Diskursi politik
Ne realitetin e ri te pluralizmit politik pas dështimit te socializmit si rend shoqëror dhe komunizmit si ideologji, mendoj se termat pakicë nacionale dhe grupe etnike janë terma dhe kategori te demoduara sepse kanë mbetur si relikte nga kohërat e kaluara të konceptit te shtetit unitar, andaj ka ardhur koha qe edhe ne këtë aspekt te bëhën ndryshime terminologjike qe do te jenë te pranueshme për te gjithë qytetarët e bashkësive shtetërore e sidomos atyre multinacionale. Sepse sintagma pakicë nacionale është irituese dhe ka konotacion negativ për qytetarët të cilët iu përkasin popujve numërikisht më të pakët ne mjedisin përkatës
Dr. Nail Draga
Si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm në vendet të cilat ishin në kuadrin e kampit socialist disa çështje kanë mbetur pa u transformuar, sepse mentaliteti i pushteteve në disa çështje pothuaj është identik si më parë. Më një fjalë strukturat qeveritare e kanë të vështirë të transformohen, sepse ideologjia e kohës është ngulitur thellë në vetdijën e tyre politike. Edhe pse tentohet të flitet me koncepte e terminologji bashkëkohore, duke vendosur në qendër të vemendjes qytetarin, çdo gjë është imitim e asgjë më shumë, që dëshmohet me rrjedhat shoqërore ku model tipk janë mjediset multinacionale. Ndonse ka pasur përpjekje për ndryshime jemi dëshmitar se ka munguar evoluimi pozitiv dhe qasja bashkëkohore sikurse në vendet e Evropës Perëndimore. Nuk ka dilemë se vendet e Evropës Juglindore, apo të Ballkanit Perëndimor janë ekzemplar tipik i trajtimit jo vetëm terminologjik të kësaj çështjeje.
Popuj të ndarë e jo pakica nacionale
Edhe pse deri më tash janë publikuar artikuj dhe studime nga autor të ndryshëm në tërë botën ne lidhje mbi vendet dhe shtetet multinacionle, megjithate deri më tash nuk ekziston një definim i pranueshëm ne lidhje mbi çështjet terminologjike për pjesëtarët e popujve ne këto bashkësi shtetërore. Kështu ne këtë aspekt ne ish-Jugosllavi ne lidhje mbi pjesëtarët e popujve te ndarë kanë ekzistuar termine te ndryshme, qe si bazë kanë pasur terminologjinë bolshevike, ku si te tillë e kanë përdorur pothuaj të gjitha vendet e ish kampit socialist.
Ne lidhje mbi ketë çështje ne ish-Jugosllavi deri ne vitin 1963, ka ekzistuar termi pakicë nacionale, ndërsa me kushtetutën e miratuar me 7.4.1963, termi pakicë nacionale zëvëndësohet me termin kombësi. Ky term ka qenë ne përdorim deri me miratimin e Kushtetutës së RFJ, më 27.4.1992, kur përseri vendoset termi pakicë nacionale, ndërsa Kushtetuta e RMZ, e miratuar po ashtu ne vitin 1992, përdor termin grupe nacionale dhe etnike.
Në lidhje me ketë çështje nga viti 1997, ne Mal të Zi ka filluar të përdoret termi popuj pakicë. Ky term i cili është sinonim i termit pakicë nacionale, ka filluar te përdoret më te madhe, ne fjalorin e përditshëm te strukturat qeveritare, sepse edhe ata vet kanë qenë te vetdijshëm se termi grupe nacionale dhe etnike është term jo i qelluar dhe i pa pranueshëm për pjesëtarët e popujve përkatës. Sepse, ti quash pjesëtarët e një populli pa marrë parasysh aspektin sasior te tyre me sintagmën “grupe nacionale” apo “grupe etnike” është fyerje sepse dihet se kush mund te formojë grupe dhe cili është roli i tyre. Por, edhe si i tillë termi popuj pakicë nuk është i pranueshëm për te gjithë pjesëtarët e popujve pakicë qe këtu sipas strukturave qeveritare llogaritën shqiptarët, boshnjakët(ish myslimanët),kroatët ndërsa grup etnik llogaritën romët.
Së në Mal të Zi këto çështje kanë evoluar, drejt konceptit qytetar dëshmon edhe Kushtetuta e Malit të Zi(2007), ku thuhet së ky është vend i qytetarëve, ndërsa në preambulë cekën se qytetarët janë pjesëtarë të popujve dhe të pakicave kombëtare që jetojnë në Malin e Zi: malazezët, serbët, boshnjakët, shqiptarët, myslimanët, kroatët dhe të tjerët.
Ndërsa në nenin nr.79., bëhët fjalë për “Pjesëtarë të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera minoritare”, por pa cekur tekstualisht së kush janë ato. Nga një prezantim i tillë në opionin publik dhe ate shkencor vazhdimishtë paraqiten dilema varësisht prej individëve të ndryshëm, statusit të tyre publik dhe përgatitjes së tyre profesionale.
Ne një realitet të ri te pluralizmit politik pas dështimit te socializmit si rend shoqëror dhe komunizmit si ideologji, mendoj se termat pakicë nacionale, pakicë etnike, apo grupe etnike janë terma dhe kategori te demoduara sepse kanë mbetur si relikte nga kohërat e kaluara të konceptit te shtetit unitar, andaj ka ardhur koha qe edhe ne këtë aspekt te bëhën ndryshime terminologjike qe do te jenë te pranueshme për te gjithë qytetarët e bashkësive shtetërore e sidomos atyre multinacionale.
Konotacioni negativ i termit pakicë
Ne konceptin qytetarë të shtetëve nuk ekzistojnë terminet shumicë dhe pakicë, sepse ekzistojnë vetëm qytetarët të cilët iu përkasin popujve te ndryshëm, sepse nuk ka asgjë më te njërëzishme se më i takuar një populli apo kombi. Kategorizimi i qytetarëve ne shumicë dhe pakicë, vetëm pse janë pjesëtarë te popujve te ndryshëm, si sintagmë ka konotacion negativ dhe iriton qytetarët të cilët i përkasin pakicës. Ne këtë aspekt përvoja nga shtetet e ish kampit socialist ne Evropën Juglindore është mjaft transparente dhe nuk meriton ndonjë koment te veçantë.
Termi pakicë ne vehte mban sindromin më me pakë vlerë, e me te edhe më pak të drejta, gjegjësisht pakica do të ketë aq te drejta sa është e disponuar ti dhurojë shumica. Vetëm pjesëtarët e tyre popujve e dinë se sa është hendikep me i takuar pakicës, e kjo vlen sidomos për shoqëritë jodemokratike, ku bëjnë pjesë te gjitha vendet nga ish kampi socialist.
Nga viti 2006, në Mal të Zi është miratuar Ligji për liritë dhe të drejtat e pakicave por pa përkufizuar së cilat janë pakicat në Mal të Zi Ne ligjin e tillë mendojmë se ka qenë e udhës së termat pakicë nacionale, pakicë etnike apo edhe popull pakicë te menjanohen nga ligji duke i parapri kushtetutës e cila është miratuar në vitin 2007, dhe ne vend te tyre të përdoret sintagma “pjesë të popujve” apo “pjesë e popullit”.
Pasi për këtë çështje nuk ekziston ndonjë përkufizim i pranueshëmas në nivelin ndërkombëtar i mbetet çdo shteti ti trajtojë sipas legjislacionit të tyre.Por, në rrethanat bashkëkohore trajtimi i kësaj çështjeje me konceptet e mëparshme është qasje e papranueshme për botën bashkëkohore, sepse çdo kush kudo qoftë është pjesëtarë i popullit përkatës.
Një konstatim të tillë e mbeshtesim ne faktin se nuk mund te vendosen ne ketë kategori rreth dy milion hungarezë ne Rumani, apo serbët si dhe kroatët ne Bosnje e Hercegovinë. Aq me pak mundemi ti cilësojmë me këtë terminologji katalonasit, tibetasit, kurdet, baskët e të tjerët, pra si “pakica nacionale” apo “pakica etnike” sepse kanë qenë dhe janë popuj.
Në shtetin e qytetarëve s’ka shumicë e pakicë
Ne shtetin më konceptin qytetar nuk ka as shumicë e as pakicë, pra as pakicë nacionale e as pakicë e grupe etnike, sepse nëse bashkësia njërëzore edhe nëse ka 10 apo 100 persona, edhe kjo bashkësi duhet te trajtohet si popull, nga fakti se siç theksojnë disa shkencëtarë ne Tokë ka rreth 6000 popuj te ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe fiset e ndryshme. Andaj te gjitha arsyet dëshmojnë ne favor te asaj që është më e qelluar dhe e drejtë të përdorët sintagma “pjesë e popullit”. Sepse nuk janë fajtorë këto pjesë të popullit te cilët kanë mbetur jashtë kufijve te shtetëve te tyre kombëtare, sepse për këto çështje kanë vendosur te tjerët pra interesat dhe intrigat e faktorëve ndërkombëtarë.
Se edhe nga aspekti i terminologjisë çështjet kanë evoluar ne këtë aspekt kemi një shëmbull konkret nga viti 2001. Kështu pas arritjës së marrëveshjës për përfundimin e luftës në Maqedoni, ne tekstin e Marrëveshjës së Ohrit, shkruan se përveç popullit maqedonas ne Maqedoni jetojnë edhe pjesëtarët e popullit shqiptarë,etj. Besoj se edhe ky rast dëshmon mjaft për te kuptuar një realitet të ri i cili u arrit ne saje të luftës që organizuan shqiptarët në këtë mjedis(2001) por edhe të angazhimit te faktorit ndërkombëtarë.
Shqiptarët-popull i ndarë
Të rrallë janë ato vende që kanë popullsi heterogjene sikurse është Mali i Zi, andaj më të drejt ky mjedis është tipik multinacional dhe multikulturor. Andaj si i tillë është mjedis specifik në Evropën Juglindore, sepse, asnjë popull nuk ka shumicë absolute mbi 50% në kuadër të popullsisë së përgjithshme, që u dëshmu edhe nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë(prill 2011). Janë këto të dhëna të mjaftueshme të cilat nuk duhet të injorohen por duhet të merren parasysh sidomos kur kemi të bëjmë më përfaqësimin e pjesëtarëve të popujve të ndryshëm në strukturat edhe institucionet qeveritare.
Pasi shqiptarët në Mal të Zi janë popull autokton dhe jetojnë në trojet e veta ata nuk janë pakicë nacionale por janë pjesëtarë te popullit shqiptarë. Ata janë qytetarë dhe shtetas të Malit të Zi, por kanë shtetin e tyre amë-Shqipërinë. Nuk ka dilemë së i njëjti konstatim duhet të vlej edhe për pjesëtarët e popujve te tjerë, sepse do të ishte hipokrizi që të kemi qasje me standarde të dyfishta, një për vehtën e tjetër për të tjerët.
Përfundim
Nga ajo që u tha më lartë përfundojmë se ka ardhur koha që të hapet dialogu në mes pushtetit dhe përfaqësuesve legjitim të popujve në Mal të Zi, për të definuar disa çështje të cilat janë jetike për ketë mjedis multinacional. Dhe nuk ka dilemë së fillimisht duhet të arrihet një konsenzus për një marrëveshje e cila do te jetë ne favor te të gjithë qytetarëve dhe popujve te cilët jetojnë në Mal të Zi. Ne ketë aspekt nuk bën te anashkalohet as terminologjia e cila nuk duhet te jetë irituese për ato qytetarë te cilët iu përkasin popujve numërikisht më të pakët.
Maj, 2011







