Kuvendi Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë në Suedi

0
46

Kuvendi i parë Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi, kryetar zgjodhi z. Hysen Ibrahimi.

Nr. 2011/006 Protokolli

Në sallën e lokalit të shkollës ”Förslöv Skolan” në Förslöv të Suedisë, në praninë e 61 delegatëve, u mbajtë të shtunën më 26 nëntor 2011 Kuvendi i parë Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) i thirrur nga Këshilli Inicues, i themeluar kohë më parë. Në këtë Kuvend, u hap edhe një ekspozitë e librave dhe e pikturave të shkrimtarëve dhe piktorëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Suedi.

Pjesëmarrësit në këtë Kuvend i përshëndeti në emër të nikoqirit z. Rrahman Rrahmani, anëtar i Këshillit Inicues dhe kryetar i shoqatës ”Nëna Terezë” në Ängelholm dhe pastaj ia dha fjalën z. Mr. Sadulla Zendelit – Daja, që ishte më i moshuari për të hapur Kuvendin Themeltar të SHSHAKSHS-së.

Kuvendin e përshëndeten: z. Adnan Dibrani, deputet në Parlamantin Suedez, z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi dhe sponsor për librin e parë të shoqatës në fjalë, z. Naser Zeqiri kryetar i shoqatës ”Ilirida” si dhe deputet në asamblenë komunale të Halmstadit, z. Rrahman Rrahmani, kryetar i Shoqatës ”Nëna Terezë” Ängelholm, Kamer Bytyqi kryetar i shoqatës ”Shqiponja” dhe deputet në asamblenë komunale në Hörby, biznismeni Enver Jashari pronar i sallonit të automobilave ”Hörby Cars” në Hörby dhe sponsor (donator) për librin.

Mursel Shkupolli, lexoi letrën përshëndetëse që kishte arritur Kuvendit, nga Kryesia e Shoqatës së Krijuesëve Shqiptarë në Zvicër, z. Besnik Camaj, kryetar. Kuvendi zgjodhi Kryesinë e Punës në përbërje: Prof. Osman Ahmetgjekaj, prof. Fetah Bahtiri, Afërdita Avdyli Dolovac, Mr. Sadulla Zendeli-Daja dhe Shaban Gashi. Procesmbajtës u zgjodh prof. Shqipe Koshi.

Kuvendi, punimet i zhvilloi në frymën demokratike, ku u miruatua Rregullorja e Punës dhe Statuti, dhe u shpalosën idetë për punët të cilat priten nga Kryesia që do të dalë nga ky Kuvend. Duke marrë parasyshë shtrirjen e madhe gjeografike të Suedisë për gjithëpërfshirjen sa më të madhe të aktivitetit të mërgimtarëve shqiptarë në Suedi që kontribuan për Pavarësinë së Republikës së Kosovës, u vendos që Kryesia të zgjedhet nga një përbërje të gjërë.

Kuvendi zgjodhi Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve në Suedi prej 29 anëtarëve, me këtë përbërje: Hysen Ibrahimi kryetar, Mr. Sadulla Zendeli nënkryetar, Afërdita Avdyli-Dolovac nënkryetare, prof.Shyqri Gjurkaj nënkryetar, Yllka Sheqiri nënkryetare, Avdyl Uka nënkryetar, prof.Osman Ahmetgjekaj sekretar, Rrahman Rrahmani arkëtar, prof.Fetah Bahtiri, prof. Ismail Imeri, Naser Zeqiri, prof. Riza Sheqiri, Hamit Gurguri, prof. Bedri Paci, prof. Shqipe Koshi, Shaban Gashi, Ferit Qollaku, prof. Sejdi Zeka, Florije Bajraktari, Mursel Shkupolli, Ahmet Ahmeti, Halim Hoti, Enver Jashari, prof. Sokol Demaku, prof.Raif Mehmeti, Shaban Murseli, Fortesa Hoti, Avdi Islami dhe Bahtir Latifi të gjithë anëtarë të Kryesisë.

Kuvendi po ashtu zgjodhi organet e saj përcjellëse si, Komisionin mbikëqyrës, Komisionin për informim, Komisionin për redaktim, Komisionin për lektorim, Komisionin për ndarjen e çmimeve dhe Komisionin për promovimin e veprave.

Për nderë të këtij Kuvendi, nga grupi i të rinjëve i cili vepron në kuadër të shoqatës ”Nëna Terezë” në Ängelholm, me në krye koreografin e mirënjohur z. Ahmet Ahmeti, çfaqen një pjesë teatrale kushtuar ish-Presidentit të Repiblikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe disa valle burimore shqiptare.

Vlenë të theksohet se shpenzimet e e këtij Kuvendi i mbuluan vëllezërit Halim dhe Robert Hoti, gjë që për këtë u falenderuan publikisht.

P.S.
Teknikën me projektor dhe zërimin, i përgaditi z. Astrit Shkupolli.

Për Kryesinë SHSHAKSHS-së
Prof. Osman Ahmetgjekaj, sekretar.

Më 26 nëntor 2011
Förslöv-Suedi