Për të gjithë anëtarët e ShShAShS-së, dashamirët e fjalës së shkruar dhe krijuesit e tjerë të vlerave të ndryshme artistike.
Kam kënaqësinë që të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi si dhe dashamirët e fjalës së shkruar dhe krijuesit e vlerave të ndryshme artistike t´i njoftojë se prej tani e tutje Shoqata jonë e ka të gatshme web-faqen e vet. Web-faqja jonë është:
www.klementi.se
Faqen e ka përgatitur zotëri Naim Murseli nga Uddevalla. Tani për tani ai edhe do ta mirëmbajë web-faqen tonë. Po theksoj në mënyrë të veçantë se përgatitjen dhe dizajnimin e web-faqes ai e ka bërë gratis duke dhënë kështu një kontribut të madh për funksionimin e Shoqatës sonë.
Ne si Shoqatë e falënderojmë përzemërsisht Naimin për këtë kontribut dhe punë, të cilën e vlerësojmë shumë.
Unë shpresoj se puna dhe angazhimi i Naim Murselit duhet të vlerësohet lart. Shpresoj se të gjithë jeni të pajtimit që atij gjatë punës së Sesionit të tretë shkencor në Uddevalla, më 31 maj 2014 t´i ndahet një falënderim adekuat në formë të mirënjohjes.
Shfrytëzoj rastin që të ju përshëndes përzemërsisht.
Për SHSHASHS
Kryetari
Hysen Ibrahimi
___________________________________________________________________________________________
Shoqata e Shkrimtarëve, Nr. Organizativ : E-Mail: Adresa: Kontonumri:
dhe Artistëve Shqiptarë 802463-7921 hysenib@yahoo.com Hysen Ibrahimi 161-3587
„Papa Klementi XI Albani“ +46 (o) 431-450817 hysenibrahimi@hotmail.se Metallgatan 21 B SWEDBANK
Suedi +46 (0) 7 37663756 koli284@hotmail.com 262 72 Ängelholm-Suedi +46(0)739961480
Më bëhet qejfi që Shoqata së cilës i takojë, sot e në të ardhmen disponon me webfaqen:www.klementi.se, me ç’rast Kryetarit të respektuar z. Hysen Ibrahimi si dhe Udhëheqësisë se Shoqatës ua uroj përzemërsisht portalin e ri, duke ju deshiruar suksese me rezultate të mëdha,që të ngjiten drejt majave më të larta të artit, shkencës, letërsisë dhe përparimit të mendimit njerëzor.
1. Edhe sikur mërgimtarëve shqiptarë në Suedi t’ua kishim ndarë të gjitha pasuritë e botës, edhe sikur t’iu kishim njohur të gjitha fshehtësitë e botës dhe t’ua kishim njohur të gjitha gjuhët me të gjitha sekretet e artit dhe shkencës, megjithëatë do të ishin të mjerë dhe fatzinj pa gjuhën shqipe, sepse gjuha shqipe për ta është një gjuhë e bekuar, mirëbërëse, e besueshme, e deshirueshme, e durueshme, e patundshme,armikja e së keqës!
2. Vendlindje nuk e kemi vetëm aty ku kemi lindur e jemi rritur, por edhe çdo atë vend ku jetojmë të lirë e të barabartë me të gjitha nacionalitetet tjera të botës.
3. Sa më shumë që afrohen e lidhen ndërmjet veti popujt, aq më tepër flakën/largohen dallimet midis tyre.
4. Mërgimtarët shqiptarë u binden se me mallëngjim të vazhdueshëm dhe me kokën e kthyer gjithënjë kah atdhéu i dashur i tyre nuk do të arrinin asgjë dhe askund, andaj iu përkushtuan integrimit në vendin ku kishin emigruar dhe ku do të jetonin sikurse popujt e atij vendi. Për t’u integruar, pikësepari iu nevojitej të mësonin gjuhën e atij vendi, pra të vijonin shkollimin e paraparë për emigrantë dhe mëpas edhe shkollimin vijues…Prandaj i porosis:
5. /Ju shqiptarë në diasporë/rrini me libra e me lapsa në dorë/shkruani, shkruani e lexoni/ gjuhën shqipe mos e harroni/…/Prandaj merreni si amanet/ ju shqiptarë që jetoni në kurbet/Mos e harroni gjuhën amtare/se ju nemin nënat shqiptare/…/Mësoni edhe gjuhë të huaj/ ajo është për të mirën t’uaj/Mësoni shqipën si gjuhë të parë/Mos harroni se jeni shqiptarë!/Mësoni të flisni mirë shqip/ bukës – bukë e kripës- kripë/ Mos vraponi shumë pas pasurisë/ Por pas mësimit e diturisë/…/Për dituri e arsimim bëhuni lakmues/Mos punoni gjithmonë si pastrues/Arsimoni veten dhe këtë gjeneratë/Të punoni nëpër zyre e në administratë/Degjoni këshillat e prindërve t’uaj/Mos futni në jetë “zakonin/adetin e huaj/Aplikoni “zakonet” kombëtare/Mos ua plasni zemrën nënave shqiptare!/.
Përshëndetje.
Ismet Hasani, antarë i Kryesisë se Shoqatës
Comments are closed.