Lubonja: Topalli vendos katolikët mbi myslimanët, e rrezikshme

0
47


Shekulli

Përplasja mes Presidentit të Republikës dhe Kryetares së Kuvendit dhe sidomos replikat e kësaj të fundit që i dhanë deklaratave sfond krahinor, duket se kanë hapur debat të fortë publik.

“Instrumentalizimi që i bën Topalli debatit duke i vendosur katolikët si superior ndaj myslimanëve është i rrezikshëm, – deklaroi mbrëmë në emisionin Opinion në TV Klan publicisti Fatos Lubonja. Sipas përfaqësuesit të qeverisë Gent Strazimiri, Topalli nuk ka dashur t’i fyejë myslimanët shqiptarë. Strazimiri ka ndërprerë vazhdimisht Lubonjën shpesh pa etikë i mbështetur nga moderatori Fevziu. Lubonja i është drejtuar ndërkohë Fevziut me fjalët: “Ke kohë që bën debate që polarizojnë Shqipërinë. Ta dija që do kishe në panel, militantë si Strazimiri, nuk të vija në emision.. Nuk mund të na marrësh ne si gazetarë e të na vesh përballë militantëve.. je bërë palë me PD-në”.

Strazimiri i PD-së ka vazhduar ndërprerjet pa lejuar Lubonjën të vijonte, duke i thënë: “mua më ka zgjedhur populli, ty nuk të ka zgjedhur njeri”. Përgjigja e Lubonjës ishte: “Jam i vjetër unë, e di se si i bëni zgjedhjet ju..”. Pas kësaj moderatori Fevziu ka futur reklamat duke ndërprerë debatin.

Ndoka: Topalli, kone e Berishës, krijon përherë tensione

Deklarata ka patur dje thuajse nga të gjitha kahet politike dhe ato akademike për një përplasje që ka marrë konotacione të ndryshme edhe për shkak të nervozitetit të replikuesve. “Ky është një debat politik, dhe është mirë të mos përzihet me gjuhën, – është mendimi që mbizotëron te akademikët. Kurse për politikanët, konflikti është shenjë jo thjesht e ndarjes së të djathtës, por edhe e personalitetit të secilit prej replikuesve. “Topalli është një kone e Berishës, është e papërmbajtur dhe krijon përherë tensione” – u shpreh dje një nga përfaqësuesit e politikës shkodrane, demokristiani Ndoka.