Këshillit Botëror i Epiroitëve jashtë vendit kërkon monitorim ndërkombëtar të procesit të regjistrimit në Shqipëri. Në një deklaratë e këtij këshilli kërkohet që SHBA dhe BE-ja të ndërhyjnë për të siguruar që procesi i regjistrimit të 1 tetorit në Shqipëri të realizohet “pa pengesa, pa manipulime, pa kërcënime dhe frikësim”.
Për procesin e regjistrimit në Shqipëri ka pasur deklaratë të përbashkët nga presidenti i nderit, Nikolas Geixh, dhe drejtuesi aktual i këtij këshilli, Chrysostomos Dimou. Në këtë deklaratë të Geixh dhe Dimou, e lëshuar më 9 shtator, ligji për censusin cilësohet si antikushtetues në Shqipëri.
“Është e qartë se i ligji i miratuar kohët e fundit është bërë për të frikësuar shqiptarët dhe se forca të fuqishme reaksionare në vend janë të vendosur për të shkatërruar një numërim të ndershëm të pakicave etnike dhe fetare të vendit, dhe kanë në plan të përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre për të shmangur atë”, tha Nicholas Geixh.
Më tej, tashmë në rolin e presidentit të nderit të këtij këshilli, shprehet se “Ata (shqiptarët) nuk duhet të lejohen të kenë sukses, sepse populli shqiptar po pret prej 80 vitesh për këtë mundësi”. “Frikësimi tashmë ka nisur. Në fillim të këtij viti, Parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj duke vendosur një gjobë prej 1 mijë USD, që është paga e disa muajve ne Shqipëri, do të vendoset mbi ata që deklarojnë një identitet etnik në census, i cili nuk është regjistruar në të dhënat e familjes së tyre. Ky ligj shkel Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe ligjin ndërkombëtar, i cili thotë se individët kanë të drejtë të deklarojnë çdo identitet etnik në të cilën ata mendojnë se i përkasin, dhe nuk ka gjasa që të zbatohen për këto arsye”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se kjo u kaluar në Kuvend, vetëm për të trembur anëtarët e minoritetit, të cilët kishin frikë të deklaronin etninë e tyre në sundimin e gjatë stalinist dhe se kanë frikë se do të dënohen sërish nëse e bëjnë këtë tani. “Mbështetësit e ligjit besojnë se shumë shqiptarë janë në dijeni të të drejtave të tyre kushtetuese dhe nuk do të deklarojnë identitetin e tyre etnik në regjistrimin e ri nga frika që ata do të gjobiten nëse nuk përputhet me të dhënat e vjetra.
WCEA i bën thirrje Uashingtonit dhe Brukselit që të kenë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për çështjen e deklaratave në mënyrë që qytetarët e vendit të kenë mundësinë të deklarojnë përkatësitë e tyre etnike dhe fetare pa frikën e hakmarrjes, duke përfshirë pagesën e gjobave të kërkuara nga legjislacioni i ri”, thuhet në deklaratë. Ndërsa presidenti i WCEA-së, Chris Dimou, tha se “autoritetet shqiptare dhe shumë ligjvënës kanë provuar vazhdimisht të minimizojnë numrin e grekëve etnikë dhe pakicave të tjera në vend, duke ua mohuar atyre të drejtën themelore të njeriut”.
“Ligji i ri synon përjetësimin nga politika dhe shqiptarët duhet të dinë se ata nuk duhet të kenë frikë në mënyrë që ata të mund të deklarojnë identitetin e tyre etnik lirisht në regjistrimin e ri. Vetëm SHBA-ja dhe BE kanë prestigj në Shqipëri për të bindur qytetarët e saj që ata mund të deklarojnë identitetin e tyre etnik dhe fetar, pa ndonjë frikë dhe ndonjë hakmarrje nga pas. Dhe ne i nxisim ata që t’u japin garanci të tilla atyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thekson Dimou.
Nisur nga synimi i tyre, ky këshill, sipas deklaratës publike: “WCEA u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që do të mbikëqyrin regjistrimin e popullsisë të marrim çdo masë paraprake për të siguruar që shqiptarët të kenë mundësi të mjaftueshme dhe të papenguar për të plotësuar, për të dorëzuar raportet e tyre të regjistrimit dhe për të siguruar se deklaratat e tyre janë plotësuar dhe numëruar me saktësi”.







