Atje tek dielli – Poezi nga Zef Mulaj

0
59

Poezi nga Zef Mulaj

Atje tek dielli

Muret e kullës
Si alpet.
Tek dielli rrinë,
Përjetsia e bardhë
jetën njerzore
Atje vesh.
Kull alpine
Aty rrënjët i kam.
Shtëpi e diellit
Heshtja e mbulon
Të shkretën bukuri.
Pë qark pemët
Të rrin kurore.
Kan ikur ikur…
Ti në vetmi me diellin
Jeton.

PËR NESËR

Atje ka vetem lule,
Lindje dielli
Perëndimi i ndriçuar.
Ëndrrat e mija
Mbin vetem lule.
Atje, atje atje…
Ku fytyra e saje
Pjes e horizonteve,
Me busqeshjen
E kohëve shtatzana
Do lindin vetem
Dashuri…
Në sytë e TU
Mbijën shpresa
Për neser…

Zef Mulaj, Itali,7/09/011