Fjala e dhënë nga një mërgimtar i rrethit të Gostivarit tashmë është bërë realitet. Vet pronari i kompanisë ndërtimore “Lato Gerustbau”, ka qëndruar në Tiranë për të bërë kontratën dhe pagesën e banesës, që më pas t’ua dorëzojë dokumentin e pronësisë dhe çelësat pasardhësve të Komandant Telit. Gëzimi, emocionet dhe lumturia mbizotëruan në ambientet e banesës së re. “Në radhë të parë, shpreh falënderime për stafin e gazetës suaj dhe gjithë atyre humanitarëve. Zoti u faltë fat dhe mbarësi”, uroi bashkëshortja e Telit, Rabija
Driton Zenku/KOHA
Tiranë – Janë rikthyer buzëqeshjet dhe lumturia në familjen e Lefter Koxhajt – Komandant Telit. Pas golgotës disa mujore si mungesë e vendstrehimit, fëmijët e Komandant Telit – Rexhina dhe Letjani i vogël, si dhe bashkëshortja e tij, Rabija, tash e tutje do të jetojnë në një banesë të re në pronësi të tyre në mes të Tiranës.
Fjala e dhënë nga një mërgimtar i rrethit të Gostivarit, tashmë është bërë realitet. Vet pronari i kompanisë ndërtimore “Lato Gerustbau” me vendndodhje në Gjermania, ka qëndruar në Tiranë për të bërë kontratën dhe pagesën e banesës, që më pas t’ua dorëzojë dokumentin e pronësisë dhe çelësat pasardhësve të Komandant Telit. Edhe pse ekipi i gazetës KOHA në ato momente ishte aty, nga modestia ai nuk deshi të bëjnë prononcim publik, duke shtuar se ky gjest është bërë në emër të Zotit dhe për dy jetimët e Komandant të madh të UÇK-së, familja e të cilit deri tani ishte lënë nën mëshirë të Zotit.
Gëzimi, emocionet dhe lumturia mbizotëruan në ambientet e banesës së re. Rexhina dhe Letjani i vogël bënin plane se cila dhomë do të jetë dhoma e tyre e gjumit, gjersa e ëma e tyre Rabija, nuk mund të fshihte emocionet nga realiteti i ri në familjen e tyre. Një banesë e re në Tiranë me mbi 90 metra katrorë dhe me një vlerë mbi dyzet mijë euro.
“Në radhë të parë, shpreh falënderime për stafin e gazetës suaj. Ju uroj nga zemra, fat dhe mbarësi dhe Allahu Ju shpërbleftë donatorin që dolët në krah të familjes sonë. Me vjen shumë mirë që pas kaq vitesh, ku mbi ne, me një fjalë kishin ndodhur shumë probleme, mënyra ekonomike dhe mënyra e jetesës thuajse ishte e pamundur, del dikush të na ndihmojë. E vlerësojë lartë kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe kudo që janë, të cilët na kanë ndihmuar, sepse edhe pas kaq vitesh, ata nuk e kanë harruar bashkëshortin tim dhe babanë e dy fëmijëve.
E vlerësojmë gjestin e tyre human për të na ndihmuar në blerjen e kësaj banese, që edhe fëmijët tanë të jetojnë në shtëpi dhe të jetojnë të lirë. Një falënderim të madh edhe për Këshillin iniciativë që dhanë gjithçka nga vetja për të na ndihmuar neve si familje. Uroj nga zemra që Allahu t’ua shpërblen për të mirë”, theksoi për gazetën KOHA, bashkëshortja e Komandant Telit, Rabije Myrta.
Momentet e gëzimit në familjen e Komandant Telit u ndanë edhe nga anëtarët e Këshillit iniciativë për mbështetje të familjes së dëshmorit Lefter Koxhaj.
“Sot jemi në Tiranë për të bërë vendosjen e familjes së Lefter Koxhajt në banesën e re. Shprehim respektin tonë për gjithë ato qytetarë dhe theks të veçantë mërgimtarin nga Gostivari, që ndihmuan familjen e Komandant tonë. Një falënderim shkon edhe për redaksinë tuaj që dhatë kontributin të pakursyer në sensibilizimin e opinionit publik. Gjithë ato që ndihmuan, e lusim Zotin t’i shpërblen më të mirat e veta të pakufishme”, theksoi Mesir Mersimi.
Letjani niset për në Gjermani
Sigurimi i banesës nuk ka qenë dhurata e vetme për familjarët e Lefter Koxhaj. Nga Këshilli iniciativë për mbështetje të familjes së dëshmorit, pohojnë se tashmë janë grumbulluar mjetet e nevojshme financiare për shërimin e Letjanit të vogël . Këto ditë, ato nisen për në Gjermani ku dhe pritet që Letrajni t’u nënshtrohet kontrolleve dhe vendosjes në veshë të aparateve për dëgjim. Të gjitha pagesat e spitalit, shpenzimet e rrugës dhe vendosja në Gjermani, tashmë janë siguruar. “Ditën e shtunë, ato nisen në Frankfurt të Gjermanisë, në spital janë kryer të gjitha procedurat dhe pagesat e nevojshme, kurse atje do të qëndrojnë 10 ditë. Me 1 shkurt presim që Letjani të kthehet në Tiranë shëndosh e mirë”, theksoi Arben Elezi nga Këshilli iniciativ.
Në Gjermani, familjarët e Lefter Koxhajt do të vendosen dhe do të merren në përkujdesje gjatë qëndrimit atje në familjen e mërgimtarit Megdan Sulejmani nga fshatin Raven. Nga Këshilli iniciativë për mbështetje të familjes së dëshmorit Lefter Koxhaj, bëjnë me dije që krahas blerjes së banesës, janë grumbulluar dhe një sasi parash prej 15 mijë eurosh, mjete këto që do të shërbejnë për mjekimin e Letjanit të vogël në Gjermani. Por mbështetja për familjarët e Komandant Telit nuk ka mbaruar me kaq. Një mërgimtar tjetër nga rrethina e Gostivarit me punë të përkohshme në Austri, Sadik Sadiku përveç 4.500 euro që ndahu për familjarët e Telit, ka marrë përsipër që gjatë gjithë vitit, në xhirollogarinë e tyre të bart nga 200 euro në muaj.
Informacioni mbi gjendjen në të cilën ndodhej familja e dëshmorit të Lefter Goxhaj, i njohur ndryshe si Komandant Teli, u prit me dhembshuri dhe jehonë të madhe nga opinioni i gjerë publik. Vetëm tre ditë pas publikimit të rastit në gazetën KOHA, u bë i mundur sigurimi i banesës, mbi 15 mijë euro për shërimin e Letjanit të vogël në Gjermani si dhe nga 200 euro për 12 muajt e ardhshme nga një mërgimtar me punë të përkohshme në Austri.
Përmes autorit dhe kineastit të njohur, mikut tim, Kolec Traboini, jam njohur me historinë e trishtë të familjes së Komandant Telit. Një banesë në pronësi të Florin Krasniqit, iu mor kësaj familjeje me vendim gjykate. Banesa mund t’u lihej atyre e të mos nxirreshin jashtë nga pronari, por ai nuk e tregoi zemërgjerësinë e duhur. Kështu që përkundër veprimeve të tij aspak dinjitoze e njerëzore, më vjen mirë që del dikush dhe ka mundësi e njerëzi të ndihmojë. Bravo të qoftë.
Comments are closed.