Arjan Th. Kallço
Rekuiem dashurie
Milanoja jote, i dashur, më kall frikën
Dhe më trajton si mërgimtare dhe të dëbuar.
Në shtëpinë tonë çdo gjë
Më sheh shtrembër, si e ofenduar.
Çdo gjë të thërret, të kërkon
Dhe më lë kështu, të vetme dhe të frikësuar.
Dhe e gjithë koha dëshmon kohën
E dhimbjes të pandarë të jetës.
Dhe në të gjithë kohën gjej paqe koha
Që të ndodhem pranë, shpirt i plagosur.
Disa vjet më parë, kur sapo ishim njohur me Ditën Ndërkombëtare të Poezisë tek shfletoja poetë dhe poezi, ndesha në një sit që fliste për një rrymë letrare që kishte edhe poetët e vet, Neorealizmin. Organizuam në Universitet një takim me rastin e Festës së Poezisë dhe të gjithë autorët më të njohur italianë të kësaj rryme, ishin pjesë e kremtimit të asaj dite që mbledh rreth tryezave poetike shumë poetë në të gjithë botën. Patricia Valduga është një prej tyre që me poezinë e saj ka tërhequr vëmendjen e kritikës italiane dhe sot është një firmë e njohur jo vetëm për poezinë, por edhe si përkthyese. Të tjerë autorë janë Patricia Kavali, Paolo Rufili, Umberto Piersanti, Masimo Rosi dhe që disa prej tyre janë tashmë të njohur edhe tek ne.
Patrizia Valduga lindi në vitin 1953 dhe është një poete, përkthyese italiane. Në vitin 1988 themeloi revistën mujore Poezia të cilën e drejtoi për një vit. Disa nga veprat janë Tundimi 1985, Gruaja e dhimbjeve 1991, Rekuiem 1994, Korsia e të pashërueshmëve 1996 dhe Leksione dashurie 2004. Është edhe një përkthyese e zonja me veprat e autorëve John Donne, Molière, Stéphane Mallarmé, Paul Valéry, Tadeusz Kantor dhe së fundi kolanën Shkrimtarë të përkthyer nga shkrimtarë Rikardi i III i Shekspirit. Aktualisht jeton në Milano. Libri më i ri mesa duket zgjoi përsëri interes dhe në mediat italiane dolën edhe reçensionet e para që i referohen pikërisht volumit të saj Libri i lavdërimeve. Autorja dallohet mes poetëve bashkëkohorë për veçantinë e kërkimit të saj gjuhësor. Sipas një kritiku italian, Valduga e ka përvetësuar krizën e gjuhës së poezisë moderne. Nuk është një poetë në krizë, por një poete që flet me krizën, duke e përdorur atë. Askush si ajo nuk e ka pranuar situatën e pamundësisë që la fjala e Montales : jo sepse ishte e pamundur të shpreheshe më mirë, të thoshe më shumë, por sepse ishte e pamundur të thoshe diçka me ato fjalë.
Tetë vjet nga vdekja e burrit “e dashuron pafundësisht atë, poetja e ndërpret qetësinë me një libër. “Milanoja jote të kall frikën dhe më trajton si mërgimtare dhe të dëbuar – rrëfehet Patricia Valduga – në “vargjet e vërteta dhe të gjalla që ti të jetosh” dhe që i shkroi gjatë ditëve të fundit kur dergjej i sëmurë shoku i saj i jetës dhe poeti, Xhovani Raboni, në verën e vitit 2004. Kur u fik për pak kohë velloja e dhimbjes errëson të dashurën, duke e mbyllur në një heshtje të gjatë që u thye herën e parë me Libri i lavdërimeve ku litanitë, të gjorat , por të mijat, u mboldhën në shenjën e lëvdatave ndaj burrit pas një çerek shekulli bashkë. Patricia e re e njohu këtë prift laik të letërsisë kur po studionte letërsi në Venecia pas tre vjetësh mjekësi. Vajzë që ikën larg një ditë nga qyteti i saj, nga babai që ndërroi jetë, i përjetësuar tek Rekuiemi, dhe në vitin 1981 është tre vjet më e madhe se vajza e madhe e poetit që admironte aq shumë. Nga qyteti i saj në Milano udhëton me makinë, por ka frikë, pasi do t’ia jepte vargjet poetit që t’i lexonte. Raboni përkthente Kërkimi i Prustit dhe pas disa vitesh jep dorëheqjen nga Mondadori ku nuk dallon dot më kërkimin e vlerave letrare, duke përsëritur veprimin e mikut dhe poetit Vitorio Sereni. Në një qytet ku “ e keqja nuk qëndron tek sendet, dashuria bashkon gjithçka”, edhe vështirësitë e dy të dashuruarve, të dy të martuar, por edhe gabimet : dështova edhe me dhimbjen / duke përhapur shumë ankth për dashurinë”. Intimiteti hapet, poezi pas poezie, në një reflektim më të gjerë : sepse poezia është ndërtim jo i vetmuar, por kolektiv ku dashuria është hapësira dhe koha që u bënë të ndjeshëm në zemër, sipas Prustit. Për këtë Grua me dhimbje, poezia është si dashuria, nostalgji e të padukshmes që nuk duhet të heqë dorë nga kënaqësia, fizike dhe letrare me anë të 11 rrokshit dhe formave të mbyllura, që nga sonetet kur dëshironte të joshte një profesor të sajin në universitet. Sot poetja e erotikës dhe e ditur, Leksione dashurie të një kohe, ruan kujtesën e të dashurit pafundësisht të dashur. Sa marrëzi shkrova në vargjet e mia / për natën, seksin, dashurinë, thotë një pietas manxoniane e trashëguar nga ai me një ide të shpëtimit që vjen nga një pasion i përbashkët. Dhe kur shkruan që të mundë frikën e vdekjes, për një çast, e bën, duke folur për dashurinë, jo vetëm në funksion të kujtesës, e kthyer në jetë në pjesën e dytë të librit nga citimet e veprave të Rabonit.
Të çuara dëm më kot, rrahjet e zemrës… pak rëndësi ka / nëse e kënaqa ëmbëlsinë / nga jeta me ty / të vdes, o jeta ime, pranë teje. Çdo gjë po të thërret, të kërkon / dhe më lë kështu, të vetme dhe të frikësuar. Poezia tashmë e ka përpunuar zinë, duke i fshirë lotët në faqet më të qarta dhe gjithmonë më të shndritshme, por e bëri që të zbulonte besimin e një dashurie më të fortë sesa lajmi i vdekjes së Rabonit. Nuk mund t’ia mbath më nga vetja / më gjen kudo drita jote e pastër.