Kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit

0
61

Kisha katolike shqiptare në Dardani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme[11], është përhapur që në shekullin e parë, pas Krishtit. Mirëpo jeta e kësaj Kishe në shekujt e parë, por edhe më vonë, ishte shumë e vështirë dhe me plotë rreziqe. Sepse ajo ishte e ndjekur, e salvuar. Per këtë ka shkruar në mënyrë rrënqethëse edhe Shën Jeronimi, shkrimtar i shkëlqyeshëm me origjinë shqiptare[12].

Në Epistolae (Letrat), ai shkruan, pos të tjerash, edhe këtë: “Më rrënqethët stati kurë mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë… Sa gra fisnike, sa virgjëra kushtuar Zotit, sa njerëz të lirë dhe finikë u dhunuan në këto lufta! U morën robër ipeshkvinj, u vranë presbyter dhe rrëmbyes të tjerë të ndryshëm të kishës. U shkatërruan kishat. Pranë lterëve të Krishtit u vendosën si në grazhd kuajt. Kockat e martirëve u nxorën nga varret. Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes…”[13].

Ndonëse bënë jetë të vështirë, jetë martire, Kisha katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë[14]. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325, kur u thirr Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë“Dacus Dardaniae”[15].

Vetë fakti se në Koncilin e Nicesë Dak Dardani merr pjesë si metropolit i tërë provincës, bashkë me sufraganë, si dhe mënyra e nënshkrimit të tij në krahasim me metropolitët e tjerë[16], dëshmon se territori kishtar dhe bashk me këtë edhe hierarkia kishtare e Dradanisë, ka qenë themeluar edhe e rregulluar më herët sikur edhe në viset tjera. Kështu ka dëshmuar, me një varg argumentesh të pamohueshëm, edhe studiuesi i rralë, Dr. Dom Gaspër Gjini[17].

Me kohë në Dardani është rritur edhe numri i dioqezave. Për këtë dëshmon një numër i madhë i dokumenteve kishtare[18]. Dhe kjo tregon se jeta fetare në Dardani (Kosovë) po gufante. Mirëpo mbi rregullimin e mbrendshëm të Kishës dardane janë ruajtur shumë pak lajme nga shek. V. Në kontekst me këtë vlen të përmendim edhe letërkëmbimet midis ipeshkvijve të Dradanisë dhe Papës të Romës. Kështu, për shembull, Papa Gelaziu, më 493, i drejton një letër të posaçme një ipeshkvi të Dardanisë, me ç`rast e inkujaron që të qëndrojë edhe më tej në fenë e vërtetë[19].

Ndërkaq më 494 ipeshkvinjt e Dardanisë i patën drejtuar një letër Papës, Gelaziu, duke i premtuar se do të qëndrojnë konsekuentë në fenë e vërtetë të Jezu Krishtit[20]. Edhe Papa, Simah, përmes le trave të veta, që kanë gjithëashtu karakter institucional, inkurajonte, pos tjerëve, edhe prelatët kishtarë dhe mbarë klerin e Dardanisë për të qëndruar besnikë ndaj Kishës së Romës[21].

Nga këto letërkëmbime midis Papës dhe ipeshkvinjve të Dardanisë, letërkëmbime këto që kanë karakter baritor-institucional e kishtar, mësojmë se Kisha e Dardanisë (Kosovës) ishte mirë e organizuar dhe se ajo qëndronte konsekuente dhe besnike, n`ato kohë herezishë të shumta, ndaj Kishës së Romës.
Historia e Kishës katolike shqiptare në Kosovë mund të vështrohet, të studiohet vetëm në kontekst me ipshkvin e Scupit të lashtë, të Justinianës së Parë (Justiana prima).

Por vetëm edhe në kontekst me ipeshkvinë e Shkup-Prizrenit, përkatësisht të Prizrenit. Në kuadër të këtyre dy dioqezave që ndonjëherë kishin përjetuar bashkimin personal ose kur e kur, për shkak të rrethanave politike, ishin “shuar” ose ishin ripërtërirë, kishte qenë e organizuar jeta kishtare në këto hapësira. Dhe kontinuiteti kishtaro-administrativ i tyre nuk mund të kontestohet [22], ………….!
Referenca:

[11] Mirdita, Zef, Studime dardane, Rilindja, Prishtinë 1979, fq.23.
[12] Ahmeti, Isak, Shën Jeronimi-shkrimtar i shkëlqyeshëm me origjinë shqiptare, Shkëndija, 12 korrik 1993, por edhe te Kleri katolik shqiptar dhe letërsia, fq 13-19.
[13] Sipas Ilirët dhe Iliria te autorët antik, Rilindja prishtinë, 1979, fq. 354.
[14] Gjini, Gaspër, Skopsko-prizrenska Biskupija… fq. 26-27-18.
[15] Concilium Nicaeum (subscript.)… Venetiis, 1728, 5964.
[16] Zeiller J., Les origines chretiennes dans les provinces Danubiennes de l`Epire Romain, Paris 1918, fq.16.
[17] Gjini, Gaspër, vep. e cit., fq. 27.
[18] Gjini, Gaspër, vep. e cit., fq. 27.
[19] Mansi J., Sacrorum conciliorum nova et amplissima collectio, 53 vol., Plorentiae- Venetiis-Pasris- Lipsiae, 1759, 1927, VIII, 1096.
[20] Farlati, VIII, 5.
[21] Theil A., Epistolae Romanorum pontificum genuinae et quae ad eos scriptae sunt a.s. Hilario usque ad Pelagium II. I. Brunsbergae 1868, 717.
[22] Khs. Zef Mirdita, vep. e cit., fq. 135-136.
Publikue ne http://albeuropa.com/?p=82