SATIRE/Kryeministri Sal shpallet Vrapuesi më i mirë i Maleve

0
104

Berisha: Unë jam Bip Bip i parë shqiptar

Shqipëria këtë vit është mikpritëse e një evenimenti me përmasa galaktike-siameze : Zhvillohet Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal nën kujdesin e vecantë dhe personal të vetë kryevrapuesit Sali Berisha.

Shqiptarët, të cilët jeta e mrekullueshme i ka bërë tja fusin vrapit nga vendi i tyre, tashme që qeveria dhe miqtë e tyre zaptuan qytetet, fshatrat, fushat dhe kodrat, u kane mbetur vetem të marrin malet. Madje edhe me vrap.

Kjo ka qenë shkëndija që nxiti kryerekordmenin siamez vetë Sal Berishën të jetë kumbari i këtij sporti të vecantë, kaq të shumëpritur nga shqiptarët, vrapi nëpër male.

Nga viti i madhërishëm 2005 e këtej, sportin e vrapit nëpër male e kanë praktikuar vetëm mafiozët, kusarët dhe zemunarët të cilët përpiqeshin ti iknin dorës së hekurt të kryeanti-korruptuesit Berisha.

Ky kampionat i ka akorduar kryeministrit Sali Berisha një medalje ari mbi 90 karatsh për supostin dmth suportin që i jep qeveria sportit shqiptar.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryeministri Sal tha kjo medalje ishte prova që njeriu nuk plaket kurrë por mund të vrapojë edhe maleve.

“I bëj thirrje pensionistëve që nga Viena e deri në Shqipëri, të vrapojnë maleve dhe ti bëjnë ato pjellore si fushat” tha kryeministri Sal duke shtuar se ai kishte hyrë në historinë e Shqipërisë si Bip Bip i parë shqiptar.

Keshilli i Ministrave.org