Nga Flogert Muça, 21 Shkurt 2012
“Njeriu meson nga ato qe sheh, respekton ashtu siç e respektojne, harbon si te gjithe te harbuarit e njekohesisht per te ruajtur koken e tij, punon siç ka pare precedentet para tij per te arritur nje sukses, qofte ky dhe i pamerituar e ne dem te shumices! Eshte akoma me tragjike kur mendon se demin mbi mbare shoqerine e mbi mosmbarvajtjen e nje procesi demokratik e bejne te rinjte, e ardhmja, te ashtuquajturit perfaqesuesit e mbare te rinjve, senatoret e senatit akademik te fakultetit.
Nje barbarizem e nje banalitet absurd por shkaterrues te dinjitetit tone sot e pashe per fat te keq vete… Shkova te votoja per drejtuesit e rinj te fakultetit, per ata qe do me perfaqsojne neser e qe do me ruajne mua dhe çdo student nga padrejtesia qe ka kapluar çdo cep te çdo institucioni sigurisht, pa prekur ata qe i bejne keto mynxyra kundrejt popullit, qe eshte sovrani e padiskutueshem.
Po le te mos dalim nga tema dhe pse kjo paturpesi e bere tani mode ne shtetin tone te vret shpirterisht dhe te indinjon pa fund… Siç po thoja sot flitej per zgjedhje dhe natyrisht duhet te ishte nje situate pa ngjyrime politike e pa ndikime mbi te drejten e cilitdo per te zgjedhur qe ta perfaqesojne e natyrisht, nga vete ata qe konkurronin s’duhet te lejohej ne menyre kategorike dhenia e fletushkave me emrat e atyre qe duhet te votoheshin…
Ç’ndodhi??? Ne fillim te shkrimit ju thashe qe njeriu meson nga ato qe sheh dhe qe quhen te mira nga pala fituese ndaj ajo qe ndodhi eshte fare lehte e kuptueshme nga te gjithe… Siç barbarisht me 8 maj ne mes te Tiranes vidhej me ligj nje mandat kryebashkiaku, sot, duke marre shembull ate vjedhje te ligjshem, te rinjte ishin leshuar vjedhjes dhe te paligjshmes me vrull.
Fletushka qe te jepnin sakte se ke duhet te votoje, te ngjiteshin duarve ne brendesi te fakultetit dhe pse s’lejohej ne asnje menyre. Meqe tanime çdo rruge e paligjshme qe te çon ne fitore mund te quhet E Ligjshme, studentet e njekohesisht kandidatet per senat akademik te fakultetit te gjuheve te huaja po e zbatonin tamam ashtu siç e kishin pare me 8 Maj. Personalisht u trondita. U trondita per faktin se vullneti yne po copetohej dhe ketu, perfaqsimi yne do qe nje masaker e vertete, shkelja e ligjt dhe marrja e veseve nga pseudoudheheqesit tane tanime ishte nje fakt…
Arsimi dhe nje here mendoa qe mori fund e u uzurpua e kjo per faktin se keta qe benin keto “pislleqe elektorale” ishin pikerisht dhe lobuesit e pushtetit aktual… ”8 Maji” i fakultetit vazhdonte me tej me babezine e thyerjes se rregullave nga ana e kandidateve disa here e s’mund te mos mendosh qe perpos gjithe kesaj kasaphane qe behej mes studenteve te mos kish dhe nje shtrengim gjer ne perjashtim nga puna per pedagoget qe do votonin per rektor e dekan.
Per fat te keq pedagoget s’do e pranojne kete fakt sepse gijotina per vendin e punes eshte gati per ta por, ajo qe duhet te kuptohet eshte fakti se dhe pjesa mee brishte e institucioneve te ketij vendi e cila nuk duhej prekur kurrsesi, u shperfytyrua, u vodh, u asimilua, u be instrument politik e kjo eshte Fatale per te tashmen e me keq akoma, per te ardhmen e vendit. Te ndjekesh gjurmet e paskurpullta per te arritur qellimin me çdo mjet mjerisht vrases eshte kembana e alarmit qe bie se e ardhmja sgaranton asgje vec pushtimit te gjithçkaje nga nje doer burrash e grash “te zinj”…
”8 Maji” i fakulteteve eshte nje tjeter krim qe po te kapercehet pa u vene re e demaskuar me te drejte, pa bere nje sensibilizim te te rinjve se: ”JO, s’ka askush te drejte te na inponoje deshiren per te zgjedhu perfaqesuesit tane e me tej akoma askush ska te drejte te na ndryshoje neve vendimin e dhene me vote” do na mallkonte e ardhmja. Une jam je student i thjeshte, si 98% e studenteve, nuk isha kandidat per asnje post por, padrejtesia me vret. Ajo na vret te gjitheve ndaj, ti themi STOP.







