Shkruan: Faik Krasniqi, Prishtinë
Dje Sali Berisha ka bashkuar votat me grekun Vangjel Dule për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Prej një viti Ministri i jashtëm grek por edhe diplomat të tjerë kanë akuzuar Aleancën Kuq e Zi dhe Kreshnik Spahiun për rritje të frymës nacionaliste në Shqipëri dhe i kanë kërkuar qeverisë Berisha të distancohet nga kjo lëvizje.
Kërkesa e Athinës pasoi thirrjet e shumta publike të kryetarit të PBDNJ-së grekut Vangjel Dule, për shkarkimin e Spahiut nga Presidenti ose Parlamenti. Brisha e ka zgjedhur aleatin i cili i garanton pushtetin mes kuq e zinjve dhe Greqise duke u paguar harac dhe plotsuar kushtet e Athines.
Dihet se Kreshnik Spahiu ka qenë nismëtari dhe figura qendrore që gjeneroi Lëvizjen Aleanca Kuq e Zi, si kundërpeshë ndaj realizimit të shpejtë dhe pa kushte të të gjitha pretendimeve që Greqia ka patur historikisht ndaj Shqipërisë. Qartazi shkarkimi i Kreshnik Spahiut është testi dhe kushti i rradhës që ka kapur kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha me direktiva të drejtëpërdrejta nga Athina zyrtare. Kujtoj këtu që jo më larg se para një viti mbarë shqiptarët e panë shumë mirë që për të marrë një votë të vetme për liberalizimin e vizave, deti u fal, varret u shqyen dhe kombësia shqiptare u shit në bursë.
Çfarë do t’a pengonte Sali Berishën të shiste Kreshnik Spahiun përsëri me kusht të Athinës? Asgjë mendoj dhe besoj unë, dhe në parlament ne pamë pikërisht pazaret e qeverisë shqiptare me Athinen zyrtare. Në parlament shkarkimi i Kreshnik Spahiut u propozua nga 33 deputetë të mazhoracës (PD), e cila është në koalicion me LSI, por në votim opozita (PS) nuk votoi në ngritjen e komisionit hetimor, por llogaritë nuk dalin. Mungon deri tani në këto rradhë partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,( i thënçin) e mikut më të ngushtë të Athinës, Vangjel Dule.
Vota pro e Vangjel Dules në procesin e shkarkimit të Kreshnik Spahiut është mesazhi më i qartë dhe definitiv që vërteton se Athina tashmë i ka shtrirë rrënjët shumë thellë në Shqipëri. Aq thellë sa detyroi Vangjel Dulen të dalë jashtë vijës politike të opozitës që është në koalicion, të bëjë koalicion me Berishën në parlament vetëm për të dalë kundër Kreshnik Spahiut, dhe luajtur rolin e aktrimit dhe poshtërimit të rradhës përpara Athinës që tashmë ka tejkaluar çdo kufi dhe ligje, madje dhe atë të luftës që e mban në fuqi vetëm me Shqipërinë. Më duhet të kujtoj këtu deklaratat publike të zyrtarëve grek të bëra nga Tirana apo Athina.
“Do të bëjmë thirrje publike kundër censusit nëse ai zhvillohet pa u shkarkuar nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu” (thirrje e bërë në Tiranë sinkron me Athinën nga Vangjel Dule, kreu i PDBNJ) – mjafton kaq për të besuar pa parë fakte me sy e pa dëgjuar asgjë me veshë se situata aktuale ku ndodhet Kreshnik Spahiu nuk është asgjë më shumë se sa një tjetër faqe e zezë në historinë e Shqipërisë e cila qëndron e gjunjëzuar në mënyrë informale përpara çdo kushti të Athinës zyrtare.
Të mbrosh interesat e kombit tënd, pa fyer ndonjë komb tjetër, nuk është nacionalizëm por patriotizëm, dhe këtë gjë po e bën Kreshnik Spahiu duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ajo që po bëjne grekët kundër Shqipërisë, është fyerje e rëndë e dinjitetit kombëtar dhe ndërhyrje në punët e brendshme. Dhe si gjithmonë ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër nuk ka problem. Ah harrova ne jemi një shtet pasi qeverisemi nga Athina zyrtare
Si mundet që një komb, i cili e mban veten si “djep i qytetërimit” të ketë kaq shumë urrejtje për fqinjët e tij. As nuk na kanë dashur dhe as nuk kanë për të na dashur ndonjëherë.
Eh politikanë plehra çdo i bëni më këtij vendi ? T’a shkarkoni për hir të interesave të Greqisë njeriun që po i mbron pikërisht interesat nga ky shtet fqinj grabitqar, është turpi dhe tradhëtia më e madhe politikanë të ”nderuar” shqiptar që jeni futur të gjithë nën sqetullën e Greqisë dhe Serbisë.
Bashkëpatriot shqiptar, Kreshniku ka mbetur si një luan i vogël në mes të një tufe hienash , sado të nxjerri ”dhëmbët” përsëri i ka përballë hienat Greko-Serbe, Pollo, Berisha, Dule, Bollano, Meta e të gjithë të tjerët me rradhë . Prandaj duhet të gjithë ta përkrahim në këto momente Kreshnik Spahiun nga sulmet e qeverisë greke dhe nga shërbëtorët e tyre shqiptar të qeverisë shqiptare( ku shteti grek e ka bërë qeverinë shqiptare sikur të ishte e vetja), dhe t’i themi qeverisë shqiptare dhe greke se Kreshniku nuk është vetëm, por pas tij janë mbi 10 milion shqiptar.