Berisha versus Toptani

0
40

ResPublika.al, 15 tetor 2011

Kryeministri Berisha, në shpërthimin e para disa ditëve në parlament, duke dashur të gjejë një paralele “që u rrin fiks opozitarëve antishqiptarë”, fillimisht u ndal tek Enver Hoxha, e pastaj tek Toptanët. Vini re: tek Toptanët, jo tek Esad Toptani. Ai tregoi një anektodë mbi një takim me një të huaj (rrëfen shpesh anektoda të tilla lidhur me takime me të huaj që s’kanë emër, e kështu askush s’mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë), ku ai paska mbetur ligsht kur i huaji (jo i Camus-së) është shfaqur i skandalizuar që në vendin e shqipeve vetëm Berisha e dashka vendin e shqipeve. Dhe këtu ishte rasti për t’i hapur rrugë përroit të tij të ndërgjegjes; e midis të tjerash tha, se “atë që i kanë bërë Toptanët Shqipërisë nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët”. Askush nuk arriti të kuptonte se pse i ka futur të gjthë Toptanët në një thes.

Siç pritej, një pinjoll i Toptanasve, ka reaguar: “Këto krahasime na kujtojnë luftën e klasave të ndjekur nga Partia e Punës për 40 vjet, mësimet e së cilës jetojnë si reflekse të kushtëzuara tek shpirti i shumë personave dhe politikanëve duke shkaktuar fyerje të pa drejta dhe efekte negative tek fëmijët pasardhës së kësaj familjeje”.

Përfaqësuesi i Toptanasve ka gjetur arsye edhe në këtë rast të nënvizojë e të garantojë që ata “tradicionalisht dhe në përgjithësi kanë qenë dhe do të mbeten në parimet e së djathtës atdhedashëse shqiptare-europiane”.

Letra është e nënshkruar nga Ajteni, që është djali i Sulejmanit, i biri i Murat Toptanit.

Re.Pu.