Gati logoja, emri, statuti dhe programi i partisë së Topit

2
50

TemA Online, 18 Prill 2012

Nismëtarët e partisë së ashtëquajtur “partia e Topit” kanë gjithçka gati për të shpallur brenda 25 prillit forcën më të re politike në spektrin e djathtë.

Burime për Ora News konfirmojnë se tashmë është përzgjedhur emri dhe logoja e partisë, e cila do të shpallet para një numri të madh anëtarësh, për t`ia lënë më pas radhën hapit tjetër, regjistrimit pranë Gjykatës.

Mësohet se aktualisht emra të njohur të politikës, që pritet të jenë në radhën e kësaj force politike, kanë përfunduar statutin e partisë, i cili duket se synon të mbyllë disa plagë të vjetra në funskionimin e partive shqiptare.

Kështu, statuti parashikon që kreu i partisë do të zgjidhjet sipas parimit një anëtar- një votë. Kreu i partisë si dhe krerët e rretheve të zgjidhen jo më shumë se dy mandate, një formë kjo që siguron rotacionin e elitave dhe eleminimin e kryetarëve të përjetshëm të partive.
Po ashtu, statuti siguron edhe një ndarje të mandateve ekzekutive me mandatet politike, çka do të thotë se një Ministër nuk do të mund të mbajë post politik në parti.

Kjo lëvizje e re politike, e cila pritet të mbledhë të pakënaqurit jo vetëm nga radhët e PD-së, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mendimit ndryshe në parti, duke lejuar fraksionet, një lloj përgjigje kjo ndaj akuzave drejtuar veçanërisht PD-së për mungesë lirie në parti.

Ndërkaq, ka përfunduar gjithashtu edhe përgatitja e programit, platformës politike dhe ngritja e strukturave, ndërsa po intensifikohet puna për ngritjen dhe të strukturave të rinisë së kësaj partie, por dhe të forumit të grave.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e partisë po mendojnë që të aplikojnë për të qenë pjesë e PPE, si pjesë e partive të djathta.

Por veçse me laps e me letër, për partinë e re po punohet edhe më bojë, pasi mësohet se në selinë e partisë, e cila do të zerë vend pranë “Pallatit të Kasmëve” kanë përfunduar punimet për ambientet dhe tashmë ka mbetur vetëm mobilimi i zyrave për drejtuesit e partisë.

2 COMMENTS

  1. “Por veçse me laps e me letër, për partinë e re po punohet edhe më bojë, pasi mësohet se në selinë e partisë, e cila do të zerë vend pranë “Pallatit të Kasmëve” kanë përfunduar punimet për ambientet dhe tashmë ka mbetur vetëm mobilimi i zyrave për drejtuesit e partisë.”
    Edhe pse nuk kemi nevoje per parti te tjera, urime per ata qe hyjne ne loje nepermjet nje grupimi te ri politik!
    Nga kush financohet kjo parti qe edhe e pashpallur akoma i ka perfunduar ambientet e punes dhe pret t’i mobiloje?
    Lojtaret profesionist te çdo lloj aktiviteti nuk e kane problem se me ke skuader luajne, mjafton qe te ardhurat te jene sa me te medha.
    Kampionati profesionist i 2013 ka per te qene interesant! Tifozlleku shume i madh dhe spektatoret te shumte, por nje gje nuk kuptohet: PER INTERES TE KUJT LOZIN DHE FITOJNE?

  2. Shikojeni se sa e qarte eshte: PARTIA E TOPIT.
    Ajo ne pushtet: Partia e Berishes.
    Ajo ne opozite: Partia e Rames.
    Tani ngelet te shpallet edhe: Partija e MURTAJES.

Comments are closed.