“Sali Berisha po tenton grusht shteti në Kuvend, kërkon të arrestojë deputetët”

0
42

Nga Erion Braçe, 6 Korrik 2012

Sali Berisha po tenton “grusht shteti” në Kuvend. Propozon ndryshime kushtetuese dhe i jep te drejte vetes tashme:

Të arrestojë deputetë të Kuvendit, me votim të hapur të mazhorancës së tij politike në Kuvend.

Nëse këto ndryshime miratohen, atëherë nuk ka më Kuvend. Nuk ka më as demokraci. Ka vetëm një parti që ka presidentin- që emëron prokurorin dhe gjykatësit e lartë(këta akuzojnë dhe gjykojnë deputetët);

Ka kryeministrin- që emëron ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit(ky është organi që ekzekuton urdhër arrestet);

Ka kryetarin e Kuvendit- që drejton mazhorancën politike(kjo shumicë lejon arrestimet me votë të hapur në Kuvend).

Kjo eshte skema e grushtit te shtetit qysh kur partia u be njesh me shtetin!

Kjo duhet të ndalet me çdo kusht, ndryshe nuk ka më demokraci e parlamentarizëm.

Neni 73/Ishte

1. Deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne

rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet.

3. Deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te

rende. Ne keto raste, Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos

per heqjen e mases.

4. Per rastet e parashikuara ne paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni, Kuvendi vendos me votim te fshehte .

Neni 73/e ben PD

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie për mendimet e shprehura dhe votat e hedhura në Kuvend në ushtrim të detyrave dhe të drejtave të tij si deputet. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose të privohet nga liria personale e tij në ndonjë formë, dhe ai nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit vetjak ose të shtëpisë së tij/saj në qoftë se dhe për sa kohë, Kuvendi (ose një organ i caktuar i tij) kërkon zbatimin e imunitetit te deputetit ndaj këtyre masave. Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Kuvendit. Kuvendi duhet të njoftohet menjëherë sapo që nis të ekzekutohet ndonjëra nga masat e mësipërme.

Shihini ndryshimet ne nene:

1. Deputeti nuk mund te ndiqej penalisht e as te arrestohej pa leje te Kuvendit.

Kerkohej qe: leja e Kuvendit per procedimin penal te shfuqizohej per veprat penale te korrupsionit.

PD heq: lejen e Kuvendit per procedim penal pa kufi; lejen per arrestimin e deputetit po perseri pa kufi.

2.Deputeti mund te arrejtohej ne kushtet e flagrances por kur Kuvendi, konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos me votim te fshehte heqjen e mases se arrestit.

PD heq teresisht: konceptin e “arrestit ne flagrance”, per te deputeti mund te arrestohet lirshem kurdo; Kuvendi mund te kerkoj sbatimin e imunitetit vetem nese veren qe cenohet rende funksionimi i tij; kete e vendos maxhoranca politike me votim te hapur!

Prej këtu demokracia është formale. Ky është “Putinizëm” dhe duhet luftuar.