Neki Babamusta
Nga: Prof. Neki Babamusta, Londër, 14 shkurt 2012
Aqif Averiku gurkështjelle në pavdekësi (1910 – 1947)
Kalaja stërgjyshore e Gjirokastrës ka mbetur legjendë e Arbërit, simbol qëndrese për liri dhe për të bukurën gjuhën shqipe.
Argjiro: më të shtrenjtën kishte erën e lirisë. Pranoi humnerën me foshnjen në gji, që barbarët të mos cënonin nderin e kombit. Për atë liri dhe nder edhe Nora e Kelmendit nuk pranoi të bëhej skllave e Pashait turk, duke e goditur me thikë drejt e në zemër.
Trimat e Çerçiz e Bajo Topullit, të Mihal Gramenos, nuk lejuan që fortesa e Girokastrës të binte në duart e pushtuesve turq. Ironi e fatit! Pashallarët e kuq komunist e kthyen kalanë në burg – ferr. Ngritën dhjetra qeli, rrethuar me hekura, zinxhir e frëngji. Qindra e mijëra njerëz të pafajshëm u torturuan dhe u pushkatuan nga diktatura. Kjo fortesë që mbrojti lirinë e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj për shekuj, po ashtu i mohoi lirinë shqiptareve gjatë dikturtës. Satanët e kuq organizonin festivale të këngës popullore në kala, duke hedhur valle mbi gjakun e martirëve, mes të cilëve edhe Aqif Averikut.
Aqif Averiku lindi dhe u edukua nga një fis patriotësh nga Kosova. Mbaroi studimet e larta ushtarake në Itali. Aqifi, bashkë me një grup oficerësh shqiptar, ditën e ceremonisë së diplomimit, nuk pranuan të bënin betimin përpara flamurit italian, me sopatat e Fashizmit. Ata deklaruan përpara autoriteteve të larta ushtarake italiane: “Bëjmë betimin, duke u ulur në gjunjë, vetëm përpara flamurit të kombit tonë shqiptar.”
Gjatë kohës së Mbretërisë të Zogut I, Aqif Averiku iu përkushtua punës për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. U bashkua me grupin e patriotëve nacionlistë, ku shkrehën pushkën kundër agresorëve italian. Në vitet e para të luftës kundër fashizmit (v. 1940 – 44) si patriot nacionialist Aqifi doli malit me armë në dorë në Frontin e Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtare (NÇL). Ai besonte në idenë e hedhur në Konferencën e Pezës, (16 shtator 1942) për krijimin e një fronti të bashkuar kundër pushtuesve “pa dallim feje, krahine dhe ideje”.
Partia Komuniste (P.K.Sh) në Marrëveshtjen e Mukjes me 2 gusht 1943 tradhtoi forcat nacionaliste, duke i shapllur luftë atyre dhe proklamoi veten si drejtuese e vetme e luftës çlirimtare. Nacionalistët shqiptar nuk pranonin yllin e kuq, simbolin e komunizmit.
Në vitet 1944-46, Aqif Averiku ra në kontakt me Organizatën Nacionaliste në Shqipëri, Fronti i Rezistencës, drejtuar nga Hamdi Frashëri. Qëllimi i organizatës: rrëzimi i komunizmit, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe lidhja e miqësisë midis Shqipëri – Sh.B.A. – Angli. Pjesëmarrësit e Frontit të Rezistencës nuk i kishin lyer duart me gjak. Veprimtaria e tyre mbështetej në parimet e larta të demokracisë: ndërrim pushteti me rrugë paqësore, jo me vrasje.
Organet famëkeqe të sigurimit, suvijuan veprimtarinë e Organizatës Nacioinaliste, me degë në tërë Shqipërinë. Shumica e veprimtarëve të Frontit të Rezistencës u arrestuan në vitin 1946 nga Sigurimi i Shtetit. Diktatura komuniste, shumicën e tyre i burgosi dhe i pushkatoi. Këtë fat tragjik pati edhe Aqif Averiku. Ai provoi torturat më çnjerëzore në burgun e Tiranës. Në v. 1945 – 46 ai kishte kryer me nder detyrën e oficerit në zyrat e rekurtimit ushtarak në Sarandë. Arrestohet nga Sigurimi i Shtetit me akuzën bolshevike: “armik i popullit, që kërkoi të përmbyste me forcë pushtetin poullor!” Vendimi i gjykatës komuniste: “dënim me pushkatim”.
Aqif Averiku, me nacionalistët e kombit, nuk kishin bërë tradhëti. Por drejtësia komuniste vendoste vetë ligjin.
Pas një viti trajtimi çnjerëzor në burg, me një shok të tij dërgohet në kalanë e Gjirokastrës. Që të dy i kishin lidhur me zinxhirë. Aqif Averiku nuk pranoi t’ia lidhnin fytyrën me shami. Pushkatarëve të parë, iu dridh dora, sepse po egzekutonin dy njerëz të pafajshëm. Si i kërcënuan me vdekje, u zëvëndësuan nga një skuadër tjetër pushkatimi. Vaj dhe pikëllim! Vajtoi i tërë kombi!
Në Foto: Aqif Averiku (nipi)
Aqifi la pas gruan e tij, me të cilën qëndroi vetëm tre ditë martese, para se të arrestohej. Fisi patriot i Averikëve në Kavajë u godit rëndë nga diktatura komuniste. Në proçeset demokratike, nipat e Aqif Averikut (z. Aqif Averiku, z. Nexhmi Averiku bashkë me tre vëllezërit e tjerë), ishin ndër të parët që morën pjesë në protestat për rrëzimin e Diktaturës. Pas fitores së Demokracisë, në vitin 1993, ish-presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, e shpalli Aqif Averikun “Martir të Demokracisë”. Nipat e tij, ish-nxënësit e mi të talentuar, si njerëz të punës dhe mëndjes, me mund e djersë, kanë ngritur në Kavajë disa biznese të sukseshme, duke hapur shumë vende pune për bashkëqytetarët e tyre.
Si humanistë, pesë vëllezërit Averiku ndërtuan Xhaminë e re në qendër të qytetit të Kavajës. Kanë asfaltuar rrugë, u japin ndihma në të holla çdo vit familjeve me pak të ardhura. Dërgojnë me paratë e tyre besimtarë myslimanë në peligrinazhin e Mekës në Arabi Saudite, për të bërë lutje përpara varrit të pejgamerit Muhamed. Televizioni i tyre në qendër të Kavajës transmeton mesazhe paqeje, vëllazërimi, për bashkim kombëtar. Gjatë luftës së Kosovës, në mars 1997 ata strehuan dhe sistemuan shumë familje refugjate kosovare në Kavajë. Ata punojnë çdo ditë për të zhvilluar më tej dhe përparuar vendin. Për këto vlera të larta që kanë, respektohen nga populli i Kavajës, me gjithë trevat e saj.







