Klasikët e mendimit të lirë

0
35

Arjan Th. Kallço

Kurajoja e Prometeut (Njerëzimi) dhe mostoleranca e Zeusit (Politika)

Sot më shumë se kurrë bota e mbërthyer nga kriza globale ka më shumë nevojë se kurrë të mendojë dhe të gjykojë mbi mendimet, pra më shumë filozofi. Mesa duket vetë bota e konsumoi jetën në të gjithë dimensionet e saj dhe po kërkon një rrugë të re, një rend të ri botëror. Të parët që duhet të pyeten dhe japin mendime natyrisht do të jenë filozofët, pasi janë më utopistë në lidhje me rendin shoqëror, përvoja e madhe shekullore është dëshmia më e mirë. Më pas u takon ekonomistëve të përcaktojnë një lloj drejtësie ekonomike për të gjithë, por pa harruar aftësitë dhe më pas vazhdimësia që nuk ka nevojë të bëjë ndryshime, pasi ndjekin në mënyrë autonome rrugën e vet, kultura.

Kriza po tregon se politikisht nuk mund të zgjidhen problemet e thella që po e mbytin botën, por ekonomikisht po, dhe nëse ia vë veshin Nobelistit amerikan, Krugman, edhe brenda dy muajsh, duke përdorur një zgjidhje ekonomike, prodhimin dhe hedhjen në treg të sasive pafund të kartmonedhave, pavarësisht inflacionit që mund të kapërcejë kufijtë e lejuara. Por kjo ka edhe një rezultat tjetër që e shpëton edhe Europën nga dështimi me euron. Cila është rruga? Si gjithmonë na vjen në ndihmë Eskili dhe tragjedia Prometeu i lidhur dhe historia e tij sesi ia rrëmbeu zjarrin Zeusit. Pra analogjia është tepër domethënëse: rrëmbejani zgjidhjen politikës, pushtetin, dhe ia jepni njerëzimit që të jetojë me dinjitet. Është një detyrë fare e lehtë, nëse Zeusi, politika, pranon që të ndajë me Prometeun, njerëzimin, momentet e vështira që të mund të ketë paqtim më vonë. Nuk ka leksion më të bukur se ky.

Origjinal! Eskili dhe Prometeu, dy protagonistët e duhur për ta zgjidhur krizën. Sot patëm rastin dhe fatin e mirë të kishim miq dy nga filozofët tanë më të mirë, profësorë dhe akademikë, Gjergj Sinani dhe Artan Fuga, të cilët duke iu kthyer së shkuarës, lektoruan mbi disa mendime lidhur me filozofinë dhe mesazhet e saj. Shqipëria nuk ka në traditën e vet filozofi mbi të mirën, është një nga konkluzionet që doli nga seminari. E thënë me pak fjalë dhe shqip, do të thotë se në traditën tonë apo dhe në historinë tonë kurrë nuk kemi ditur ta krijojmë një të tillë. Dhe dëshmi për këtë është pikërisht kalvari ynë 22 vjeçar dhe mbrapshtësia politike shqiptare. Këto janë disa mendime që lindin nëse lexon nga kolana e gazetës Corriere della sera, lidhur me filozofinë dhe mendimin e lirë klasik, të cilën ju ftoj ta lexoni.

Kjo ishte zgjedhja ime. Me këtë deklaratë të veçantë të tragjedisë, Prometeu i lidhur vendosi, i ndërgjegjshëm dhe autonomy, ta sfidonte Zeusin, së pari duke ia rrëmbyer zjarrin që tua dhuronte njerëzve, më pas refuzoi t’ia zbulonte sovranit të Olimpit, një informacion mbi të ardhmen e tij : Unë nuk do t’ia them kujt kush duhet ta përmbysë Zeusin nga pushteti. Ai zbulim do t’ia sillte Prometeut lirinë nga vuajtjet në të cilat e kishte detyruar Zeusi: i lidhur me zinxhirr pas një shkëmbi në fund të botës, me një shqiponjë që i vinte çdo ditë, e përpiktë, tek ia shqyente mishin që t’ia përpinte mëlçinë. Unë nuk do të përulem, thotë Prometeu, duke ripohuar vazhdimisht dinjitetin e tij të patundshëm. Unë e dija këtë, gjithçka e dija, e përsëriste ai, emri i të cilit kishte kuptimin e Parashikuesit. E kërkova mëkatin dhe nuk do ta përgënjeshtroj.

Eskili e ndërton Prometeun e lidhur, element të një trilogjie, bashkë me Prometeu mbartësi i zjarrit dhe Prometeu i liruar, pjesa më e madhe e të cilave humbi, si shprehje e një vullneti të lirë, sesa si një realizim të një fakti të pakundështueshëm dhe arbitrar.

Autori e strukturon tragjedinë përmes palarizimit simetrik të dy personaliteteve të kundërta : nga njëra anë Zeusi, jotolerant ndaj çdo forme të mosmarrëveshjes, despot që dominon përtej çdo ligji dhe nga ana tjetër Pometeu, i paaftë kostitucionalisht që të pranonte imponimet nga lart dhe gjithmonë gati t’i sfidonte autoritetet, me çdo lloj çmimi: një martir që i del para fatiti të vet me ndërgjegje të plotë, duke refuzuar që të fliste që të merrte faljen e diktatorit. Moderniteti i Prometeut qëndron tek vlera si kampion i të nështruarve, aq më shumë heroik, sepse i përkiste fisit hyjnor : është një titan, kushëri i Zeusit dhe i biri i Kronosit. Kontradiktat midis Zeusit dhe Prometeut kanë ende sot forcë të jashtëzakonshme dramaturgjike, sepse përfaqëson kontrastin e përjetshëm midis vullnetit të dominimit të pushtetit dhe vendosmëria e individit që ta shpëtojë dinjitetin e vet.

Nuk është e rastësishme që kultura popullore ka marrë shpesh nga miti i prometeut që të përfaqësojë një lloj tipi heroizmi ikonoklast dhe një lloj aspirate të njerëzimit që t’i kapërcejnë limitet e veta. Artet figurative e kanë paraqitur Prometeun si në aktin e dhurimit të zjarrit, ashtu dhe në pësimin e martirizimit që e ndëshkon gjestin e tij. Edhe muzika, Betoven, List, Faure’ dhe Nono kanë marrë nga ky mit me shumicë. Të mos flasim për letërsinë dhe Mari Shellin dhe romanin e saj, kur shkencëtari që dëshiron të bëhet zot, duke krijuar një qënie të përbindshme, ishte Prometeu modern. Eskili nga njëra anë e bën personazhin e vet simbol të rebelimit ndaj çdo autoriteti, nga ana tjetër mjaft të shkathët, në dramaturgji, saqë e bën imazh të përmbysur ndaj Zeusit.

Përveç dashurisë Eskili evidenton lëshimin e Prometeut ndaj njerëzve të pambrojtur dhe të heshtur si fëmijë që më parë kishin sy dhe nuk shikonin. Ajo që i rëndon më shumë zjarrprurësit është vetmia në të cilën e shtyn vuajtja dhe veprimi në tragjedi që e e shikon heroin e vet të detyruar ndaj palëvizshmërisë dhe që konsiston tërësisht në ecejaket e një sërë bashkëbiseduesve të cilëve Prometeu mund t’u shfaqë vuajtjen dhe pakënaqësinë e vet : që të mund t’u tregojë për veten. Sedra e Prometeut rrezikshmërisht shumë afër hybris-it së cilës tragjedia greke i rezervon gjithmonë një ndëshkim shembullor, do të bëhet difekti fatal dhe stratagjema dramaturgjike që do t’i lejojë Eskilit të ofrojë tek Prometeu i çliruar një rrugë dalje ndaj një lidhje reciproke me zinxhirrë të Prometeut dhe Zeusit.

Rreptësia e të dy personazheve do të zbutet që t’u lejojë të dyve një pajtim, sipas rrugës së shpallur nga vetë prometeu i lidhur, aty ku duke folur për Zeusin, thotë : Do të vijë plot ankth tek ankthi im, do të kërkojë të lidhet me mua miqësisht. Pikërisht në këtë aspiratë reciproke, tek vuajtja që shkakton tek të dy që të gjenden në fronte të kundërta, qëndron në fakt një komponent tjetër i tragjedisë: nga njëra anë Zeusi i mashtruar nga aleati i tij i ligjshëm, si dhe anëtar i të njëjtit fis; nga ana tjetër Prometeu që tradhëtohet nga Zeusi në ndjenjën e thellë të drejtësisë dhe prandaj ia hoqi fuqinë që të na e dhuronte ne njerëzve.