KUR URIA NJERËZORE AFRON – poezi nga Zef Mulaj

0
51

Poezi : Zef Mulaj

Nga vëllimi poetik “Merr për dore hijen time”

KUR URIA NJERËZORE AFRON

Nuk munda të eci
Në bulevardin
E plotndriçuar,
As natën
Nuk fjeta….
Më mbuloi qielli
Mbi krye më ranë yjet,
Tokës ia zbulova rrënjët.
Nuk isha duke parë ëndërr.
Më nuk fjeta,
Sytë nuk i mbylla .
Më mbetën ngrirë
Atje tek “hija e tij” ……
Dhe të merrja gjithë
Medikamentet e botës,
E kotë do ishte.
Mbeta përherë….
Në trupin e ndezur
Flakë….
Po afron uria njerëzore
Djaloshi në syrin
E shqiponjës …
Më mbuloi qielli
Mbi krye yjet më ranë,
E nata mori shqiponjën
Në shpinë…
Në pikën e lotit
Mbeti i tretur
Si heshtja në fundin
E një krisme
Që la jehonën
Në kuantikën valore,
Aty ku po afron
Uria njerëzore…
Në shekullin e ri….
Në sytë e tij shoh SI
Shtyhej me forcë
Pamja e trishtuar
E urrejtjes njerëzore ..
Ky ishte djaloshi i RI.
Në një nga qytetet perëndimore
Në Greqiiii….
Kure afron uria njerëzore..
Shpërthejnë plagët e shpirtit
Të zi … të zi .. të zi