Tronditet Policia e Shtetit, Burgaj jep detaje rreth fotos së Frrokut me drejtuesit e policisë

0
41

Shekulli, 27.02.2013

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka dhënë detaje rreth fotos së publikuar kua shfaqet i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, bashkë më këtë të fundit dhe dy efektivë të tjerë policie.

Në një intervistë për “Top Channel”, Burgaj jep detajet dhe atë çka di për publikimin e fotografisë dhe ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Zoti Burgaj kur është bërë kjo fotografi ku shfaqen drejtuesit e lartë të policisë së shtetit dhe i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj?

Siç më informuan kolegët kjo ka dy vite që është bërë si fotografi. Në një dreke të këtyre shokëve është bërë kjo fotografi.

A ka njohje mes zyrtarëve të policisë dhe Frrokut?

Nuk do ta quaja aspak të rëndësishme këtë pjesë edhe nëse ndonjë koleg ka njohje me këtë të dyshuar. Në momentet e njohjes nuk ka patur precedentë me policinë. Në kushtet ku jemi sot gjykojmë, veprojmë ndryshe dhe zbatojmë ligjin. Nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi.

Me kë do zëvendësohen drejtuesit e hetimit që u tërhoqën, z.Kuliçaj dhe z.Vocaj?

Policia e shtetit as nuk vuan. As unë si drejtor nuk është problem sepse zëvendësohem direkt. Policia e shtetit ka 10 mijë vetë dhe ka zëvendësues të njëhershëm. Veprimi i zotit Kuliçaj dhe zotit Vocaj është vendimi i tyre dhe e gjykojnë ata vet përballë opinionit. Kanë punuar me intensitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk ka patur asnjë lloj ndikimi të natyrave që lidhen sot. Unë jua miratoj vendimin e tyre për hir të opinionit publik. Do të vijojmë punën deri në fund për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Po për kërcënimet me jetë të Dritan Lamajt. A ndihej i kërcënuar ai?

Veç konfliktit të hapur e mediatik nuk ka asnjë shkresë zyrtare dhe asnjë kërkesë zyrtare apo takim që ai të ketë kërkuar me mua apo vartësit e mi për këtë.

Zbulohen fotot, Frroku me drejtuesit e policisë

Dy ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj “A1 REPORT” zbulon fotot ku drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit drekojnë me Arben Frrokun, të dyshuarin kryesor për atentatin ndaj Lamaj.

Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Met Rrumbullaku dhe Nikolin Bala në një tavolinë duke darkuar me Arben Frrokun. Agron Kuliçaj dhe Vocaj drejtojnë hetimin ku Frroku së bashku me disa të tjerë dyshohet se kryen atentatin ndaj ish-shefit të komisariatit numër 6, Dritan Lamaj.

Aktualisht Vocaj, Kuliçaj, Balaj dhe Rrumbullaku mbajnë këto funksione të larta shtetërore: Agron Kuliçaj- Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor drejtorisë së policisë (më herët ka qenë bodyguard i kryeministrit Berisha): Tonin Vocaj- Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit: Nikolin Bala- Drejtor i Njësive Operacional Speciale: Met Rrumbullaku-Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike.

Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli)

Vocaj: Do kërkoj dorëheqjen nga hetimi

Menjëherë pas publikimit të fotove, televizioni A1 REPORT! ka kontaktuar zyrtarët e policisë personazh në këto foto.

Në tentativën për të kontaktuar me Agron Kuliçaj në një lidhje telefonike të transmetuar drejtpërdrejt në A1 REPORT, Kuliçaj pas prezantimit të gazetares ka mbyllur telefonin duke mos thënë asnjë fjalë.

Ndërsa Tonin Vocaj, drejtues i hetimeve për çështjen Frroku deklaroi Live në A1 REPORT se do të japë dorëheqjen nga këto hetime.

“Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi…. Po e bëj tani meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje…një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër….unë kam një kompromentin moral ndaj opinionit publik, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të me heqë nga kjo çështje”, -deklaroi Vocaj.

Tonin Vocaj ka sqaruar edhe foton në fjalë për të cilën tha se është publikuar nga vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe sipas tij është bërë rreth vitit 2010-2011.

“Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë…kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë…dhe në lokal ka qenë edhe Frroku…ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun edhe vëllain e tij Mark Frroku”, tha Vocaj.

Vocaj dorëhiqet nga hetimi: Frroku erdhi rastësisht në tavoline, kemi njohje

Edhe Tonin Vocaj, drejtues i hetimeve për çështjern Frroku deklaroi Live në A1 REPORT se do të japë dorëheqjen nga këto hetime. “Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi…. Po e bëj tani meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje…një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër….unë kam një kompromentin moral ndaj opinionit publik, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të me heqë nga kjo çështje”, -deklaroi Vocaj.

Tonin Vocaj ka sqaruar edhe foton në fjalë për të cilën tha se është publikuar nga vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe sipas tij është bërë rreth vitit 2010-2011. “Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë…kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë…dhe në lokal ka qenë edhe Frroku…ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun edhe vëllanë e tij Mark Frroku”, tha Vocaj.

Nikolin Bala: Frrokun e solli te ne pronari i lokalit

Nikolin Bala gjatë reagimit të tij në televizionin A1 REPORT! tha se Arben Frroku iu bashkua tavolinës së tyre pasi u soll nga pronari i lokalit ku ata po drekonin.

Artan Hoxha: Frroku s’ulej ne tavoline vetëm për një foto

Ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka komentuar ngjarjen nga studio e emisionit URBANIKA në televizionin A1 REPORT! thotë se Frroku nuk ishte person qe ulej ne tavolinë vetëm për të bërë një foto. “Unë po bëj avokatin e djallit, por po të shikoni në tavolinë janë 5 gota rakie, dhe nëse e marrim të mirëqenë se Frroku ka shkuar vetëm për një foto, niveli i rakisë nuk është në fazën kur gota është e mbushur por në mesin e tyre.

Unë e njoh Frrokun është një biznesmen i fuqishëm i njohur, që ka kryer aktivitete edhe aksioner në një institucion arsimor të rëndësishëm në vend dhe nuk është ulur thjesht për një foto… Dhe servirja në pjata është me meze tradicionale… Nuk është hata që e kanë njohur, por jo normale që të lënë prova. Ata kanë lënë gjurmë. Kjo nuk duhej bërë”.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/