Përgjigje zotit Ilir Dardanit në rubrikën debatuese për Skënderbeun në “Zemrën Shqiptare”
Nga Asllan Dibrani
I nderuari Ilir, me keqardhje e kuptoj zemërimin tuaj! Me zemër te thyer e përjetoj shqetësimin tuaj vëlla im i gjakut dhe i gjuhës, po edhe Skënderbeu ishte si na po i njëjtit gjak, i njëjtës kulturë, por gjenerata e vet e tradhtoi dhe u shartuan shqiptarët në islamik.
Nga një largpamësi, vigjilente, nga një njëri modest, dhe patriot nga privilegjet, që i ofruan sulltanët e asaj kohe i la. Nuk i dashti. I ktheu armët pushtuesve osman! Vetvetiu, sakrifica dhe heroizmi që tregoj në betejat e luftërave, ai u shndërrua në një figurë kombëtare, në një hero të vetëm të shqiptareve për te gjitha kohërat.
Pikturë nga Asllan Dibrani e Skënderbeut të madh ne betejat frontale me armikun!
Skënderbeu ishte figura ma e çmueshme për shqiptarët, por edhe një strateg luftarak evropian!
Ai theu kornizat edhe të kufijve administrativ të shqiptarëve te asaj kohe. U konsideronte edhe si figure mbrojtëse edhe për popujt e vegjël të Ballkanit. Ne shqiptarët kur arritëm të mësojmë shkrim-leximin dhe me shkruar për të madhin Gjergj Kastriotin-Skënderbeun ndonjë fjalë, popujt tjerë kanë shkruar me mijëra artikuj për te, me dhjetëra vepra, dhe filma qe e konsideruan figurën ma te çmueshme për ne shqiptarët, por edhe një strateg luftarak evropian.
Hoxhallarët dhe grupet ekstremiste islamike shqiptare të sotshëm qe e gjykojnë këtë figurë, janë pjellë e huaj osmane qe i la gjurmët këtu, prandaj duhet ta luftojmë këtë të keqe me të gjitha forcat. Këto mbeturina qe fatkeqësisht janë te financuar nga qarqe të ndryshme sot shkarravisin në gjuhën tonë shqipe sa me na fut në konflikt duke shantazhuar dhe abuzuar figurën ma të ndritshme nga te gjitha kohërat.
Portret i Skënderbeut i realizuar nga Asllan Dibrani njeri me ngjyra vaji dhe tjetri në drugdhendje!
Unë isha shumë krenar sikur ne populli shqiptar ti kishim edhe 100 burra dhe gra shqiptare ma të fuqishme se figura e Skënderbeut. Përse e them këtë, sepse historia e jonë shqiptare ishte edhe ma e pasur, por koha nuk ka sjell akoma një figurë të tillë. Ne duhet ta nderojmë, ta admirojmë dhe ta adhurojmë deri sa të jenë shqiptarët gjallë.
Shkrimtaret, krijuesit, gazetaret, publicistët dhe dramaturgët deri me sot si frymëzim kombëtar kanë marrë figurën e Skënderbeut andaj prapë kjo figure nuk mund te zëvendësohet me asnjë figure tjetër. Skënderbeu ishte ai qe e formuloj “Flamurin e shqiponjës me dy krerë” dhe sot identifikohemi përmes atij flamuri në gjithë botën.
Gdhendje në dru nga Asllan Dibrani – flamuri i përcaktuar për shqiptarë nga Skënderbeu!
Adem Jashari i kohës se sotme mund te konsiderohet një figure madhore qe sakrifikoj veten e vet me një vendosmëri patriotizëm dhe luftëtar ,por këtij nuk ju ka dhënë rasti qe ta marr epitetin e një baraspeshimi me Skënderbeun, për fat te keq qe shqiptarët nuk e kuptuan me kohë. Për fund të falënderoj për hapjen e këtij debati dhe i ftoj te gjithë krijuesit qe me të gjitha forcat ta mbrojnë figurën e tij. Si mos të ishte Skënderbeu sot shqiptar nuk kishte me pasur fare.
Edhe komb shqiptar nuk kishte me pasur! Te rroje kjo figurë në zemrat e shqiptarëve edhe 1000 vjet deri sa te zhduken kjo fare e keqe dhe te mbesim vet ne shqiptarët ti duam ti studiojmë dhe ti nderojmë sa te jenë jeta me jetuar figurat tona kombëtare pa i përdhunuar tradhtaret, te pa diturit, hoxhallarët ekstremistet islamik dhe bashibozukët.