Shinasi Rama, një shuplakë për “Parinë e Tiranës”

3
71

TemA Online, 16 Mars 2012

Ish- studenti i Lëvizjes së Dhjetorit, Shinasi Rama, tashmë pedagog i Universitetit të New York-ut në SHBA, mblodhi të premten në mbrëmje në Tiranë një grup politikanësh, gazetarë dhe njerëz të artit, kulturës dhe historisë për të debatuar rreth zhvillimeve politike të 20 viteve të fundit në Shqipëri. Në qendër të debatit ishte libri i tij “Përrallat e tranzicionit shqiptar”, botuar nga shtëpia botuese Princ në Tiranë.

Libri është një përpjekje për të reflektuar mbi shkaqet e dështimit të proceseve historike në shoqërinë shqiptare. Libri është një ripunim i gjithë veprimtarisë së tij publicistike të këtyre viteve, por mbi një koncept të qartë teorik, në funksion të idesë për të cilën ka shkruar librin.

Duke analizuar atë që ai e quan ‘Paria e Tiranës’, Shenasi Rama ka arritur të depërtojë në zemër të virusit të dështimit të qeverisë shqiptare këto 20 vite, duke u ndalur veçanërisht tek deficiti i kulturës demokratike, ndikimi i krahinarizmit dhe humbja e sistemit të vlerave në politikë, humbja e konkurrencës politike, stimulimi i dukurive sociale që ndikojnë negativisht në të ardhmen e një shoqërie cilësore, problemet me drejtësinë, medien dhe zgjedhjet e lira etj.

Në qendër të librit mbetet përsiatja rreth rolit të Sali Berishës në këto 20 vite si monopolizues i zhvillimeve politike dhe diktues i një kursi negativ për shoqërinë shqiptare.

Libri është tejet i pasur me referenca dhe vizatime personazhesh dhe ngjarjesh.

Shinasi Rama është aktualisht profesor në Departamentin e Politikës dhe drejtor i programeve master në New York University në SHBA. Ai ka qenë bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe një nga studentët më të angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Përveç studimeve në Shqipëri, ai ka bërë masterin në South Carolina University dhe mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University.

3 COMMENTS

  1. “Shinasi Rama është aktualisht profesor në Departamentin e Politikës dhe drejtor i programeve master në New York University në SHBA. Ai ka qenë bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe një nga studentët më të angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Përveç studimeve në Shqipëri, ai ka bërë masterin në South Carolina University dhe mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University.”

    Ata qe dine nuk flasin,ata qe nuk dine flasin.
    Ka nje shprehje shume interesante nga Lindja :
    “Kur i urti tregon me gisht henen,budallai nuk sheh gje tjeter veç gishtit.”
    Per te kuptuar gjerat duhet te jesh i vetedijshem,per t’u bere i vetedijshem duhet te dish te shikosh.
    Nuk mund te shikosh paster nese je i verbuar nga paragjykimet.Kur hyjne ne veprim emocionet nuk shikojme qarte,nuk perceptojme qarte.Konceptet mbi realitetin dhe realiteti vete nuk jane e njejta gje.
    Kur ndeshesh me realitetin konceptet behen te panevojshme.
    Fjalet jane shenja,nuk jane pershkrime.
    Vetedije do te thote te veshtrosh, te shqyrtosh ate qe leviz brenda teje dhe rrotull teje,sepse gjithe realiteti eshte ne levizje.
    ” PANTA REI” thote filozofi grek Erakliti.-Gjithçka rrjedh.
    Jemi te burgosur te koncepteve ,te opinioneve,te paragjykimeve,te gjykimeve te personave qe na thone: ” E themi per te miren tuaj………”
    Fatkeqesite sherbejne per te na zgjuar nga gjumi.
    Jemi te verber,nje i verber nuk ka koncepte per ngjyrat.
    Jemi programuar gabim,duhet te ç’programohemi dhe e vetmja menyre eshte : VETEDIJA,TE VEME MEND.
    Kur shohim nje gur te mos mendojme se eshte nje diamant,kur shohim nje leter ,te mos mendojme se eshte nje Cek me vlere 1 Miliard apo nje çek “bosh”.
    E vetmja menyre per te ndryshuar eshte te kuptosh.
    C’do te thote te kuptosh?
    Do te thote te vihesh ne kontakt me realitetin,te dalesh nga burgu i koncepteve dhe i programimit,i bindjeve false,i fantazive dhe te zhytesh ne realitetin e vertete.
    Lumturia eshte nje gjendje pa iluzione.
    Shenasi Rama,shkodrani duhet te kuptoje qe Shqiperia nuk mund te ndryshoje pa ndryshuar Shqiptaret.
    Shqiptaret nuk mund te ndryshojne po nuk u zgjuan nga gjumi.
    Qe te zgjohesh nga gjumi eshte gjithmon nje gje e bezdishme e papelqyeshme,por eshte e domosdoshme.
    Me nje fare egoizmi normal,pa hequr dore nga gjerat dhe duke kuptuar vlerten e vertete te gjerave,pa u mashtruar.
    Duke degjuar dhe duke u ç’mesuar:Kjo nuk do te thote qe duhet te jemi dakord me ate qe thuhet.
    E verteta nuk shprehet me fjale.E verteta shihet dhe eshte rrjedhoje,sepse asnje teori nuk e mbulon realitetin ne menyre te pershtatshme.
    Le te kuptojme se kush jane ato qe e pengojne te verteten:
    – Bindjet e gabuara,duke vene ne diskutim gjerat,bindjet,te gjitha:Bindjet fetare,politike,sociale,psikologjike:Gjithçka.
    Duhet te zgjohemi,duhet te kuptojme kush jane idete e duhura ne lidhje me : Dashurine,lirine,lumturine e keshtu me radhe
    Duhet te zgjohemi dhe te kuptojme se njerezit nuk jane te mire,jane te keqinj,aq sa ju,te keqinj kuptuat?
    Cfare mendoni se kerkojne?
    Interesin e tyre personal,tamam si juve,s’ka asnje diference.
    Deshironi te zgjoheni,doni te jeni te lumtur,doni lirine?
    Athere braktisni idete e juaja false.
    Mos u genjeni nga personat,nga etiketat e tyre:Doktore,Profesore……………
    Ne qofte se nuk genjeheni nga vetja juaj,mos lini qe ta bejne te tjeret.
    Duhet te ZGJOHEMI dhe per kete duhet: VETEDIJE, VETEDIJE, VETEDIJE.

    Agim, Gjatë promovimit të librit, Shinasiu këtë tha gjithashtu: Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe kombëtarë. Pa respekt për shtetin, nuk mund të ndërtojmë shtet. /Arbeni

  2. Pershendetje Arben!
    Shteti duhet respektuar dhe te gjithe duhet te punojme per te. Flas per shtetin shqiptar.
    Qeveria nuk eshte shteti.
    Ne kemi vene disa njerez per te “drejtuar” qeverine.
    Por kaq e shtrember eshte kjo qeveri, sa qe ata nuk ja dalin qe ta drejtojne.
    Sepse qeveria eshte si stiva e druve. A behet stive me dru te shtrembera? Jo, Jo, Jo, Jo, Jo 100 here Jo.
    Prandaj eshte e domosdoshme qe te zgjohemi nga gjumi letargjik ne te cilin ndodhemi.
    (Po mirë zgjohemi, nuk është e lehtë, merr kohë të gjatë dhe nuk të lënë të zgjohesh – po njerëzit e drejtë ku t’i marrim se? – shënimi im, Arbeni)
    Nuk hiqet erresira me fshese Arben, duhet te ndizet drita; sepse kur ndizet drita e vetedijes erresira zhduket. Prandaj duhet te zgjohemi.
    Nje sistem eshte i mire apo i keq, aq sa ç’jane te mire apo te keq njerezit qe e perdorin ate.
    Njerezit e lire formojne bashkesi, sklleverit Jo.
    E keqja me e madhe qe mund t’i ndodh nje vendi eshte ajo kur te gjithe banoret e tij nuk duan te zgjohen, sepse edhe kur çohen jane te pergjumur dhe te droguar.
    Arben ne jemi programuar gabim, kemi nevoje qe te ndryshohemi, personalisht nuk i ve faj askerkujt. Faji ndodhet tek vetja ime.
    “Dita ne te cilen do te ndalojme se ecuri, eshte ajo ne cilen kemi arritur.” – thote nje proverb japonez, kjo dite per ne eshte shume e larget.
    Prandaj nuk jam dakord me Profesoret, doktoret etj. Ata shkruajne artikuj, fjale dhe vetem fjale, por jane fjale te pakuptueshme per popullin.
    Kemi nevoje te heqim dore nga “etiketat”: Ti je komunist, ti je ballist, ti je i persekutuar, ti je pedeist.
    Sapo fillon ta shikosh boten nepermjet filtrit te nje ideollogjie, ke mbaruar.
    Mendon se nje kapitalist deshiron te kuptoje se çfare ka te mire ne sistemin komunist?
    Mendon se nje komunist do te kuptoje se çfare ka te mire ne sistemin kapitalist?
    Mendon se nje i pasur do te mendoje per njerezit e varfer?
    (Po edhe ka – Bill Clinton e Bill Gates japin miliona për të varfërit me fondet e tyre… – shënimi im, Arbeni)
    Te gjithe kemi pozicionet tona dhe nga ato pozicione qe kemi duhet te degjojme, thashe te degjojme.
    Por si mund te degjosh kur tjetri te thote:
    Agim ishe i gjate, tani qenke shkurtuar; ishe i shendoshe tani qenke dobesuar; ishe bjond tani i ke geshtenje. Çfare te ka ndodhur Agim? E tjetri pergjigjet:
    Nuk jam Agimi, jam Arbeni.
    Jam i sigurte, qe me ke kuptuar.

  3. “Po mirë zgjohemi, nuk është e lehtë, merr kohë të gjatë dhe nuk të lënë të zgjohesh – po njerëzit e drejtë ku t’i marrim se? ”

    Kjo eshte pyetje me vend, miqesisht po shtoj se ke bere hapin e pare te zgjimit. Te pakten e vure ne diskutim qe duhet te zgjohemi.
    Para se te gjejme njerezit e drejte le te gjejme ne fillim “veten” tone.
    Qe te gjesh veten tende, ne radhe te pare eshte e rendesishme te jesh i vetedijshem, qe je ti ne salle dhe po degjon, nuk eshte babai i juaj, nuk eshte shoku juaj, por je ti qe po degjon dhe jo ata keshtu qe edhe reagimi duhet i juaji dhe jo sikur te ishin ata.
    Sokrati thoshte: “Nje jete e pavetedijshme nuk eshte e denje per t’u jetuar.”
    Nje e vertete qe s’ka nevoje per t’u shpjeguar, e megjithate pjesa me e madhe e njerezve ben nje jete te pavetedijshme, nje jete rutine, mekanike; me mendime mekanike, kryesishte te te tjereve, emocione mekanike, veprime mekanike. Sepse shpesh ne jetojme per te kenaqur opinionin e te tjereve.
    Nje histori te vogel:
    “Mendon te votosh per demokratet?”
    “Jo, mendoj te votoj per socialistet. Gjyshi im socialist, babai im socialist…”
    “Kjo eshte llogjike e marre, e nese gjyshi do te ishte hajdut?
    “Athere po votoje per demokratet.”
    Socialist, demokrate, musliman, katolik jane vetem etiketa, shume frekuente ne jeten tone.
    Te gjithe ne varemi njeri nga tjetri per çfaredolloj gjeje, sepse shoqeria eshte e organizuar ne kete menyre, funksione te ndryshme personave te ndryshem.
    Por te varesh psikologjikisht nga nje tjeter, te varesh ne menyre emotive nga dikush tjeter do te thote te varesh nga dikush tjeter per te arritur lumturine.
    Edhe nje tjeter histori te vogel:
    Nje luan ishte rritur gjithe jeten me delet.
    Nje luan tjeter duke kaluar ne ate zone e sheh dhe e pyet: “Po ti ç’ben ketu?”
    “Jam dele dhe si gjithe delet e tjera po kullos.”
    “Hajde me mua” i tha luani, e çoi tek nje pellg uji dhe i tha: “Shikoje veten tani se kush je!”
    Sapo e pa veten ne uje ai vrumbulloi si luan.
    Cfare prisni?
    Rritja ne vetedije eshte ndryshim,sepse kur kupton ndryshon. Disa me ngadale, disa me shpejt: Iluzionet bien, fantazite eliminohen dhe shkohet ne kontakt me faktet. S’ka rregull absolut.
    Tre jane gjerat me te veshtira per njeriun:
    1) Te kthesh dashuri ne kembim te urrejtjes.
    2) Te aktivizosh te paperfshiret (ata qe perjashtohen).
    3) Te pranosh se ke gabuar.
    Dashuria shkelqen mbi te miren dhe mbi te keqen, ben qe te bjer shiu mbi te shenjtet dhe mbi mekataret.
    Vuajtja sherben per te na hapur syte perpara realitetit, per te kuptuar qe diku mbreteron falsiteti, ashtu si dhembja fizike qe na tregon se diku ka nje semundje, nje plage.
    Ka ardhur momenti qe te kuptojme se kush jemi, te kuptojme situaten ne te cilen ndodhemi.
    Per ta mbyllur Arben po te tregoje historine e nje djali dhe te nje krokodili, ndoshta e keni degjuar, por le te sherbeje per te tjeret qe se kane degjuar dhe te gjejne veten e tyre, sepse jemi gjithmon te shqetesuar nga e keqja e cila ndodhet ne çdo skaj.
    – Nje djal eshte duke ecur gjate bregut te lumit dhe sheh nje krokodil qe kishte ngecur ne rrjetat e peshkatareve ne breg.
    Krokodile, qe eshte femer, i drejtohet djalit dhe i thotë:
    “Te lutem, ki meshire per mua dhe me çliro. E di qe jam e shemtuar,por nuk eshte faji im. Dije se brenda meje rreh zemra e nje nene. Erdha sot ne mengjes per te kerkuar ushqim per te vegjlit e mi dhe ngeca ne kete rrjete.”
    Djali i pergjigjet: “Nese une te ndihmoje dhe te çliroje nga rrjeta, ti me kap dhe me mbyt.”
    Krokodili insiston: “Mendon se une mund t’ja beje nje gje te tille shpetimtarit tim dhe atij qe me ben mire?
    Djaloshi bindet dhe fillon ta çliroje nga rrjeta.
    Ndersa çlirohej krokodili e mberthen me nofullat e tij.
    Djali i thote:”Ja kush eshte shperblimi per vepren e mire qe bera.”
    Krokodili i pergjigjet: “Mos e merr si ofeze personale, bir! Bota funksionon keshtu, eshte ligji i jetes.”
    Djali nuk eshte dakord dhe krokodili i thote:
    “Nese s’te mbushet mendja pyet ke te duash nese gjerat nuk jane keshtu.”
    Djaloshi shikon rrotull dhe sheh nje zog qe qendronte ne peme dhe e pyet:
    “Zog eshte e vertete kjo qe thote krokodili?”
    Zogu i pergjigjet: “Krokodili ka te drejte. Me shiko mua, per shembull. Nje dite po kthehesha ne çerdhe me ushqim per te vegjlit e mije. Mendo terrorin tim kur pashe nje gjarper qe po zvarritej drejte çerdhes sime.Nuk munda te beje asgje, i hengri te vegjit e mije njeri pas tjetrit, dhe une s’beja gje tjeter veçse gerthisja e bertisja,por gjithçka qe e kot. Krokodili ka te drejte. Ky eshte ligji i jetes, ne kete menyre funksionon bota.”
    “E pe?” – i tha krokodili.
    “Lerme te pyes edhe ndonje tjeter” – i tha djaloshi
    “Ne rregull, beje” – me pertim flet krokodili.
    Anes lumit po kalonte nje gomar.
    ” Gomar!” – i thote djali – “Krokodili ka drejte kur thote keshtu?”
    Gomari pergjigjet: “Pa tjeter, qe ka te drejte. Me shiko mua per shembull. Gjate gjithe jetes sime kam punuar si skllav per pronarin tim dhe me jepte per te ngrene vetem sa te merrja fryme. Tani qe jam plak dhe s’kam fuqi te punoje me ka lene te lire dhe jetoje me friken deri sa ndonje egersire te me shqyej. Krokodili ka te drejte, ky eshte ligji i jetes, ne kete menyre funksionon kjo bote.”
    “E pe?” – i tha krokodili – “Tani mjafte me kaq!”
    Por djali insiston: “Me jep edhe nje mundesi te fundit. Kujto se kam qene shume bujar me ty!”
    Krokodili i jep mundesine e fundit.
    Djali sheh nje lepur qe po vraponte dhe e pyet:
    “Lepur! Krokodili a ka te drejte ne kete qe me thote?”
    Lepuri ndalet, me ngadale ze vend dhe pastaj i drejtohet krokodilit: “I ke thene tamam keshtu djaloshit?
    Krokodili pergjigjet: “Po, i kam thene tamam ashtu.”
    “Prit nje minute” – thote lepuri – “Duhet ta diskutojme mire kete pune.”
    “Dakord” – thote krokodili.
    Por lepuri kembngul: “Si mund ta diskutojme, nese ti e mban djaloshin ne goje. Lere te lire. Duhet qe te marri edhe ai pjese ne diskutim.”
    I pergjigjet krokodili: “Qenke dinak ti, ne momentin qe une e leshoje, ai ja mbath vrapit.”
    Lepuri replikon: “Mendoja se ishe me i zgjuar. Nese ai tenton te largohet, ti me nje goditje te bishtit tend e le te vdekur shakull ne vend.”
    “Eshte e vertete” – pranon krokodili dhe e leshon djalin.
    Sapo e sheh lepuri, qe djaloshi eshte i lire i thotë:
    “Mbathja vrapit!” Dhe djaloshi largohet.
    Pastaj lepuri i drejtohet djaloshit:
    “Nuk te pelqen mishi i krokodilit? Njerezve te fshatit tend nuk do t’ju pelqente te hanin nje vakt te mire?
    Per fat te mire nuk e kishe çliruar komplet nga rrjeta trupin e tij. Pse nuk shkon ne fshat dhe te therrasesh te tjeret dhe ne kete menyre beni nje banket te mire.”
    Djaloshi beri tamam ate qe lepuri i tha.
    Shkon ne fshat dhe se bashku me fshataret me sopata dhe hunje e vrasin krokodilin.
    Vjen edhe qeni i djalit, i cili sapo sheh lepurin i sulet dhe e mbyt.
    Djaloshi arrin me vonese ne vendin e ngjarjes dhe ndersa lepuri po jepte frymen e fundit i thote:
    “Krokodili kishte te drejte, kjo bote keshtu funksionon, ky eshte ligji i jetes.”
    Per ta mbyllur po shtoj:
    Jeta eshte nje mister, gje qe do te thote, qe mendja racionale nuk eshte ne gjendje ta shpjegoje, prandaj eshte e domosdoshme qe te zgjohemi, qe te kuptojme qe problemi nuk eshte realiteti, por problemi jeni juve.
    Njeriu zgjohet kur kur kupton dhe kur ze mend. Kur ai zgjohet dhe bota fillon te ec me mire.

Comments are closed.