Politikë, 21 Shkurt 2013
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
TIRANE – Kryeministri Berisha ka hyrë sërish në “axhendën” e kabllogrameve teksa është përmendur madje dhe si strumbullari i të gjitha trazirave në Shqipëri, por dhe për lidhje të forta me Serbinë, futjen e duarve për përfitime nga ngjarjet në Shqipëri, Kosovë dhe tërë hapësirën mbarëshqiptare.
PDF/Wikileaks zbulon email-et e “Stratfor”, SHBA
Madje e cilëson një mik të serbëve, duke nënvizuar faktin e thyerjes së embargos me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit, mungesën e mbështetjes për UÇK-në dhe të bashkëpunimit me Damir Fazlliç.
Wikileaks ka pak kohë që ka publikuar disa dokumente interesante të agjencisë së sigurisë dhe konsulencës globale, Stratfor, që njihet ndryshe edhe si CIA-s hije e Amerikës. Në ditën e ngjarjes së rëndë, ka pasur një komunikim shumë intensiv mes një analisti të kësaj organizate, të quajtur Marko Papiç, që informon për Shqipërinë dhe personave të tjerë në këtë kompani, përfshi zv.presidentin Fred Burton. Një seri e-mailesh shkëmbehen me pyetjen se çfarë dreqin po ndodh në Shqipëri më 21 janar.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)







