Nga Kledian Lula, 17 Mars 2012
Në vitin 2009, “kukuvajk-djalli” Sali Berisha “kompozoi” dhe këndoi me daulle çjerrëse këngën: “Shqipëria po ndryshon”. Kanë kaluar 3 vjet që prej atij muaji korrik 2009, kur Saliu u rikthye në pushtet duke kënduar në çdo cep e majë pallati, në çdo majë peme e përrua fshati, këngën “Shqipëria po ndryshon”. Kjo këngë gjëmoi gjatë gjithë fushatës elektorale, madje deri sa përfundoi ndarja e posteve të larta dhe vendeve të punës në pushtetin e PD. Që prej asaj kohe, kënga e Sali mashtruesit nuk po dëgjohet më. Por na kujtohet që çdo militant dhe “intelektual i pavarur” i PD që kërkonte vend pune kishte vendosur si melodi zileje të telefonit refrenin e këngës: “Shqipëria po ndryshon”.
Madje aq komike u bë kjo puna e këngës së Saliut nëpër telefona, makina, dumdum, zetora e karroca kuajsh, sa ata që shkonin për të kërkuar vende pune në PD, kur ishin tek zyra e “shef” Flamur Nokës që çonin “CV”-të, porositnin që më parë shokët e tyre t’u bënin zile telefoni pa pushim, me qëllim që të dëgjohej melodia e këngës, që “shef” Flamuri të bindej se ata ishin ushtarë të PD e besnikë të Saliut. Ata që janë futur në punë vazhdojnë e mbajnë akoma atë melodi si zile telefoni dhe patjetër që nga halli, do ta mbajnë deri sa të jetë PD në pushtet. Ndërsa ata që nuk u futën dot në punë e mbetën të pakënaqur nga mashtrimet e PD, kanë vendosur si melodi për zilen e telefonit të tyre këngën tallëse: “O Sali hund Pinoku/do ta hash si Ndoc Rroku…”.
Megjithëse“Sali Pinoku” e përjetoi edhe me këngë ndryshimin e Shqipërisë nën udhëheqjen e tij, tani pas 7 vitesh shikojmë që nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar teksti i këngës. Ja si po ia këndojnë Saliut shqiptarët sot në vitin 2012, këngën e vitit 2009: “Shqipëria po ndryshon”
Si ishte kënga në vitin 2009:Titulli: “SHQIPËRIA PO NDRYSHON”
Eshtë një thirrje që na zgjon Rruga jonë s’ka kthim Një motiv që na frymëzon REFRENI 2009: Shqipëria po ndryshon Eshtë një komb që sot beson |
Si ka ndryshuar kënga në vitin 2012:Titulli: “SHQIPËRIA KËRKON SHPËTIM”
Eshtë një gjuhë që na mashtron Rruga e bandës nuk ka kthim Shqiptarë, pse nuk lëvizim? REFRENI 2012: Shqipëria jonë po shitet |