Nga Asllan Dibrani
Bashkëbisedimi ynë me Dr. Luljeta Gashin, nuk ishte edhe aq i lehtë, sepse të realizosh një intervistë me një veprimtare, e cila ka një bagazh të madh të njohurive dhe e përgatitur në shumë fusha të dijes, ajo ka se çka të thotë dhe është e pamundur që t’i rrumbullakossh përmes një interviste apo një përshkrimi tërë portretin e saj. Ishte një privilegj që ta takosh një mantelbardhë, e qetë modeste dhe me një shërbim natyral, e dashur në profesionin e mjekësisë… Studimet i ndoqi ne Universitetin e Kosovës në “Fakultetin e Mjekësisë “.
Koha e reprezaljeve dhe terrorit ndaj arsimit shqip, Luljetën e gjeti si absolvente, por atij terroi nuk ju nënshtrua nëpër bodrume që të vazhdojë studimet dhe u detyrua ta lëshojë atdheun. Luljeta së shpejti vazhdoi studimet në Gjermani, si studente shumë e dalluar e mbaroi mjekësinë në Universitetin Eberhard-Karls në Tuningen njëri nder ma te vjetrit në Evropë dhe ma me emër në Gjermani.
Ishte kënaqësi që ta publikojmë portretin e një intelektualeje, një përkthyeseje nga gjuha shqipe në Gjermanisht dhe anasjelltas, një aktivisteje e dalluar në mesin e mërgimtareve shqiptar, sidomos në “Shoqatën e Studentëve Shqiptarë” në periudhat e ma hershme, në “Shoqatën e Gruas Shqiptare” që la gjurmët e veta edhe në aktivitete humanitare në periudhën e luftës në Kosovë. E ndihmoj në çdo fushë dhe me mjete te shumta profesionale qe Kosova kishte ma se tepërmi nevoje ne frontin e luftës. Personalitetin e saj e rrit një bagazh i madh që posedon në fusha të ndryshme, qe pos pasqyrimi të lartpërmendur kjo ka një shpirt të një artisteje si piktore duke u angazhuar ne këtë lëmi por edhe në përpunimin e fotografisë artistike me një teknikë shumë tërheqëse dhe shumë të veçantë.
Dr. Luljeta len përshtypjen e një femre shumë të emancipuar, por edhe me një kulture të gjithanshme. Pastaj për ta publikuar këtë portret – interviste për doktoreshë Luljetën ishte spontaniteti ynë ku gjithherë gjerat dalin ashtu shumë origjinale dhe te sakta nga opusi i ngjeshur i një personaliteti siç është doktoreshë Luljeta me një autoritet qe gëzon sot në Shtutgard me rrethinë, nga pacientet e saj, por edhe me shumë operacioneve kirurgjike, qe ka bërë nga etika e mjekësisë. Me çka mirësjellja, dashuria, modestia profesionale, për ta ndihmuar te sëmurin sot, gëzon një reputacion të veçantë, ku i kanë zilinë edhe shumë kolegë gjerman qe e njohin si një doktoreshë të fjalës po edhe të veprës.
A. Dibrani: Pastaj po shfrytëzoj rastin qe të fillojmë një bashkëbisedim nga një vizitë spontane në ordinancën tuaj zonja Dr. Luljeta.
A pajtoheni edhe ju që pos autoritetit qe gëzoni ne masë të publiku gjerman ketë ta plasojmë edhe tek lexuesit shqiptar, por besa edhe tek pacientet shqiptar, që në korridoret e ordinancës tuaj, i dëgjova që komunikonin shqip. Nga ai grup qytetarësh shqiptarë sigurisht nga Shtutgardi u dëgjuan prononcime pozitive për ju duke shpresuar në juve, ku me ngelen ne vesh pëshpërima e tyre me ca komplimente për juve!
Ajo duke qeshur shkëputi një kohë nga pacientet duke e angazhuar personelin tjetër për përkujdesje, me qe ishte afër edhe koha e pauzës, me gjithë kënaqësi u përgjigj për një interviste, qe ta zhvillojmë së bashku ne ambientet e ordinancës se sajë.
A. Dibrani: Pas përmbysjes të diktaturës komuniste në shtetet e Ballkanit filloi vërshimi i qytetarëve për në shtetet perëndimore prurje të madhe të shqiptarëve, sidomos nga Kosova, arsyet e emigrimit në Gjermani?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Arsyet e emigrimit konsistojnë në situatën politike të viteve 90-ta, kushtet e vështira te jetesës, e ne rastin konkret të pamundësisë së shkollimit universitar ne bodrumet e Prishtinës.
A.Dibrani: Pas përfundimit të studimeve ne Tubingen, a u përballët me probleme punësimi, dhe ku vazhduat profesionin si mjeke ta ushtroni, në cilat klinika dhe spitale. Juve gjithashtu keni pasur të bëni edhe me operacione kirurgjike. Ju si mjeke e re si e fituat aq shpejt atë besim të institucionet mjekësore gjermane qe të operoni pacient gjerman po edhe të tjerë. Duket se në bazë te rezultatit tuaj jeni cilësuar edhe si mjeke e dalluar?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Si ne shumicën e shteteve evropiane, ashtu edhe ne Gjermani, ushtrimi i profesionit si mjeke ka patur sfidat e saja. Falë përvojës paraprake në Kosovë në lëmin e mjekësisë si dhe angazhimeve fillestare (ne vitet e para pas diplomimit) si stazhiere (mjeke me stazh) në spitalin prestigjioz “Marien Hospital” në Shtutgard në drejtimin e internos në kuadër të cilit janë përfshi praktika në gastroenterologji, onkologji me stacionet palliative, si dhe disa muaj ne stacionin për pagjumësi, dhe pas vlerësimeve të performacës pata fatin te angazhohem në “Kliniken e Boeblingenit” në drejtimin e rehabilitimit pas sëmundjeve te rënda.
Për tu angazhuar me pas në (Klinikat e Nuertiengenit dhe te Leonbergut ne drejtimin e kirurgjisë se përgjithshme, asaj viscerale dhe traumatologjike në periudhe kohore mbi dy vjeçare). Përvoja ne drejtimin e kirurgjisë, vlerësohet të këtë qenë njëherazi edhe periudha me e vështirë dhe sfiduese në gjithë procesin e specializimit, për vetë faktin qe si e tillë në të shumtën e rasteve i është referuar fazës së fundit në trajtimin e sëmundjeve të pazbuluara në fazën fillestare, e cila është edhe fazë me e rëndësishme në gjithë procesin e trajtimit të sëmundjes.
Pas angazhimeve të sipër cekura, gjate periudhës së specializimit, kam patur rastin të punojë gjithashtu dhe ne dy ordinanca private për dy vite, vite këto përmbyllëse të periudhës së specializimit. Gjatë kohës në fjalë dhe përvojës se fituar vendosa te specializoj në mjekësi të përgjithshme, për arsyen qe si mjek i përgjithshëm ke mundësi qe te përcjellësh gjendjen e pacienteve, qe në fazat e hershme të sëmundjeve si dhe diagnostifikimin e qëlluar të tyre, shërimin dhe parandalimin e sëmundjeve, përkatësisht kalimin e tyre ne sëmundje kronike, respektivisht sëmundje te pashërueshme.
Dr. Luljeta Gashi në mes e shoqëruar nga koleget e punës, që punojnë ne Ordinancën e saj private në adresën Lindebühlweg 17, 70736 Fellbach, Schmiden periferi e Shtutgardit
A. Dibrani: Ju përmendet edhe operacionet kirurgjike, cilat operacione i keni kryer dhe cilat i ke bërë ma me ëndje dhe për cilat sëmundje, ne cilat operacione theksuat se keni mbetur deri ne orët e vona te natës duke qene shumë operacion serioz për jetën ?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Detyrë e pothuajse e secilit mjek është qe t’i përgjigjet profesionalisht çdo situate që paraqitet në emergjencë, e të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë ne sallën e operacionit. Në klinikat universitare, kryhen te gjitha operacionet duke filluar nga operacionet ma të thjeshta dhe te shkurtra ne kohë e deri te ato me te komplikuarat si psh. (Kausch-Whippel, anaurismat e aortes, ileuset, operimin e shume Tumoreve ne organet e Abdomenit si dhe të gjëndrës thyreoide, operacionet elektive gjithashtu me mënyra konvencionale dhe shumë ma të preferuar atë me laparoskop e qe zgjasin me orë të tëra). Me përkushtim profesional i kam punuar te gjitha operacionet, ndërkaq satisfaksioni personal ka qenë në rastet kur pacientët në gjendje komatoze dhe pa shpresa jete, kanë mbijetuar.
A. Dibrani: Sa jeni ju e kënaqur me integrimin në Gjermani dhe trajtimin nga ana e kolegëve tuaj gjerman në klinikat ku ju keni punuar deri me tash?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Nga përvojat e përmendura me lartë, mund të themi me bindje të plotë qe kam patur kënaqësinë dhe nderin të jemi në mesin e kolegëve gjerman dhe te nacionaliteteve tjera, të trajtohem si kolege e nivelit të njëjtë profesional, pa dallime gjinie dhe nacionaliteteti.
A. Dibrani:Po si arritët qe ju të pavarësoheni dhe ta hapni ordinancën tuaj ku po shihet se keni edhe personel tjerë te punës. Kush janë këto se me sa pame ishin të gjitha të gjinisë femërore, si janë raportet e juaja me to ?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Puna dhe përkushtimi i plotë, kanë qenë parakushtet e suksesit tim profesional qe se fundmi është kurorëzuar me pavarësimin përkatësisht hapjen e ordinancës private. Me këtë rast vlen përmendur edhe inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes, shoqërisë dhe vendit ku jetoj. Puna e përditshme në ordinancën private realizohet me punën e pakursyer të stafit mbështetës si dhe kolegës qe gjendet në vitin e fundit para pensionimit, me te cilat kam raporte të mrekullueshme profesionale dhe njerëzore.
A. Dibrani: A vërehet ndonjë sinjal negativ qe ju jeni shqiptare, qe fatkeqësisht ne shqiptarët kemi lëne përshtypje të keqe të populli mik gjerman, me disa veprime personale ku shpeshherë shtypi gjerman i përgjithëson si “Kosova albana “shqiptarë të Kosovës?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Rastet e tilla të veprimeve personale jo të hijshme, konsideroj qe janë raste individuale dhe të izoluara, qe si te tilla duhet trajtuar ndaras nga komuniteti qe i takojnë, e jo t’i atribuohen gjithë komunitetit siç ka ndodhur me disa media, ndonëse personalisht kam vërejtjet dhe njëherazi apeloj ne zvogëlimin e rasteve të tilla qe nuk i bëjnë nder popullit tonë, pikërisht ne këto rrethana të ndjeshme politike e shoqërore qe po kalon vendi ynë.
A. Dibrani: Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimin dhe ndihmën që ju ofroni dhe ju jeni shumë e adhuruar edhe nga pacientët shqiptarë, qe disa i takova që ishin në korridoret e pritjes ku dhanë edhe komplimente të shumta. Këta dhanë prononcime të shumë pozitive për ju në shërbimet tuaja dhe përkujdesjen qe ju ofroni atyre ?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Ngritja e numrit te pacienteve është indikatori me i mirë për efikasitetin e shërbimeve të ofruara, për cilat përkujdesemi në vazhdimësi, të jenë në nivelin e duhur profesional. Gjithashtu jam e lumtur kur dëgjoj qe dhe pacientet janë te kënaqur, pasi qe kjo mbetet edhe dëshmia me e mirë për suksesin tim.
Dokotoreshë Lulja gjithnjë e buzëqeshur pran pacientëve e afërme dhe shumë profesionale në konsultim me palët!
A. Dibrani: A mund të na e bëni një krahasim shërbimeve mjekësore te Kosovës me ato te Gjermanisë dhe a keni pasur ndonjë bashkëpunim me mjekësinë kosovare opinioni i juaj ju lutem?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Gjatë kohës se studimeve kam pasur mundësinë të jam për disa muaj në praktikë në “Kliniken Gjinekologjike” dhe” Kliniken e Kirurgjisë” në Prishtinë, pata rastin të punojë me kolegë të mrekullishëm , ndonëse me mjete modeste dhe në kushte jo të përshtatshme, kanë kryer operacione të komplikuara me sukses të jashtëzakonshëm dhe jo të besueshme për kushtet e punës qe kishin.
A. Dibrani: Sa është qytetari i Kosovës i siguruar në spitalet e Kosovës, edhe pse ka ekip të mirë të mjekëve, mungojnë kushtet dhe shumë shpesh shohim kronika televizive, që pacientë të ndryshëm kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Deri kur do të jetë kështu. A zbatohet në Kosovë etika e mjekut sa duhet tek pacienti pasi thatë se ju paskeni punuar atje një kohë si praktikante ?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Gjithashtu dua te theksoj, qe fatkeqësisht kam qenë dëshmitare edhe e rasteve kur për shërbime te caktuara shëndetësore, pacientët janë detyruar të paguajnë mito, praktika këto qe janë kundër etikës profesionale të mjekut dhe qe si të tilla, vazhdojnë fatkeqësisht të jenë edhe sot prezente, krahas parregullsive të shumta qe janë evidente në fushën e mjekësisë, siç është rasti edhe i mungesës se sigurimeve shëndetësore, parakusht ky për një shoqëri të shëndoshë dhe një shtet aspirues për Bashkimin Evropian.
Përmirësimi i situatës aktuale vlerësoj se mund të arrihet me një qasje tjetër dhe përkushtim institucional për ndryshime dhe reforma substanciale ne fushën e mjekësisë nga qarqet institucionale. Sa i përket bashkëpunimit me mjekësinë kosovare, gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistojnë gatishmëria për asistencë dhe shkëmbim përvojash.
A. Dibrani: Ju theksuat diku se keni dhënë ndihma humanitare për Kosovën në kohën e luftës, a mund ti cekeni ato aktivitete humanitare?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Në kohën e luftës në Kosovë, me shumë bashkatdhetarë, kemi hulumtuar mundësitë e kontributit financiar dhe ofrimit të ndihmave humanitare që i përgjigjeshin situatës së krijuar. Me këtë, kam parasysh organizimin për dërgimin e ndihmave ku përfshiheshin veshmbathjet, medikamentet, dhe pajisjet tjera te nevojshme për strehim, ndihma këto të destinuara për kampet e të shpërngulurve kosovar në Shqipëri por edhe në kohën e luftës.
A. Dibrani: Ju pos profesionit tuaj të mjekësisë keni punuar si përkthyese në disa qendra refugjatësh për të huaj ?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Gjithashtu kam pasur mundësinë t’u gjendem afër bashkatdhetarëve në “Qendrat për të huaj” si në Reutlingen, Ludwigsburg, Karlsruhe etj në cilësinë e përkthyeses dhe njëherazi t’i asistoj në vendosjen dhe integrimin e tyre.
Dr. Luljeta Gashi dhe Dr. Inga Ascherl, kolege
A. Dibrani: Si një intelektuale, veprimtare dhe qytetare e Kosovës, si një grua me kulture dhe emancipim evropian, si e sheh Kosovën këto vite pas shpalljes së pavarësisë në fushën politike, ekonomike, kulturore dhe në politiken e jashtme?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Kosova ka shënuar progres në shumë fusha me rendësi, ne vitet e para të pavarësimit ndonëse shumë sfida mbesin para saj ne rrugëtimin drejt konsolidimit të mëtejmë dhe integrimeve euroatlantike. Ne aspektin politik Kosova sot është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, shtet anëtar ne “Fondin Monetar” dhe “Banken Boterore” si dhe e njohur nga shtetet më me ndikim ne arenën ndërkombëtare.
Ne aspektin ekonomik Kosova ballafaqohet me sfida reale ne kontekst të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, krijimit të kushteve dhe infrastrukturës se nevojshme për investime te jashtme, promovimit dhe eksportimit me te madh të produkteve vendore, përkatësit krijimit të kushteve dhe rrethanave për zhvillim të bizneseve vendore. Ne aspektin social jemi dëshmitarë të rasteve te shumta me varfëri ekstreme, numrit të madh të papunësisë, për ç’gjë kërkohet përkushtim ma i theksuar nga ana e institucioneve vendore dhe qasje me konsistente në trajtimin e çështjes në fjalë.
Sido qe te jetë, mbes optimiste për një të ardhme ma më perspektivë për vendin tonë, përgjegjësi dhe devotshmëri me te theksuar nga ana e politikaneve tanë, përgjegjës ndaj taksapaguesve dhe qytetareve të tyre me qellim avancimi te krijimit të kushteve të veprimtarisë.
A. Dibrani: “Diaspora shqiptare ishte ambasadore, ministre e jashtme dhe zëdhënëse e Kosovës për shumë vite” ne arenën ndërkombëtare. A mendoni se është duke u keqtrajtuar sot diaspora shqiptare dhe përse bëhen këto veprime negative kundër nesh ku mendoj se ne aspektin kombëtar kemi dhëne maksimalen për Kosovën edhe para lufte,edhe në luftë por edhe pas lufte. Frutat e asaj sakrifice po i shfrytëzon një grup manipulantësh politik ku ne lufte ishin vetëm spektator, duke e harruar sakrificën e UÇK dhe popullit në tërësi? ? Çka duhet të bëjë sipas jush qeveria për diasporën, ku dihet se këtu qëndron një faktor i fuqishëm po qe te koordinohen punët mire e mbare për një investim te mirëfilltë në Kosovë pa shantazhe ndërskamza, kushte etj?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Mendoj qe duhet bërë ma shumë nga ana e institucioneve tona ne trajtimin e diasporës shqiptare, qe në çdo rrethanë kur është kërkuar nuk ka munguar me angazhim dhe kontributin e saj. Për këtë dhe arsye tjera, institucionet tona shtetërore duhet të jenë me të pranishme ne jetën e diasporës shqiptare. Ne këtë kontekst kam shpresa dhe njëherazi pritshmëri me rastin e themelimit tashme se voni të Ministrisë se Diasporës, nga e cila presim angazhim me te shtuar për çështjen e diasporës.
A. Dibrani: Ju shihet jeni një nacionaliste për atdheun,me vargjet e theksuara janë shprehje e mallit dhe dashurisë ndaj mëmëdheut tonë të shtrenjtë, kjo.Kjo shprehje muzikale me tone artistike ndaj atdheut me shpjegoni nga u frymëzuat?
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasur shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshër ku kanë qenë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime…
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Vargjet e theksuara janë të madhit Anton Zako Çajupi, poetit të mirënjohur shqiptar. Janë pikërisht këto vargje, inspirimi im ditor dhe vargjet ma të qëlluara për të shprehur atdhe-dashurinë dhe mallin qe ka çdo bashkëkombës ynë për atdheun e saj/tij. Janë vargjet qe shpalosin pak nga personaliteti im dhe te qenurit e identifikuarit nacionaliste për atdheun tim.
A. Dibrani A mendoni se do te jete në perspektivë bashkimi i forcave shqiptare për një ribashkim te trojeve tona në një shtet te vetëm ne një “Shqipëri natyrale”siç ishte nga koha ilire po edhe nga ajo e Skënderbeut?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Pikëpamjet dhe bindjet e mia politike ne vazhdimësi kanë përkrahur idenë e bashkimit kombëtar, si të vetmen zgjidhje te çështjes shqiptare në Ballkan. Në këtë kontekst, vazhdoj të besoj qe bashkimi kombëtar nuk do të ishte vetëm zgjidhja meritore për popullin shqiptar dhe njëherazi rregullimi i gabimeve dhe padrejtësive historike te bëra ndaj këtij kombi të lashtë, po gjithashtu do te krijonte kushtet për qetësi dhe stabilitet te qëndrueshëm në Ballkan.
A. Dibrani: Si e vlerësoni ekstremitetin e çarqeve islamike në kohët e fundit, ku po i japin një imazh të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare të nxitura dhe te financuara nga shtetet islamike duke i përçarë ne mes vete edhe besimtarët e besimit islam në Kosove.
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Populli shqiptar gjithmonë është shquar për tolerancën ndërfetare, si një ndër vlerat me te çmueshme të identitetit tone kombëtar. Fatkeqësisht kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të disa veprimeve të karakterit ekstremist qe s’do mend qe pos ndikimit jo pozitiv në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ato kanë ndikim jo të mirë edhe në vet etnitetin shqiptar të qytetarëve të besimeve tjera në Kosovë. Me këtë rast, dua të besoj, që këto do mbesin aksidente – veprime te izoluara dhe njëherazi të kritikuar nga shoqëria jonë, e cila përmes distancimit dhe injorimit t tyre, do të bëjë qe si te tilla të mbesin vetëm kujtime të se shkuarës. Fundja kjo nuk është ajo çfarë ka karakterizuar nder vite e shekuj kombin tonë.
A.Dibrani: Po kalojmë pakëz në fushën e kulturës, kemi informata se jeni një piktore, e keni hobi edhe fotografinë, artin e saj qysh nga fëmijëria sa keni arritur me këtë dhe si e përpunoni fotografinë artistike qe të duket sa me bukur?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Qysh nga fëmijëria kam shprehur kureshtje dhe interesim të veçante sa i përket pikturës dhe fotografisë. Me ka impresionuar kompozicioni i ngjyrave, hijezimet dhe gjuha përmes se cilës ka komunikuar ky art. Gjate viteve kam vazhduar përpunimin e fotografive, fillimisht atyre bardh e zi ( e frymëzuar dhe e përkrahur qysh ne fëmijëri nga babai im i dashur) dhe me vonë me avancimet teknologjike atyre kolor. Edhe sot e kësaj dite, gjate kohës së lirë që kam, i kushtoj vëmendje dhe përkushtim të veçante përpunimit të fotografisë artistike, qe ka vazhduar gjithmonë të jetë hobi dhe pasioni im.
A. Dibrani: Meqë përmendet botën fëmijërore tuajën, instinktivisht po me shtohet edhe një pyetje. Si e shihni ju ardhmërinë dhe botëformimin e të rinjve?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Fëmijët janë te shenjte për mua, ata janë ardhmëria jonë. Të shëndoshë ,e të shkolluar do te arrijnë të krijojnë një shoqëri lakmuese ne mbarë botën. Prandaj moto ime e flaktë është që populli ynë si prioritet të jetës, të këtë shkollimin e fëmijëve pa dallim në gjini, se vetëm ata njerëz qe kane dashuri ndaj fëmiut qofte ai edhe fëmiu i huaj, do t’i shijojnë frytet e shëndosha të jetës.
A. Dibrani: Planet tuaja për momentin?
Dr. Luljeta Gashi-Gerdung: Pos angazhimeve të përditshme në ordinancën private, jam duke punuar në përfundimin e promovimit, disertacionin e doktoraturës ne lëmine e karcinomes se vezoreve, zbulimin e një metode te ngjyrosjes se qelizave kancerogjene te ashtuquajturat qeliza burimore (stem Cell) te disseminuara qe prej palcës se eshtrave në një moment të caktuar qe ende nuk po dihet kur dhe pse, dalin ne qarkullim ne gjak e qe për fat të keq nuk po asgjësohen as me hemoterapitë aktuale të udhëzuar nga WHO dhe po japin metastazojnë. Me metodën tonë të zbuluar me ngjyrosje fluoroscente kemi me pas mundësi qysh ne fazat fillestare të zbulojmë në gjakun nativ këto qeliza të atakuara.
Kjo metodë shumë pacienteve do t’ua shpëton jetën, si dhe do te ndikon për prognozën dhe ndryshimin e chemoterapis e shpetojmë edhe shërimin definitiv.
Ne institutin shkencor për hulumtime onkologjike kundër karcinomes në Tübingen kemi edhe disa projekte të ngjashme të cilat do te përkrahen edhe nga vendet tjera botërore qe së bashku si një njësi do te ndikojnë në përmirësimin dhe zgjatjen jetës se pacienteve te sëmurë nga karcinomi.
A. Dibrani: Për fund, s’na ngelet gjë pos që t’ju falënderojmë edhe një herë përzemërsisht për kohën që ndatë si dhe për këshillat e për kontributin tuaj dhënë shoqërisë tonë dhe lexuesve te kësaj interviste . Ju urojmë edhe në të ardhmen suksese në specializimin e doktoraturës dhe shëndet.
Intervistoi Asllan Dibrani, shtator 2011, Shtutgard