Politikanët tanë duhet punuar për ardhmërinë e shqiptarëve!

0
22

Nga Miradije Gashi, Stuttgart

Kryesia e Kosovës edhe nese mundohet nuk reflekton më tej vlera njerëzore as kombëtare! Për këtë dëshmonjnë shumë fakte; gjendja e varfërisë, dhimbjes, vdekjes e tjera të cilat shfaqën sot e për çdo ditë ne vendin tonë! Lideret japin mesazhe besimi, por s’ju beso kush, japin mesazhe dashurie, por nuk i do kush! Daljet e tyre në publik reflektojnë urrejtje! Ndjenjat janë mpirë vargjet dhe shkresat nuk zgjojnë më askënd, kështu kur politika e ditës ndyn si ma keq e si ma zi!

Kur gënjeshtra thuhet e del mbrenda sekondave, ndodhë ajo që është turp për të ndodhë! Si po verej e dëgjoj unë, se si po shkruan shtypi dhe informojnë mediat, Kosova është në hall të kahmotshëm prej kurë filluan çështjet e ulta të korrupsionit po thuajse në tërë elitën qeveritare! Populli nuk ka bukë me ngrënë, nuk ka ujë më pi, nuk ka rrymë, nuk ka liri! Vriten ne oborr, në shtëpi dhe për këtë fajin e ka vetëm Qeveria! Politikanët tanë edhe kur thonë të vërtetën s‘u beso më njeri. Para mediave flasin fjalë tjera, veprat japin pamje tjera!

Aaah kujt t’i besojmë sot? Lotëve të popullit apo liderëve tanë më ndergjegje të vrarë! Për çdo ditë lexojmë e shohim veç punë të liga, përcjell vazhdimisht seancat parlamentare të vendit dhe në heshtje sikur u them: Ej, zotërinj s’është çasti për zhurmë partiake në kuvend, është çasti për ndihmë, me ditë me marë vendime e me ditë me ndje dhimbje. Ju zotërinj kujtoni së diskutimet e juaja reflektojnë perspektivë për vendin jo, s’janë tjetër veçse ulurima mashtruese e karrieriste. Habitem se si nuk ju vjen turp! Më vie keq zotërinj, bile kam shumë frikë se nuk është më e mundur të vazhdoni me përplasje e diskutime të pasinçerta! Pikërisht në këtë periudhë fjalët e tepërta rrezikojnë dhe vetë seancat, kur dihet se mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtra.

Meqë për shtetin politikanët konsiderohen si njerëz të zgjedhur të popullit e që dinë të udhëheqin vendin, por ju nuk ditët, ju nuk i përjashtuat as ata të cilët mbetën në politikë nga ish-sistemi komunist! Sidoçoftë idealet duhet të ishin në shërbim të interesit të përgjithshëm në sherbim t‘qytetarit brenda dhe jasht vendit. Por sot po ndodhë e kundërta. Po ndodhë dukuria më shëmtuar në skenën e sotme politike në Kosovë. Intelektuali më dije të vërtetë, eksperti më dije të specializuar nuk ka shancë aty të depertoj e të dëgjohet! Ç’absurd! E njejta gjë është dhe jasht vendit. Asgjë nuk mund të copëtojë shpirtin e një populli më keq, se sa kur i dituri nuk qëndron në krye të atij vendi!

Shpirti i kombit dhe i shtetit dotë ishte i pa thyer politikisht i pamposhtur moralisht vetëm nese prijnë kokat e vendit. Vallë është ky verzion i punës sot në Kosovë apo jasht saj? Them që jo! Nuk ka asgjë funksionale, nuk ka asgjë transparente?! Njohja reale e kësaj situate dëshmon dhe tregon mungesë serioziteti nga pushtetarët brenda po ashtu dhe jashtë vendit. Pasojë e kësaj gjendjeje tillë e të pa kapërcyeshme është kryesia e korruptuar! Një obligim apo nje orientim vizionar që u takon ta bëjnë për kete gjendje qfare është, dotë ishte fjala ultimative e akademikëve tanë më shpresë për ta kapërcyer përfundimsht gjendjen e sotme të quajtur vitet e kurrupsionit në Kosovë!

Sa njerëzore aq dhe atdhetare dotë ishte largimi ne emer t‘popullit te të gjithë atyre që po plaçkisin shtëpinë e vetë shtetin e vetë, shtetin i cili që rrenuar e shkrumbosur nga lufta serbosllave. Aah fortë më mbanë shpresa së një ditë zotërinjet akademikë të dy shteteve shqiptare dotë zgjohen nga gjumi për t‘i sjellur vendit definitivisht një vetëdije tjetër, një zgjedhje tjetër në mënyrë tjetër një ecuri tjetër,një motivim tjetër, që t‘gjithë shqiptarët të ngritën e të lidhen anë e mbanë me zemër dhe vendosmëri për të punuar për ardhmërinë e Shqipërisë së Madhe !