LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT

0
25

Zef Mulaj

Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve. Ai vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve që shërbeu si konsull i Austris në Janinë. Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetem nëpermjet gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e shqipëris, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, vepren e tijë të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.

Kur njerzit janë të detyruar shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e tyre sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia(shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinen malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojë bën të njëtën gjë kur u shpërngulën në Butrint, kështu edhe arbëreshët në Italin e Jugut.

Studiuesi J. Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla, tregoi se si fjalët etruske kushin të njëtën rrënjë me përgjegjësit e tyre në shqip. Studiuesi Spiro Konda, vyuri në dukje shëmbuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janë kompozita të përbëra nga një emër shqitar me prejardhje nga banorë vendas pellazgë dhe nga përgjegjësi i tij në gjuhën e banorëve grekë, që erdhën në vend të tyre.

Kështu, mund të përmendim kompozitën Gyropetra,të përbër nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do të thotë gjithashu “gur”. Fjala Megallopetras gyres, një kombinim i “gur i madh” në Greqisht dhe “gur” në shqip. Duke vënë dukje përhapjen e gjerë të gjuhës dhe të popullit pellazg, ai vërejti një kompozitë të ngjashme edhe në emërtimin e malit Maliegy, afër Budapestit, ku mal është në gjuhën shqipe dhe egy është përgjegjësi i tij në hungarisht.

Studiuesi Xhaxhiu, ka vënë në dukje, gjithashtu, variantet e shumta të fjalës shqipe pyll, të gjetura në ishullin pellazg të Lesbos dhe në Epir. Ai është shprehur: “Fakti që pellazgët, të sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan të të tërhiqeshin nga ultësirat për në pyje dhe në male, shpjegon përdorimin e gjerë të emrave të vendeve që kan rrënjët shqipe pyll, male dhe gur”.

Gjuhëht e vdekura lën gjurmë nëpermjet emërtimeve të lumejve, tëmaleve dhe të dukurive të tjera të qëndrueshme të natyrës, ashtu siq ka ndodhur me emëtimet e indianëve të Amerikës. Një emërtim I tillë ësht Larisa, fjala pellazge për “kala”, që përdorej gjërsisht në botën e lashtë për të shënuar një qytet të fortifikuar. Kjo ndeshet akoma nëper harta, vërteton përhaojen e gjër të popullsisë pellazge. Atlasi i Botës klasike i Sheperdit paraqet njëmbëdhjetë qytete apo vendbanime me emërin “Larisa”. Një Larisë e tillë ndodhet në Asiri, në bregun e lumit Tiger, dhe shumë të tjera në Azin e Vogël.

Njëra prej tyre, që ndodhet afër Trojës përmëndet nga Homeri si shtëpia e “pellazgëve të ashpër nga fushat e pasuar, pjellore të Larisës”.Qytetet e ballkanit, që mbanin një emër të tillë, ishin: njëri në lumen peneus, në visit e Argosit pellazg, në Thesalinë Qëndrore, një Larisa Kremaste, në pjesën jugore të Akeia-Ftiotis, dhe një tjetër, që sot quhet tekos, pranë lumit larisos,I cili derdhet në Detin Jon, poshte kepit veriprëndimor të gjirit të Korintit, në Elia të Akeas. Kjo na ndihmon të vlersojmë pohimin e rëndsishem të albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluera në Kretë e Lemnos më 1897-99 dhe për një kohë të pa deshifrueshme, munde të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe.

Problemi I gjuhës së mistershme të etruskëve të lashtë në Italinë Qëndrore. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo nuk kapatur ldhje me gjuhë të tjerarë njohura. Vitet e fundit studiuesi Italian Filipo Koraeli, në shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske të italis, deklaroi se gjuha misterioze e etruskëve ishte ngushtësisht” e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit “ Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim të Trojës pellazge.

Pas studimit të epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikën etruske, të gjetura në Peruxha e gjetkë në Toskanë, ata mund ta krahasonin këtë gjuhë vetem me dialektin toskë të shqipes. Edhe vetë emërtimi Italian për kete trevë etruske është Toskana, vendi i toskëve, emër ky identik me atë të shqiptareve të jugut.

Hulumtimi I fjalorit karakteristik të këtij populli parhelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njeten perfundm në librin e tij La Grèce avant les grecs(Greqia para grekëve),të botuar në Paris më 1887.Ai vërejti se “shum emra vendesh, malesh, lumejsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mire nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri më sot vetem një gjuhë është e afte të hedhë dritë mbi keto emëra:kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori mbështetë tezën se shqipetaret e sotëm jan pasardhës të popullsisë e cila jetonte para ardhjes së grekve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis, ky një lumë në lindje të Azisë së vogel.