Jahjaga, Topi, Thaçi e Berisha të vijnë në Luginë të Preshevës

0
38

Refik Hasani

Me shkasë, me rastin e vizitës së presidentit të Serbisë, Boris Tadiç në Manastriin e Deqanit për kërshëndellat serbe

Meqë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç hyn e del në Kosovë për një grusht bashkëvendas, atëherë edhe Presidenti Bamir Topi e presidentja Atifete Jahjaga së bashku me Kryeministrat Sali Berishën e Hashim Thaçi duhet t’i vizitojnë Mollën e kuqe, Masuricën, Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Edhe një shkas më shumë që të vizitohen sivjet më 1 e 2 mars, ku është 20-vjetori i mbajtjes së referendumit të kësaj krahine dhe 11-vjetori i mbajtjesë së marrëveshjes së Konçulit.

Sali Berisha presidenti dhe Presidentja Atifete Jahjaga së bashku me dy kryeministrat tonë, të kërkojnë4 sivjet nga Beogradi me rastin e njëqindëvjetorit të ngritjes së flamurit dhe shpallajes së pavarësisë së shqipërisë që të ngriten dy përmendore të larta, të një forme të pllakës përkujtimore një afër Nishit dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve, të dëbuarve të dhunës si të shpërngulur shqiptarë të detyruar nga këto pjesë.

Pllaka e mermerit apo granitit të lejohet të ngritet në vende publike /shtetërore që këto vende të jen të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe jan nënë përkujdesje të tyre. Këtë duhet të kërkohen me shkrim nga Tirana dhe Prishtina Zyrtare. Pra, janë tri arsye të madha që të bëhen këto vizita.

* * *

Serbia duhet të kushtëzohet që së pari të bëj marrëvshjë paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europë.

– Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB, mendojmë që bisedimet të vazhdojnë për arritjen e një marrëvshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë. Kjo mundë të bëhet jo me forma të luftës, presioneve e formave tjera të shekujve të kaluar por në ujdi dhe dakordim të përbashkët. Por së pari Beogradi, duhet kërkuar falje publike dhe me nga një deklaratë me shkrim për shkak që në disa qarqe serbe është mbjellur një urrejtje e thellë kundë neve shqiptarëve:

– Nga qeveria e Serbisë,
– Nga parlamenti i Serbisë,
– Nga shoqata e shkrimtarëve, lobi serbë dhe organizmave tjerë si katedra dhe institute që nxitën dhe thurrën të pavërteta kundër neve shqiptarëve,
– Nga Akademia e shkencës dhe arteve dhe
– Nga kisha ortodokse serbe.

08.01.2011