Ambasadori danez: Puna e prokurorisë për 21 janarin, profesionale. Duhet transparencë në gjykim

0
47

TemA Online, 27 Janar 2012

Ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, vendi i të cilit ka kreun e radhës së Presidencës së BE-së, ka kërkuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm të 21 janarit. Në një takim me prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, ambasadori Jensen ka theksuar se duhet transparencë dhe efektivitet në gjykim.

Mbi këtë bazë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për prokurorinë shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj për 21 janarin dhe më gjerë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis instutucioneve të akuzës të dy vendeve.

Në takim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës.

Gjithashtu në takim u vlerësua performanca e prokurorisë shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.

Në takim gjithashtu u ra dakort se mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një nga kushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend.

/ora-news