Selim Nengurra: Kulla e vetmueme

0
54

Selim Nengurra: Kulla e vetmueme

(Kullës së Mulajve në fshatin Mulaj të Tropojës,
Në respekt të mikun tim, Dr. Zef Mulaj
)

Në bjeshkët alpine t’Malësisë Kreshnike,
Atje nëTropojë, fshatrat plot me kulla,
Kështjella legjendare, të një qendrese epike,
Ka nji kullë t`vetmueme dhe në fshatin Mulaj.

Dikur ajo Kullë ishte plot me Burra.
Tash Zanat ka roje, e Zot ka ajo Diellin,
Shpateve përrreth se ç`gurgullojnë gurrat,
Thepat e shkambijve prekun edhe Qiellin.

Atje përtej detit, tej Adriatikut,
Fisnikë si të parët i ka djemt Kulla,
Me titull Doktor e me shpirt poeti,
Atje n’ Itali asht Doktor Zef Mulaj.

Borgenhaugen: 27.09.2011