Reagim ndaj shkrimit te Olsi Jazexhi nga Tonin Gjuraj

0
59

I dashur Olsi,
Se pari, ju uroj gjithe te mirat, juve dhe familjes tuaj.
Se dyti, me lejoni te ndaj me juve preokupacionin e meposhtem:
Juve keni botuar sot ne MAPO nje artikull-debat, te titulluar “Vellazeria shqiptaro-turke dhe kercenimi nga turkofobet katolike”.

Diku nga fundi i artikullit, permendi, pa asnje lidhje, edhe emrin tim.

Natyrisht eshte e drejta juaj te shkruani, te reagoni, te polemizoni dhe te debatoni, si nje interlokutor, me kedo qe ka trajtuar, se fundi, çeshtjet me te cilat juve polemizoni, por nuk arrita te kuptoj perse keni vendosur, ne kete kontekst, emrin e nje individi, i cili as ka te beje me çeshtjen e trajtuar, as ka shkruar ndonjehere per kete çeshtje (une nuk jam historian dhe nuk shkruaj per çeshtje, te cilat nuk kam kompetencen e duhur), pra qe nuk ka lidhje fare me kontekstin dhe emrat te cilet juve keni listuar sot.

Me vjen sinqerisht keq dhe kjo tregon nje mungese te madhe etike. Nuk gjen keto dite, as ne te kaluaren, ndonje artikull apo punim timin qe te kete prekur çeshtje qe lidhen me Turqine, apo turkofobine, me otomanizmin apo neo-otomanizmin.

Sa per dijenine tuaj, z. Jazexhi, tema ime e doktoratures ka te beje me Bashkejetesen e grupeve te ndryshme fetare ne shoqerine multifetare shqiptare dhe, po ashtu, deshiroj te risjell ne vemendjen tuaj, qe me 18 janar te vitit 2004, se bashku ne Lezhe, kemi marre pjese ne Festimet e Kurban Bajramit dhe aty une kam mbajtur temen: Ndikimi i festes se Kurban Bajramit ne shoqerine shqiptare. Besoj se kjo patjeter duhet t’ju kujtohet!

Ju shkruani ne artikull sot, midis te tjerave, se “Gurakuqi, i cili, ashtu si rektori i tij Tonin Gjuraj, apo shefi i institutit albanologjik, Ardian Marashi, qe u zbriten nga malet nga Jozefina Topalli paskomunizmit, e sot jane ne pozita pushteti ne Tirane, kerkojne…………”.

Tri te paverteta te medha z. Jazexhi:
a. nuk jam nga mali (edhe po te isha nuk ka asnje problem, se qytetaria nuk ka te beje me lokacionin, por ky eshte debat tjeter), por jam nga fusha, me sakte nga Komuna e Dajçit te Bregut te Bunes, ne zonen e Nenshkodres, krejt afer Lumit Buna dhe Velipojes;
b. nuk kam asnje lidhje me zj. Topalli, madje ndahem qartësisht me te, per menyren sesi duhet te funksionoje demokracia dhe institucionet demokratike ne vend dhe kjo dihet gjeresisht nga opinioni i gjere shoqeror dhe politik, ne Shkoder dhe me gjere, por kjo nuk ka ndonje interes ketu;
c. une kam dhene doreheqjen qe ne tetor te 2009 nga pozicioni i ambasadorit, keshtu qe nuk jam ne “pozita pushteti” dhe i jam rikthyer jetes akademike, madje ne nje institucion
arsimor privat.

Kjo eshte e vertete lidhur me personin tim dhe une nuk mund te mbaj pergjegjsi per opinionet qe shprehin te tjeret ne UET apo jashte UET-it, ne Tirane, ne Turqi, apo ne Kanada!

Z. Jazexhi,
Une nuk jam as drejtor, as kryeredaktor i gazetes MAPO, e cila megjithate duke qene e hapur per te gjitha pikepamjet ua ka botuar edhe juve artikullin (dhe mire ka bere), por une jam rektor i UET-it dhe jam i perqendruar strikt ne çeshtje akademike dhe administrative te ketij institucioni çdo dite.

Nuk arrij te kuptoj se ku qendron “mekati” im, i nderuar Zoteri, qe permendni emrin tim, pa asnje lidhje, dhe nese vertete besoni ne Zot dhe ne ato qe thoni per mua, si dhe nese ndiheni nje mysliman i mire, qe njeh pendesen, kam te drejte t’ju kerkoj te ri-reagoni drejt dhe te kerkoni falje publike, ne te njejten gazete.

Me mirekuptim,
Tonin

E marte 17 Prill 2012 23:15 PM http://www.mesazhi.com/mendime/reagim-ndaj-shkrimit-te-olsi-jazexhi-nga-tonin-gjuraj
KOMENTET
Ky artikull eshte komentuar 2 here
Olsi JazexhiE mërkure 18 Prill 2012 1:30I dashur Tonin,Te falenderoj per letren qe ke derguar ne faqet e mesazhit, dhe ndoshta edhe gjetke. Ne repliken tende ka gjera qe qendrojne, sic ka edhe qe nuk qendrojne. Megjithate, do te me duhet qe te te pergjigjem pas disa ditesh, ty, dhe te tjereve qe do replikojne per kete teme. Te falaOlsi Jazexhi

Repliko
shqiptarE mërkure 18 Prill 2012 9:12i Nderuar Tonin! Ky njeri me emrin Olsi Jazexhi, qe edhe pse eshte musliman dhe luan rolin e protagonistit donkishotesk perfaqson vetem veten e tij dhe aske tjeter, pra rralle se gjen ne ne mes muslimaneve shqiptare nje te dyte si ky, ne sesnsin negativ dhe jo ate pozitiv. Ky njeri kur i djeg qulli i fryn edhe ujit edhe kosit, dhe vdes per te sajuar armiq me zor edhe aty ku ska…

Ripublikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=7309