Përmbytjet, Guercio: Situata në diga është e sigurtë

0
50

Hirocentral

TIRANE – Komisari i Italisë për digat, Roberto Guercio, i dërguar në Shqipëri pas situatës kritike të krijuar nga përmbytjet, e konsideron absolutisht të sigurtë gjendjen në digat e hidrocentraleve shqiptare.

Në një intervistë në emisionin Studio24 në televizionin News24, Guercio theksoi se shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës janë bërë në kohën e duhur e sipas modaliteteve që kërkonte situata e krijuar si rezultat i shkrirjes së dëborës në ditët e fundit të dhjetorit.

“Situata e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të shkrirjes së menjëhreshme të dëborës në fund të dhjetorit. Është bërë gjithcka që mund të bëhej në këtë situatë. Gjendja në diga është absolutisht e sigurtë dhe për fat të mirë në male nuk ka dëborë dhe niveli i ujit është duke rënë dalëngadalë në nivelet normale” u shpreh Guercio në News24.

Ndërsa theksoi se ka nisur puna për organizimin e një sistemi parashikimi më të mrië të motit për të evituar situata të tilla, komisari italian tha se teknikët shqiptarë kanë qenë në nivelin e situatës dhe kanë treguar profesionaliet të lartë.

Edhe pse përjashtoi kategorikisht cdo rrezik për carje të digave, Guercio tha se digat në hidrocentralet shqiptare kanë nevojë për ndërhyrje, sipas tij jo për efekte sigurie por për përmirësime të nevojshme.

I pyetur për gjendjen e portës 3 të hidrocentralit të Fierzës, e cila nuk është funksionale, komisari italian u shpreh se aktualisht gjendja në Fierzë është nën kontroll, niveli i ujit ka rënë dhe si rezultat nuk është e nevojshme hapja e kësaj porte.

Duke bërë një parashikim të situatës në vazhdim, Guercio tha se do të duhet rreth një muaj kohë që shkodranët ti rikthehen jetës normale.

“Kemi parashikimme rreshjesh edhe për ditët në vazhdim, por ne po organizojmë si për të ndihmuar popullatën por edhe për të ofruar ndihmë teknike në mënyrë që situata të përballohet. Duhet të hapen kanale për ujërat dhe të ndërtohen hidrovore për largimin e ujit” theksoi Komisari italian për digat.

(e.n/BalkanWeb)