkohësisht dhe ministra dhe drejtues të lart të qeveris përfshi dhe Ilir Metën. Në përgjim kanë qenë po ashtu dy zyrtarë të lart të ambasadës së SHBA në Tiranë, një diplomat i lart italian si dhe diplomat të tjerë të OSBE dhe Bashkimit Evropian.
Ana tjetër korruptive e çështjes është se kjo pajisje ka kushton vetëm 400.000 euro dhe blerja e përdorimi i saj nga Shërbimi Informativi Ushtrisë, është në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për përgjimet. Pra zoti Imami duhet të hetohet dhe gjykohet si spiunë i paligjshëm dhe hajdut.