Ismet Hasani, exp.oec. Suedi
Temë aktuale në Kosovë është emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit
Për Kryeprokurorë të Shtetit janë 8 kandidatë potencialë
A do të bëhet emërimi në përkim me LPPSH
*
“As teologët në kisha e xhamia, as oratorët më të zëshem në Parlamente, as ligjëruesit më të njohur në Shkolla e Universitete, nuk kanë aq ndikim tek populli, sesa mediat dhe shtypi!”
(Winston Churchill, ish ministër i Anglisë)
Duke ndjekur mediat dhe shtypin “kosovar” vërehet se këto ditë temë aktuale është emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës. Lexohen dhe dëgjohen mendime, opinione edhe të atyre që veten e quajnë “profesionist”, por, për çudi asnjëri nga ta nuk mbështet “profesionalizmin” e tij në Kushtetutën dhe në dispozitat e LIGJIT PËR PROKURORIN E SHTETIT, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës – LIGJI NR. 03/L. 225, në mbështetje të nen. 65(1) të Kushtetutës se Republikës së Kosovës.
Prandaj konsiderova si akt moral të një qytetari të rendomtë, që të njohtoi opinionin lidhur me krejt atë që është e paraparë me Aktet Normative Ligjore lidhur me Prokuroritë, Prokurorët dhe Kryeprokurorët e Shtetit të Kosovës.
Kur e them “si akt moral”, e kam parasysh se,
“…në qoftë së gjëndesh në një mes ku dikush e thotë një të pavërtetë dhe me këtë i vë në lajthitje (mashtrim) të gjithë që gjënden aty, e ti je i vetmi ai që e di të vërtetën, por nuk e thua e nuk reagon, i merr përsipër “mëkatët për lajthitjen e të gjithë atyre aty, që nuk e dinë të vërtetën!”(i.h.)
Flamuri i Republikës se Kosovës
Prokurori i Shtetit të Kosovës
Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit rregullohen me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore.Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi.
Këshilli Prokurorial i Kosovës
Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore. Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutojë, propozojë, avancojë, transferojë, disiplinojë prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj. Këshilli do t’i japë përparësi emërimit për prokurorë të anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe dispozitat për emërimin, shkarkimin, mandatin, strukturën organizative dhe rregullat e procedurës, rregullohen me ligj.
Vizioni i prokurorit të shtetit
Synim kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit në Republikën e Kosovës dhe kontributi në sigurimin e sundimit të ligjit.
Prioritetet kryesore do të jenë ndjekja e suksesshme e krimeve të luftës, krimit të organizuar, dhe veprave penale që rrënojnë bazat e ekonomisë së vendit. Luftimi i këtyre llojeve të krimit duhet të jetë sfidë jo vetëm e Prokurorit të Shtetit, por edhe e të gjitha organeve shtetërore dhe e shoqërisë kosovare. Për këtë qëllim do të bashkëpunohet me të gjitha organet për zbatimin e ligjit e sidomos me Policinë e Kosovës, Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Agjencionin Kosovar Kundër Korrupsionit.
Puna e Prokurorit të Shtetit do të bazohet në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. Gjatë punës do të respektohen pavarësia, paanshmëria, profesionalizmi dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Arritja e besimit tek publiku është synim i vazhdueshëm. Për këtë qëllim Prokurori i Shtetit do t’i kushtoj vëmendje të posaçme transparencës dhe media dhe me shoqërinë civile.
Shfrytëzimi dhe përdorimi racional i buxhetit dhe resurseve njerëzore poashtu është një ndër synimet e rëndësishme.
Misioni i prokurorit të shtetit
Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur dhe funksionet e veta i ushtron në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Gjatë ushtrimit të funksioneve siguron trajtimin e barabartë dhe objektiv të të gjithë personave pa diskriminim në baza kombëtare, gjinore, racore, bindjeve politike, besimit fetar dhe pozitës shoqërore.
Pavarësia dhe paanshmëria do të sigurohet me shmangien e çfarëdo lloj ndërhyrjeje apo pengimi kundërshtuese dhe kundërligjore në punë e Prokuyrorit të Shtetit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarr ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e të dëmtuarit, do të mbikëqyrë punën e policisë gjyqësore gjatë hetimit të veprave penale dhe udhëheqë me procedurën paraprake gjatë mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve të nevojshme për fillimin e procedurës penale.
Gjatë punës së vet Prokurori i Shtetit vlerëson dhe analizon me përkushtim të njëjtë provat fajësuese dhe shfajësuese dhe gjatë hetimit siguron që hetimi të kryhet në afatet ligjore, respekton në tërësi të drejtat e të pandehurit dhe siguron mbledhjen e provave të pranueshme për gjykatën.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Prishtinë, ka kompetencë të veproj pranë gjykatave themelore për veprat penale që ka kompetencë sipas Ligjit Nr.03/L. 052 për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe juridiksioni i kësaj prokurorie shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në PSRK punojnë prokurorë nga misioni EULEX, si dhe dhjetë prokurorë vendës.
Prokuroria e Apelit
Prokuroria e Apelit është themeluar për të vepruar pranë Gjykatës së Apelit, Kjo prokurori përbëhet nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Krime të Rënda dhe ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Prokuroria e Apelit udhëhiqet nga kryeprokurori i Prokurorisë, i emëruar sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Apelit janë të specializuar në përfaqësimin e ndjekjes penale pranë Gjykatës së Apelit. Kur një lëndë e prokurorisë prezantohet para Gjykatës së Apelit, prokurori, i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit, mund të shoqërojë dhe ndihmojë Prokurorinë e Shtetit në paraqitjen e ankesës apo mbrojtjen kundër ankesës.
Kompetenca e Prokurorisë së Apelit është që të ushtrojë propozime në ankesat e ushtruara kundër vendimeve dhe aktgjykimeve, të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet prokurorive themelore dhe të shqyrtojë çështje tjera të parapara me ligj.
Selia e Prokurorisë së Apelit është në Prishtinë.
Prokuroria themelore
Prokuroria Themelore Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
Departamenti i Përgjithshëm,
Departamenti për të Mitur dhe
Departamenti për Krime të Rënda
Prokuroria Themelore në Prishtinë mbulon territorin e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.
Prokuroria udhëhiqet nga kryeprokurori dhe ka 26 prokurorë dhe 58 staf mbështetës.
*
EMËRIMI I PROKURORËVE DHE KRYEPROKURORËVE
LIGJI NR. 03/L. 225
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar këtë
Qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit
Ky ligj themelon dhe rregullon organizimin, juridiksionin, funksionimin, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit.
Neni 2
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Prokurori i Shtetit nënkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe përfshinë si në vijim: prokuroritë themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione prokuroriale.
1.2. Kryeprokurori i Shtetit nënkupton Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe menaxhmentin dhe kreun mbikëqyrës të Prokurorit të Shtetit.
1.3. Kryeprokurori nënkupton kreun e zyrës së prokurorit, duke përjashtuar Kryeprokurorin e Shteti dhe Kryeprokurorin Prokurorisë Speciale.
1.4. Kushtetuta nënkupton Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
1.5. Prokuror Special nënkupton prokurorin e shtetit që shërben në Prokurorinë Speciale siç ceket në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, Nr. 2008/03-L052.
1.6. Këshill nënkupton Këshillin Prokurorial të Kosovës, siç ceket në Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Neni 4
Ushtrimi i funksioneve prokuroriale
1. Në Republikën e Kosovës funksionet prokuroriale ushtrohen vetëm nga prokurorët e autorizuar dhe kompetentë të shtetit edhe prokurorët specialë siç ceket në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, të Republikës së Kosovës Nr. 2008/03L-052.
2. Një prokuror i shtetit i emëruar sipas rregullave është i autorizuar të iniciojë hetime penale, të paraqesë aktakuzën apo propozim akuzën, të zhvillojë ndjekjen penale apo të kryejë detyra apo funksione të tjera prokuroriale që janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e zbatueshme.
Neni 5
Shumëllojshmëria etnike e Prokurorit të Shtetit
Prokurori i Shtetit pasqyron shumëllojshmërinë etnike në Republikën e Kosovës, në pajtueshmëri me nenet 109(4) dhe 110(3) të Kushtetutës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht lidhur me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
Neni 6
Efikasiteti i Prokurorit të Shtetit
Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta në mënyrë efikase dhe efektive dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet e zbatueshme dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht për mos-diskriminimin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
DETYRAT DHE KOMPETENCAT E PROKURORIT TË SHTETIT
Neni 7
Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve
1. Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit përfshijnë:
1.1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit;
1.2. zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare;
1.3. sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale dhe bazuar në ligjin e zbatueshëm dhe kodin e etikës profesionale;
1.4. ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të Prokurorit të Shtetit;
1.5. mbrojtjen e të drejtave ligjore të viktimave, dëshmitarëve, të dyshimtëve, të akuzuarve dhe personave të dënuar;
1.6. ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale;
1.7. marrjen e vendimeve mbi inicimin, vazhdimin apo ndërprerjen e procedurës penale ndaj personave të dyshuar apo të akuzuar për kryerjen e veprave penale;
1.8. ngritjen e aktakuzave dhe përfaqësimin e tyre para gjykatës;
1.9. ushtrimin e mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve gjyqësore;
1.10. bashkëpunimin me policinë, gjykatat dhe institucionet e tjera;
1.11. ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera të përcaktuara me ligj.
*
Neni 11
Kryeprokurori i Shtetit
1. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
2. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme.
3. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike.
4. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë me kërkesë apo pajtim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
5. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë në secilën prokurori të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me ligj.
6. Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorit të Shtetit dhe ka përgjegjësi të gjithëmbarshme për menaxhimin e Prokurorit të Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve. Kryeprokurori i Shtetit mund të delegoj disa përgjegjësi të tij/saj.
7. Kryeprokurori i Shtetit nxjerr rregulla, instruksione, udhëzime dhe vendime për rregullimin e brendshëm të Prokurorit të Shtetit.
8. Selia e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është në Prishtinë.
*
Kualifikimet dhe kriteret minimale për emërim
1. Kandidatët për emërim si prokurorë të shtetit duhet të përmbushin kualifikimet dhe kriteret minimale si më poshtë:
1.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;
1.2. të kenë diplomë të Fakultetit Juridik, të pranuar nga ligjet e Kosovës;
1.3. të kenë kaluar provimin e jurispodencës;
1.4. të kenë kaluar provimin përgatitor për prokurorë dhe gjyqtarë;
1.5. të kenë reputacion të lartë pozitiv profesional dhe integritet moral;
1.6. të mos jenë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve të përcaktuara me ligj;
1.7. të kenë dhënë provimin për arsimim ligjor, përveç personave, që kanë së paku shtatë (7) vjet përvojë pune ligjore dhe avokatët, që e kanë ushtruar profesionin e avokatit së paku pesë (5) vjet.
1.8. provimit përgatitor nuk i nënshtrohen kandidatët, të cilët e kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit ose të prokurorit së paku tre (3) vjet, si dhe kandidatët, të cilët kanë së paku shtatë (7) vjet përvojë pune ligjore dhe e kanë dhënë provimin përgatitor gjatë procesit të emërimit dhe të riemërimit për gjyqtarë dhe prokurorë.
Kriteret e veçanta për prokurorë të caktuar të shtetit
1. Përveç kualifikimeve minimale, të gjithë kandidatët për emërim si prokurorë të shtetit, me qëllim të emërimit në prokurori të caktuara, duhet gjithashtu të kenë kualifikimet e mëposhtme:
1.1. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar;
1.2. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku katër (4) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar;
1.3. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale, kandidati duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku tre (3) vite përvojë si prokuror;
1.4. për ta ushtruar funksionin e prokurorit pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kandidati duhet të ketë së paku gjashtë (6) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku katër (4) vite përvojë si prokuror;
1.5. për ta ushtruar funksionin si Kryeprokuror kandidati duhet të ketë së paku tetë (8) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku gjashtë (6) vite përvojë si prokuror i shtetit.
*
Neni 21
Kompensimi i prokurorëve të shtetit
1. Gjatë periudhës së shërbimit, prokurorët e shtetit gëzojnë pagat bazë si në vijim:
1.1. kryeprokurori i Shtetit pranon pagë ekuivalente me atë të Kryetarit të Gjykatës Supreme.
1.2. prokurorët me mandat të përhershëm në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit pranojnë pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë për qind (90%) me pagën e Kryeprokurorit të Shtetit.
1.3. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale pranon pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë e pesë (95) % me pagën e Kryeprokurorit të Shtetit.
1.4. prokurorët me mandat të përhershëm në Prokurorinë Speciale marrin pagë ekuivalente me pagën e prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit te Shtetit;
1.5. kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit merr pagë ekuivalente me pagën e kryetarit të Gjykatës se Apelit;
1.6. prokurorët me mandat të përhershëm në Prokurorinë e Apelit pranojnë pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë për qind (90%) me pagën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.
1.7. kryeprokurorët e prokurorive themelore marrin pagë ekuivalente me kryetarët e gjykatave themelore.
1.8. secili prokuror me mandat të përhershëm në Prokurorinë Themelore pranon pagë jo më pak se shtatedhjetë përqind (70%) e pagës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore. Këshilli do të nxjerr skemën për kompensime shtesë që pasqyron përgjegjësitë e veçanta të prokurorit që paraqitet para Departamentit të Krimeve të rënda pranë Gjykatës Themelore, por në asnjë rast shuma e pagës bazë dhe pagesës shtesë nuk do të kalojë nëntëdhjetë për qind (90%) të pagës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore.
1.9. përpos pagës së tyre bazë, secili prokuror gëzon të drejtën për kompensim shtesë për shërbime tjera siç ceket me ligj apo rregulla të nxjerra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
1.10. pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër e ligjit, paga e prokurorëve të shtetit nuk do të zvogëlohet gjatë periudhës së shërbimit të tyre përpos nëse kjo caktohet si sanksion nga Këshilli Prokurorial apo Komisioni Disiplinor i Këshillit bazuar në përcaktimin se prokurori i shtetit ka kryer sjellje të pahijshme apo ndonjë vepër penale.
1.11. prokurorët e shtetit kanë të drejtë në pushim vjetor në masë të barabartë me shërbyesit civilë, por në asnjë rast më pak së njëzet (20) ditë pushimi vjetor me pagesë.
Neni 22
Mbrojtja – masa mbrojtëse për prokurorët
Prokurorët kanë të drejtë që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur kërcënimi për jetën e tij apo të një anëtari të familjes vjen si rezultat i ushtrimit të funksionit të tyre prokurorial apo buron nga ai.
Neni 23
Imuniteti i prokurorëve
1. Prokurorët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga funksioni për veprimet e ndërmarra, vendimet e marra, apo mendimet e shprehura që janë brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.
2. Prokurorët nuk gëzojnë imunitet dhe mund të shkarkohen nga funksioni nëse kanë kryer shkelje të qëllimshme të ligjit.
3. Kur një prokuror akuzohet apo arrestohet, ai/ajo duhet ta njoftojë pa vonesë Kryeprokurorin e Shtetit.
*
Neni 24
Trajnimi i prokurorëve të shtetit
1. Prokurorët kanë të drejtë në trajnim profesional të duhur për t’iu mundësuar ushtrimin efektiv të funksioneve të tyre prokuroriale, siç është e përcaktuar nga Këshilli.
2. Kryeprokurori i Shtetit, së bashku me Këshillin, shqyrton programet trajnuese për prokurorët dhe bën përmirësime të nevojshme për të siguruar përshtatjen, efikasitetin dhe dobinë.
*
Neni 25
Veprimtaritë profesionale
1. Prokurorët kanë të drejtë të marrin pjesë në organizata profesionale të cilat promovojnë pavarësinë dhe mbrojtjen e interesave profesionale të prokurorëve.
2. Prokurorët mund të angazhohen në veprimtari të cilat janë në përputhje më Kodin e Etikës dhe Sjelljen Profesionale të Prokurorëve, siç është pjesëmarrja në takime shkencore, ligjërime apo trajnime dhe pjesëmarrje në përgatitjen e projekteve të ndryshme ligjore. Varësisht prej miratimit nga Kryeprokurori i Shtetit, prokurorët mund të marrin kompensim për veprimtaritë e tilla në përputhje me Kodin e Etikës dhe Sjelljen Profesionale të Prokurorëve në rast se nuk ekziston konflikt interesash dhe se nuk ka shkelje të ligjit, kodit të etikës apo akteve të tjera nën-ligjore.
3. Në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Prokurorëve, prokurorët e shtetit mund të angazhohen në shkrime profesionale dhe shkencore por nuk mund të botojnë përmbajtjen relevante të dosjeve prokuroriale gjatë apo pas përfundimit të funksionit prokurorial, përveç nëse kjo lejohet shprehimisht me ligj apo akt nën-ligjor të lëshuar nga Këshilli.
Neni 26
Sjellja e prokurorëve – në përputhje me dispozitat e parashtruara në Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Prokurorëve
1. Prokurorët nuk do të përdorin statusin si prokuror apo reputacionin e prokurorisë për të avancuar të drejtat apo interesat e tyre personale.
2. Prokurorët nuk do të kryejnë asnjë detyrë apo shërbim tjetër që mund të ndërhyjë në pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre apo që në ndonjë mënyrë tjetër mund të mos jetë në përputhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit.
3. Prokurorët nuk do të angazhohen në çfarëdo funksioni apo veprimtarie politike, përfshirë anëtarësinë në parti politike ose kandidimin apo mbajtjen e pozite politike. Prokurorët inkurajohen të votojnë por nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje apo veprimtari politike. Mbajtja e pozitës politike është në mospajtueshmëri me ushtrimin e funksionit të prokurorit.
4. Sjellja e prokurorit duhet të jetë në përputhje me dispozitat e parashtruara në Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Prokurorëve.
Contact me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com