Lëvizja e Saliut dhe Ilirit

0
51

Bledar Prifti, 25.12.2009

Si kryeministri Berisha ashtu edhe zëvëndësi i tij Meta duket se kanë sheshuar ç’do lloj diference apo mosmarveshje midis tyre dhe po i japin jetë një qeverie që nuk mund të konsiderohet më qeveri kualicioni. Do të ishte naive dhe qesharake nëse dikush do të pretendonte se kemi të bëjm me një qeveri kualicioni pasi në të nuk ka një bashkim idesh dhe vlerash të ndryshme por një ndarje vulgare të pushtetit për interesa primitive. Është kjo ndarje e pushtetit që evidentohet nga një harmoni e pazakont midis këtyre dy individëve apo forcave politike, që deri dje e akuzonin njëra-tjetrën për krime dhe akuza të gjithçfarë llojit. Nuk ka eveniment politik apo përplasje midis pozitës dhe opozitës ku Ilir Meta të mos bëhet zëdhënësi i Partisë Demokratike dhe i qeverisë Berisha duke sulmuar opozitën Socialiste. Dhe nuk ka eveniment ku Meta të mos duket si një zgjatim i Sali Berishës. Këtë gjë e vërtetojnë edhe deklaratat për bashkpunim të Berishës me Metën edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Atherë ngrihet pyetja se kundër kujt do garoj Meta në 2013 dhe cila do të jetë diferenca midis tij dhe Berishës?

Duke qënë përball këtij skenari, Ilir Meta nuk ka asnjë rrugë tjetër por ta lidh fatin e tij politik me atë të Berishës dhe ta shëndrrojë LSI në “Lëvizje të Saliut dhe Ilirit”. Gjithashtu duket se fati i tyre mund të jetë lidhur në 28 Qershor kur Berisha i fali Metës në rrugë anti-kushtetuese mandatin në Tiranë në këmbim të formimit të qeverisë me kryeministër Berishën. Ndaj edhe hapja e kutive të votimit për disa zona të Tiranës do të ishte një ogur i zi dhe katastrofike politikisht jo vetëm për Berishën por edhe Metën.

Të gjendur në këtë situatë, Berisha dhe Meta po bëjnë ç’mos për të ruajtur pushtetin e klasës politike që ata përfaqësojn. Por ruajtja e pushtetit nuk do të arrihej nëse ata nuk do të promovonin një strategji për të shkatërruar opozitën dhe Ramën si të vetmin kërcënim real të egzistencës së kësaj klase politike tejet të bastardizuar. Dhe kjo strategji e ruajtjes së pushtetit së kësaj klase politike është implementuar dhe po implementohet në një mënyrë sa të fshehtë dhe anti-demokratike aq edhe të frikshme dhe anti-kushtetuese.

Kjo strategji duket se është e organizuar në dy stade apo hapa kryesor. Hapi i parë ka të bëj me shkatërrimin e liderit Socialist, Edi Rama, pasi besohet se një shkatërrin i Ramës do të sjell edhe shkatërrimin e vet opozitës. Hapi i dytë do të implementohej në rast se hapi i pari do të dështonte. Ai ka të bëjë me paralizimin e opozitës permes shkatërrimit të bizneseve që zotërojn mediat anti-qeveritare, apo që konsiderohen pro-opozitare. Nëse hapi i parë mund të konsiderohet një fenomen demokratik i denjë për vëndet e botës së tretë, hapi i dytë është një sipërmarrje që vendos në dyshim serioz egzistencën e shtetit ligjor dhe frikën e ndërtimit të një neodiktature. Por që të dyja këto iniciativa synojnë paralizimin e opozitës dhe kthimin e vendit në një regjim autoritar apo edhe totalitar.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe shpalljes së aleancës midis Berishës dhe Metës filloi një fushatë e paprecedente kundër kryetarit të athershëm të opozitës, Edi Ramës, një fushatë që e kam quajtur “kryqëzata anti-Rama”. Kjo fushatë synonte largimin e Ramës jo vetëm nga kreu i Partisë Socialiste por edhe nga vet politika. Kjo kryqëzatë u orkestrua në mënyrë intensive dhe agresive nga kjo klasë politike e përfaqësuar nga Berisha dhe Meta dhe mediat e shkruara dhe vizive të zotëruara prej tyre. Por kjo strategji dështoi dhe Rama arriti ti bëj ballë këtyre sulmeve. Kjo kryqëzat jo vetëm që nuk e shkatërroi Ramën por ajo forcoi pozitat e tij politike dhe e shëndrroi atë në një lider që pranohet nga të gjithë aktorët e politikës Shqiptare. Shëndrrimi i Ramës në lider të së majtës u bë më evident nga deklaratat banale dhe brutale të kryeministrit Berisha nga foltorja e parlamentit. Ato deklarata evidentuan dështimin e strategjisë së Berishës edhe Metës për të shkatërruar Ramën dhe fillimin e një stadi tjetër të strategjisë Berisha-Meta, e cila është edhe më diabolike se e para.

Por stadi i dytë i strategjisë Berisha-Meta, që ka të bëj me paralizimin e opozitës përmes shkatërrimit të bizneseve që zotërojnë mediat pro-opozitare, kërkon implikimin e aparatit të shtetit. Aparati i shtetit është i vetmi mjet i ngelur në dispozicion pasi Berisha dhe Meta janë të vetdijshëm se Rama sa vjen dhe zgjeron bazën e mbështetjes në popull. Por që të implikohet aparati i shtetit duhet që të ket një preteks dhe kamuflim ligjor. Dhe si preteks për këtë shërbeu sllogani i luftës kundër mafies dhe fjalimi i kryeministrit ku ai e njëhsoi kupolën drejtuese të opozitës me një grupim mafjozo-punist që rrezikonte interesat e vendit. Por nervi dhe instikti prej diktatori i kryeministrit i shpëtoi një fakt shumë i rëndësishëm, fakti që duke sulmuar kundërshtarët politik në këtë mënyrë ai sulmonte drejtpërdrejt opozitën dhe mbarë elektoratin e majtë. Për të qetësuar elektoratin e majtë dhe për ti mbushur mëndjen organizmave Europian se nuk ishte luftë politike, në mënyrë qesharake, pas dy ditësh, kryeministri theksoi se udhëheqësit socialist nuk përfaqësojn Socialistat e vërtetë. Por si ngahera, të gjithë diktatorët gjykojnë dhe vendosin vetë se kush përfaqëson dhe duhet të përfaqësoj popullin.

Në të njëjtën kohë, parlamenti do të miratonte ligjin anti-mafia. Berisha dhe Meta menduan se në një sistem kapitalist, sulmi më i mirë kundër kundërshtarit do të ishte sulmi kundër donatorëve më të fuqishëm, sidomos atyre që zotërojn mediat. Hapi i parë ishtë vendimi i marrë në zyrat e kryeministrit dhe shpallja e bizneseve të këtyre donatorëve si afera mafjoze. Berisha dhe Meta morën atributet e prokurorise dhe gjykatës dhe filluan gjuetinë e shtrigave ashtu sikurse diktatori Hoxha bënte asokohe me grupet armiqësore. Matrapiku zëvendësoi vendimin e gjykatës ashtu sikur Berisha dhe Meta të kishin zëvendësuar Zeusin dhe Hoxhën.

Sulmi kundër bizneseve që zotërojnë mediat anti-qeveritare dhe pro-opozitare do të ishte sulmi shumë efikas për të paralizuar opozitën. Dhe shumë shpejt gazeta “Shekulli” dhe televizioni “Vizion Plus”, të cilësuara si media pro opozitës, u bënë objektivi i radhës për Berishën dhe Metën. Kjo strategji diabolike në vetvete synon që të paralizojë këto media duke sulmuar në mënyrë anti-kushtetuese bizneset që i mbajnë ato në këmbë. Aparati i shtetit ka filluar të lëviz në kërkim të viktimës së radhës. Por këtu duket se u ka ngecur sharra në gozhdë pasi organizmat e huaj, në asnjë lloj rrethane, nuk do t’ia falnin qeverisë sulmet kundër medias, qofshin këto direkte ose indirekte.

Sipas të gjitha gjasave, edhe kjo strategji e Berishës dhe Metës për të paralizuar opozitën përmes intimidimit dhe shkatërrimit të bizneseve dhe mediave pro-opozitare duket se do të jetë jo vetëm një dështim total i qeverisë por edhe një fitore tjetër për Ramën dhe opozitën. Pavarësisht përfitimit të momentit, qeveria ka për ta humbur këtë betejë në aspektin afatgjatë. Atherë lind pyetja, përse bëhet kjo gjë kur dihet që qeveria nuk ka për të dalë fitimtare në planin afatgjatë? Arsyeja më bindëse, në mes të tjerash, do të ishte që kryeministri i vendit ka vendosur tashmë për të mbajtur së shpejti zgjedhje të parakohshme, pavarësisht rrezultatit për liberalizimin e vizave. Përmes kësaj strategjie, Berisha dhe Meta shpresojnë të intimidojn mbështetësit e opozitës dhe ta dëmtojnë atë sa të mundin. Por një sulm i tillë do të kishte efekt nëse i gjithe skenari nuk do të zgjaste për shumë kohë, duke mos i lënë kohë opozitës të rekuperoj politikisht. Ethet kanë për tu shtuar në fillim të vitit tjetër pasi organizmat ndërkmbëtare të kenë shpallur vlerësimet e tyre mbi përparimet e bëra nga Shqipëria gjatë vitit 2009. Deri ather, strategjia Berisha-Meta do të jetë vërdall duke projektuar viktimat e radhës në botën e biznesit dhe të medias të ashtuquajtur pro-opozitare. Ata po përgatisin terrenin për një garë politike të pabarabart ku aktorët politikë të hyjn në këtë garë me fuqi tejet disproporcionale.