“Zoti Kadilli, a ka qenë babai juaj në togat e pushkatimit?”

0
61

Nga Ilirian Blloshmi, 3 Mars 2012

Deputeti Fatbardh Kadilli ka thënë se Edi Rama duhet të kërkojë falje për krimet e kryera nga familja e tij, duke filluar që nga varja e poetit Havzi Nela. Kjo ishte deklarata e Fatbardh Kadilli-it ne te perdishmen Tema dt.2. mars.2012, qe me detyroj t’i pervishem ketij shkrimi.

Une, autori i keti shkrimi quhem Ilirjan Blloshmi dhe jam pinjolli i nje familje te perndjekur deri ne palce…

Po ju tregoi disa prej tyre

Vilson Blloshmi(xhaxhai im) pushkatuar ne 1977
Bedri Blloshmi (xhaxhai im) arrestuar ne 1977 liruar ne 1991
Sami Blloshmi (gjyshi im) 15 vite burg
Hajdar Blloshmi (xhaxhai i babait) i pushkatuar
Hasan Blloshmi (xhaxhai i babait) vdekur ne burg
Per te mos harruar dhe pjesen e internimit
Zoti deputet, po te ktheheni dhe te pyesni babain tuaj, besoj ka nje njohje me Hajdar Blloshmin, sepse le ta marrin vesh keta, qe je pjelle e nje njeriu qe ka qene pjese e toges se pushkatimit (e vertetuar me dokumenta)
Ju dolet dhe thate qe PD eshte nje parti e cila ka perkrahur te perndjekurit.

Ju nuk mund të flisni për të drejtat e ish-të dënuarve politikë, që vetë regjimi juaj ua mohoi.
Kohët e fundit kemi dëgjuar kryetarin tuaj hipokrit të deklarojë se gjoja në programin tuaj do të futkeni edhe problemin e të përndjekurve politikë. Oh, ironi e kohës! Mund të pranoni ju të bashkëpunoni me shoqatat tona në një kohë kur i keni konsideruar deri tani si armike, njësoj si në periudhën kur sundonin paraardhësit tuaj famëkeq?

Dëgjojmë liderin tuaj dështak të flasë shumë herë për antikomunizmin. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, a nuk i vrasin veshët atij thirrjet ogurzeza të korbave që mban përreth, që ulërijnë se qenkan krenarë që baballarët e tyre paskan qenë komunistë? Apo për ministrat e Ramiz Alisë që i mban gjithmonë e më afër? Shtoj këtu edhe jashtëqitjet e së djathtës që u janë bashkangjitur juve, se aty kanë gjetur veten e tyre.

Ju harroni, por nuk harrojmë ne. Nuk harrojmë Burrelin dhe Gjirokastrën, Vloçishtin dhe Bedenin, Spaçin dhe Qafën e Barit, Turanin dhe Porto-Palermon. Nuk harrojmë të rënët tanë, të burgosurit tanë, të internuarit tanë, të përndjekurit tanë. Ata nuk kanë vdekur. Ata janë të gjallë. Ata na bëjnë thirrje që në këto momente, kur ju kujtoni se kemi vdekur, të tregojmë se jemi ende të gjallë, se ende jemi në gjendje t’u tregojmë vendin, t’u japim atë që meritoni. Këtë do ta arrijmë nëpërmjet vendosjes së drejtësisë për të cilën jemi të përkushtuar.

Hienat e së kaluarës krokërasin për të nxirë diellin që ka lindur në vendin tonë. Por le ta dinë mirë se në rast se do të vazhdojnë me klithmat e tyre të dëshpëruara, shpejt do të shohin pasojat e një katastrofe të paparë për parimet e tyre obskurantiste. Heshtni! Këtë thirrje ua bëj unë, një ish-i përndjekur politik nga regjimi diktatorial i tyre, që sundoi për 46 vjet këtë vend fatkeq.

Meqese jam nga qyteti i Librazhdit, ku ju keni punuar ne hetuesine e keti qyteti, po ju them qe ata qe vinin dhe ju informonin ju, sot jane antikommuniste me te forte. Besoj ju kujtohet Aqif Leka.

Megjithatë, sigurimi edhe pse e dënoi 20 vjet, prapë e shpërbleu, e liroi në 1986, i “fali” 10 vjet, kur ky bashkëpunëtor shkonte prapë në degë dhe bënte “zanatin” e parë deri në 1990, kur u duk se u vidhis komunizmi, por jo sigurimi. Ky sigurim që është prapë si më parë për nga organizimi dhe fuqia, vazhdon të shpërblejë këlyshët e vetë me lloj lloj formash. Të njëjtën gjë ka bërë dhe vazhdon të bëjë dhe me sigurimin Aqif Leka.

Sigurimin e ka përkrahur aq shumë sa të birin e Aqifit (Nitin) e kanë bërë kryetarin e Partisë Demokratike të rrethit Librazhd. Bukur, shumë bukur. I gjithë Librazhdi e di se në kohën e revolucionit të armatosur 1997, Niti, që është sot kryetari i Partisë Demokratike, bashkë me babanë Aqifin, shkuan thyen derën e Partisë Demokratike, morën karrige, tavolina e divane në kurriz dhe i çuan në shtëpinë e tyre. Mirëpo ky veprim u fal nga të deleguarit nga Tirana.

Them u fal, sepse këtë hajdut e morën dhe i dhanë çelësat e komplet godinës dhe me disa pseudo-demokratë, të cilët kanë kandiduar 2-3 herë për kryetarë partie, për deputet dhe kanë humbur vazhdimisht duke bërë lojën e sigurimit, janë shpërblyer duke i sjellë në Tiranë dhe i bëjnë drejtorë të rrugëve, vend përrallor për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të shpërblyer padronët komunistë me pjesën e luanit e cila garanton vendin fitimprurës. Askush nga Tirana nuk interesohet pse humbet në Librazhd vazhdimisht e djathta. Askush nuk do t’ia dijë se kompania e Nitërve përjashtojnë demokratët e vërtetë nga kryesia apo dhe më poshtë. Ka shumë fjalë dhe është vërtetuar se mesa duket Librazhdi në shortin e hedhur të zonave të ndara i ka mbetur sigurimsave dhe komunistëve.

Është vendosur që korridorin Librazhd-Përrenjas-Pogradec e kanë të majtët dhe sigurimi, gjë që e kryejnë më së miri ata që janë vendosur me porosi të të deleguarve në Librazhd. Të deleguarit nga Tirana i kanë humbur me ndërgjegje votat e ‘kulakëve”, te persekutuarve, madje dhe familjeve të mëdha që tradicionalisht kanë qenë, janë dhe do të mbeten të djathtë. Për këtë kanë derdhur gjak vazhdimisht që kjo mund të ndodhë. Për këtë jemi luftuar dhe vazhdojmë të luftohemi dhe mbas 45 viteve diktaturë, që shërbëtorët besnik të së keqes e vazhdojnë me zell.

Po ashtu, te kujtohet dhe Ridvan Baçi nga Rakicka e Bilishtit. Me që ka qenë llogaritar në Rrajcë kooperativa e Përrenjasit dhe zonën kufitare, duke patur miqësi me gjithë komunistët e sigurimsat.
E pra, beni mire te heshtni se me shume na lendoni…..