Bledar H. Prifti
Kam dëgjuar së fundmi disa deklarata të z.Artur Zheji në të cilat ai pretendon se nuk do të ishte llogjike dhe nuk do të ishte në interesin e Sali Berishës të urdhëronte vrasjen e demostruesve të pafajshëm më 21 Janar 2011. Vetvetiu lindin dy pyetje: (1) A mund të jetë vrasja rrjedhojë e racionalitetit (përllogaritje midis humbjes dhe fitimit), dhe nëse po, kur mund të jetë ajo e tillë? (2) Përse duhet Zheji të mbante këtë qëndrim unik në një kohë kur as ushtarët më të flaktë të Sali Berishës nuk kanë pretenduar një racionalitet kaq banal?
Bazuar në mijëra studime akademike, akti i vrasjes është një veprim irracional i cili në shumicën dërrmuese ndërmeret bazuar në ndjenja si urrejtja, xhelozia, c/nderim, besimi i tepruar në fshehtësin e aktit, prepotenca, dhe ndjenja të tjera të përafërta. Mjafton të analizojmë vrasjet e fundit që kanë ndodhur në fshatrat apo qytetet Shqiptare dhe do e kuptojmë fare mirë se nuk ka asgjë racionale në vrasjen e një individi. Nëse njërëzit do të ishin racionalë nuk do të kryhej asnjë vrasje, bile njërëzit nuk do të dënjonin as të votonin për të formuar qeverinë e tyre.
Por me të drejtë dikush do të thotë se vrasjet kryhen edhe me pagesë; një person kryen një vrasje pasi i është ofruar një shumë e majme parash. Megjithatë edhe në këtë rast personi është irracional pasi ai e kryen aktin e vrasje nën efektin e besimit të tepruar se vrasja nuk do të zbulohet, sepse nëse vrasja do të zbulohej nuk do të ishte rracionale që ai të kalbej në burg për një sasi parash, të cilat, pavaresisht shumës, nuk do të kishin vlerë nëse personi do të kalbej në burgë. Jo më kotë urdhëruesi paralli nuk vret me dorën e tij. Gjeneral Ndrea Prendi, bazuar në hetimet e FBI-së, nuk qëlloi turmën se ishte rracional por sepse kishte një besim të tepruar se urdhëruesi/(krye)ministri i tij do ta mbronte me cdo kusht. Jo më kot ngjarjet rrodhën ashtu sic rrodhën.
Këtu vihemi përballë pyetjes së dytë: Përse dikush përhap këtë idenë rracionale për kryerjen e vrasjeve të 21 Janarit? Eshtë mentaliteti dhe formimi prej mercenari i cili e bën dikënd të flasë për vrasje të karakterit racional. Si mercenar, ai mendon se një vrasje mund të kryhet vetëm për arsye përfitimi, ashtu si mercenari i cili nuk lufton për vlerat dhe bindjet e veta por për përfitime primitive lehtësisht të konvertueshme në vlerë monetare.
Qënia mercenare nuk i lë këta tipa të besojnë se pushteti vret, se Mubaraku dhe Gadafi dje dhe Saliu dhe Bashar al-Asad sot, vranë dhe vrasin pasi e kanë (anti)vlerë dhe moral të tyren të vrasin për të mbajtur më çdo çmim pushtetin. Që të gjithë këta syresh kanë pretenduar dhe pretendojnë se kanë ardhur në pushtet në mënyrë demokratike, përmes votës së popullit, dhe që të gjithë të njohur nga kancelaritë Perëndimore.
Imagjinoni sikur al-Asad të mari për këshilltar dike si z. Zheji dhe t’i thojë botës se nuk është llogjike dhe rracionale që Asad të vrasë popullin e tij, në një kohë kur trupat qeveritarë vrasin dhjetra qytetarë Sirianë çdo ditë. Imagjinoni sa qesharakë do të dukeshin al-Asad dhe Zheji në sytë e botës. Imagjinoni gjithashtu al-Asadin dhe Zhejin, kur të kapeshin mat, të deklaronin se vramë të pafajshëm se kemi ardhur në pushtet në mënyrë demokratike.
Sa fatkeq dhe viktimë do të ndjehej Ben Ali që nuk vrau popullin e tij Tunizian për të mbajtur pushtetin deri në fund.