Saviano: Unë, politika, partitë

0
62

“Nuk kam dashur kurrë të kandidohem si parlamentar, kurrë nuk synoj tek ndonjë post politik, as kryebashkiak, as ministër, pavarësisht se kam patur shumë propozime. Nuk synoj edhe të ndërtoj lista, as të mbështet nga jashtë, as konsesus që të mund t’u ndryshoj drejtimin votave. Rolin dhe punën time e kam parë nga perspektiva të ndryshme: jam tregimtar. Do të arsyetoj, diskutoj, bëj punën time si tregimtar, reporter, shkrimtar, por asgjë që ka të bëjë me fushatat elektorale”.

Këto janë fjaët e një shkrimtari të impenjuar si Roberto Saviano në intervistën më të fundit që i ka dhënë revistës Espresso në Itali. Kuptohet që ka spekullime të ndryshme rreth figurës së tij që kanë parë tek ai njeriun si pushtetar të denjë, por edhe si një njeri që u sulmua nga berluskonianët, pasi kishte nxjerrë sekretet e vendit dhe me veprat e tij i bënte një reklamë të keqe Italisë. Përsëri gjendet si protagonist në robën që nuk i pëlqen, në atë të një ushtari të partisë, i rreshtuar në mbështetje të së majtës. Një zbritje në fushën e politikës e shpallur nga shumë artikuj, me faqe të pafund dhe me dizenjo që e pasqyrojnë si Lenini i ri që po sulmon Pallatin e dimërit – nuk ia kishte marrë mendja kurrë. Apo siç bëri Berluskoni kur e takoi për herë të parë Savianon dhe mbeti i befasuar, aq sa Ie urdhëroi asistentin që të shkonte dhe t’i blinte një palë këpucë të reja. Por në vitet e mëpasme pas suksesit të Gomorrës, përpjekjet e partive për ta afruar kanë qënë të shumta.

Ashtu si Bertinoti kur ishte kryeparlamentar dhe e shoqëroi në skenë, ku fjala e tij e parë shkaktoi goditjen e madhe dhe më pas filluan kërcënimet dhe jeta e tij e blinduar. Apo kur foli për impenjimin antimafje të partisë së Finit, duke kujtuar Borselinon dhe menjëherë e bëri simpatik për të gjithë partinë. Edhe Lega mendoi ta kandidonte si eurodeputet, por partia e D’Alemës i hapi perspektivën e një detyre apo edhe të bëhej kryebashkiak i Napolit, por e paralajmëroi që nëse hynte në skenën kombëtare, do ta pësonte…

Në 2008 Veltroni disa ditë para votimeve e ftoi, por nuk pranoi dhe u përgjigj me një letër ku kërkonte më shumë kurajo dhe fakte.

Nga kaq shumë propozime, asnjë nuk të tundoi?
Në fakt nuk i mora si propozime të vërteta, më shumë si një mënyrë që të kuptoja se cilat ishin qëllimet e mia. Të mund të qetësohesha apo për siguri.

Para listës Saviano, dikush ju kontaktoi që ta konfirmonit..
Kurrë, askush. Nuk më kërkuan as politikanët me të cilët do të rreshtohesha, as gazetarët që e shkruan. Do të mjaftonte një email dhe të prisnin përgjigjen. Askush nuk e bëri, sepse një përgjigje nga ana ime, do t’i detyronte të ishin të kthjellët, të qartë që të mos më bënin hipoteza. Por edhe nuk i morrën parasysh përgënjeshtrimet e mia që ua dërgova agjensive të shtypit dhe që u botuan.

Megjithatë përpjekja duket se ngiti edhe tek social networket, ku keni 1,5 milionë fansa në FB dhe 200 mijë në twitter. Edhe në këtë arenë kolosale virtuale të personave realë, përgënjeshtrimet u pritën me dyshime.

Fushata me listën fantomatike Saviano e forcoi vizionin pervers që e konsideron politikën si sinonim të pështirësive : një strofkë e pandershme e korrupsionit dhe afarizmit. Janë pikërisht sitet që i japin përgjigjen, sesa të diskretituara janë jo vetëm partitë, por e gjithë sfera politike. Të paralajmëroja të ashtuquajturën kandidature, do të bëhej mjet ofendimi : një detyrë publike që duhet synuar, e dashur dhe me autoritet, perceptohet si diçka ofenduese.

Përgatiti Arjan Th. Kallço